Relatori i vëllezërve Aliko në Gjykatën e Lartë, reagon Ardian Dvorani: Henri Çilin e njoh, por nuk jemi miq...s'jam ulur asnjëherë me të (VIDEO)

TIRANE - Kreu i Këshillit të Emërimve në Drejtësi Ardian Dvorani ka deklaruar se nuk ka asnjë kontakt me botuesin dhe pronarin e Universitetit Evropain të Tiranës, UET, Henri Çilin i cili u arrestua ditën e sotme në një operacion të gjerë policor në disa qytete.

"Në sistemin tonë elektronik të administrimit të dosjeve, 35 mijë e 23 çështje, rezultojnë me relator gjyqtarin Ardian Dvorani. Por ju e dini Gjykata e Larte nuk është funksionale. Ajo që ndodh aktualisht në Gjykatën e Lartë, këshilltarët në detyrë punojnë intensivisht për të përgatitur relatime, pra dosje gjyqësore, sa më shumë të jetë e mundur, që në momentin që gjyqtarët e rinj do të emërohen të kemi mundësi për të përballur sa më shumë ngarkesë në një kohë sa më shpejtë të mundshme. Duhet të jetë ndonjë spekulim, unë uroj që kjo gjë të mos ketë ndodhur, në rasti tim nuk bëhet fjalë, është kategorike. Zotin Çilin e njoh, nuk jemi miq. Në evente të caktuara salutohemi  por vetëm kaq, nuk kam asnjë lloj kontakti me të, absolutisht. Për një gjë jam i sigurt që kjo dosje nuk është trajtuar me prioritet, sepse me kompetencat e momentin që unë ushtroj si drejtues i Gjykatës së Lartë nëse çështja do të përshpejtohej e para një herë kush do ta gjykonte. Nëse këshilltari do ta merrte dosjen për ta parë me prioritet, atë do ta merrte me firmën time. Me rregullat tona të brendshme edhe sekretaria e regjistrit nuk ta jep dosjen kushdo ta kërkojë nëse nuk ndiqet kjo procedurë. Në dijeni time nuk ka asnjë lëvizje. Mësova që është një çështje e ardhur në fund të vitit 2019. Ne kemi rreth 6 mijë dosje penale në Gjykatën e Lartë të cilat presin prej shumë kohësh, dhe nuk bëhet fjalë, nuk jam në dijeni as të ndonjë kërkese përshpejtimi formale. Zotin Çili nuk e di ku mund ta kem salutuar prej shumë e shumë muajsh më parë, rastësisht. Nuk jam ulur asnjëherë me të në kafe,absolutisht nuk mund të ndodhë", u shpreh Dvorani.

Henri Çili dyshohet se në këmbim të pronave, apartamente në Velipojë, tokave në Gjirokastër dhe shumave të mëdha monetare do të ndikonte tek gjyqtarët, (ende nuk dihet se tek cili gjyqtar konkretisht) për të zbutur dënimet e dy djemve të Adil Alikos, Arbjon dhe Alban Aliko, dënuar me burgim të përjetshëm (Arbjoni) dhe 17.6 vite burg (Albani) për vrasjen e efektivit të RENEA-s Ibrahim Basha gjatë një aksioni policor anti-kanabis dhe për armë e municione pa leje në Lazarat. Si këmbim për ndihmën ndaj djemve të tij, Adil Aliko dyshohet se do e shpërblente Henri Çilin. Por çështja ndja dy vëllezërve Aliko, të dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit, aktualisht është në Gjykatën e Lartë, pasi grupi i zjarrit me 11 të pandehur kanë bërë rekurs më 9 tetor 2019. Relator i kësaj çështje të mbetur në arkivën e Gjykatës së Lartë është Ardian Dvorani,  gjyqtari i vetëm në Gjykatën e Lartë që aktualisht nuk është funksionale. 

Nga detajet ekskluzive që siguroi gazetari i Shqiptarja.com Elton Qyno, dyshohet që Henri Çili të fotografuar dhe filmuar nga policia e Tiranës, teksa konsumon një kafe me një gjyqtar në një hotel të rëndësishëm në Tiranë. Në këtë takim besohet se ka qenë dhe pedagogu i UET-së dhe avokati Ilir Korbi, gjithashtu i arrestuar nga policia. 

Rekursi ne Gjykaten e Larte, Ardian Dvorani relator


Lajmi kryesor:

Mungesë dokumentacioni për Zhaklina Peton/ Dvorani: Presidenti i tërhoqi vërejtje KED, kaloi në interpretime! Nuk është superior ndaj nesh


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim