Ekskluzive/ 700 mijë €, apartamente në Velipojë e toka! Marrëveshja e Çilit me Alikon për t'i liruar djemtë, takimet në Tiranë u filmuan e përgjuan

TIRANË  -Sasia e eurove dhe pronave që dyshohet se i janë dhënë botuesit dhe pronarit të Universitetit Europian të Tiranës, Henri Çili, rezulton të jenë marrë hua nga familjarët e Arbjon dhe Alban Aliko, të dënuar me burg përjetë dhe 17.6 vite për vrasjen e efektivit të RENEA, Ibrahim Basha. Sekseri që ka bërë lidhjen mes Adil Alikos, babait të dy vëllezërve të dënuar dhe Henri Çilit, dyshohet se është pikërisht kunati i Çilit, Gazmir Ajdini. Ajdini është vëllai i bashkëshortes së Henri Çilit, dhe duke nisur nga ky besim reciprok, mësohet se Henri Çili, ka pranuar të takojë Adil Alikon dhe ta dëgjojë për hallin që ai kishte me dënimin e dy djemve të tij. Takimin e parë mes Adili e ka kryer me Gazmir Hajdinin, i cili pasi e ka dëgjuar i ka premtuar se do e takonte me Henri Çilin në mënyrë që ai ta dëgjonte dhe çfarë mund të bënte për t'i zgjidhur çështjen. Adil Aliko, mësohet se i është shprehur Gazmirit, se ishte i gatshëm të paguante çdo vlerë të mundshme vetëm për të shpëtuar nga dënimi me burgim të përjetshëm djalin e tij Arbjon Aliko, i cili gjithmonë sipas babait ishte i pafajshëm në ngjarjen e ndodhur në Lazarat në 2015-ën.

Të gjithë hetimin dhe ndjekjen në terren e ka kryer Prokuroria e Përmetit, e cila teksa po ndiqte disa persona për kultivim dhe shitje të lëndëve narkotike, mes personave të përgjuar, ka kuptuar se flitej edhe për një skenar në ndërhyrjen në organet gjyqësore me qëllim shpëtimin nga burgu përjetë të Arbion Alikos. Paralelisht me çështjen e drogës, prokuroria e Përmetit ka hapur dhe një hetim tjetër, duke mbajtur në mbikëqyrje dhe përgjim Henri Çilin, kunatin e tij Gazmir Ajdinaj, babain e Arbion Alikos, Adilin, kushëririn e tij Armando Aliko dhe disa persona të tjerë.

Si pasojë e negociatave për ndërhyrje në Gjykatën e Lartë, aty ku është në liste pritje për t'u gjykuar dosja e Arbjon dhe Alban Aliko, Adili babai i tyre besohet të ketë zhvilluar një takim në Tiranë me Henri Çilin, duke i kërkuar që ta ndihmonte në Gjykatën e Lartë, për zgjedhjen e çështjes së djemve të tyre. Takimi dyshohet se është zhvilluar më 7 dhjetor 2019 dhe biseda është përgjuar dhe filmuar nga oficerët e policisë. Pikërisht në këtë takim besohet se Adili, i ka kërkuar Çilit që ta ndihmonte dhe kundrejt ndihmës që ai do i jepte, do e shpërblente financiarisht.

Nga biseda e përgjuar del se Aliko do i jepte Çilit një shumë prej 700 mijë euro, dhe disa apartamente në zonën e Velipojës dhe një sipërfaqe toke në Gjirokastër. Me sa duket i joshur nga oferta ekonomike e bërë nga Adil Aliko, Çili ka pranuar që përmes njohjeve të tij në gjyqësor, të fillojë punën për krijimin e situatës me qëllim për të zgjidhur çështjen në Gjykatën e Lartë. Por Gjykata e Lartë momentalisht nuk ka gjyqtarë dhe për pasojë Çili mësohet se i ka premtuar Adil Alikos, se me t'u formuar Gjykata e Lartë, çështja e djemve të tij, do jetë ndër të parat që do merret në shqyrtim gjyqësor.

Për të nisur punën tek gjyqtarët dhe vendosur urat e komunikimit me ta, Çilit besohet se i janë dhuruar sipërfaqe toke dhe dy apartamente nga shoqëria "Fishta" në Velipojë, që zotërohet nga biznesmeni Sait Fishta. Kontratat e dhurimit besohet se janë bërë në 10 janar 2020 dhe se personi që është paraqitur tek noteri dhe ka firmosur në emër të Henri Çilit dyshohet të jetë Betim Shkupi, në emër të të cilit do kalonin dhe pasuritë në hipotekën e Shkodrës dhe Gjirokastrës.

Në përgjimet e kryera nga prokuroria dhe policia, rezulton se mes Çilit dhe kunatit të tij ka dhjetëra biseda që flasin për këtë çështje, madje duke falenderuar dhe njëri-tjetrin për punën e bërë në shërbim për zgjedhjen e çështjes së vëllezërve Aliko.

Një tjetër përgjim ngreh dyshime se Henri Çili, bisedon me kryetarin e Kadastrës në Shkodër, duke i kërkuar të përshpejtonte aplikimin për regjistrimin e dy pasurive në Velipojë. Biseda është kryer në muajin shkurt. 

Ndërkohë që Çili është fotografuar dhe filmuar nga policia e Tiranës, teksa konsumon një kafe me një gjyqtar në një hotel të rëndësishëm në Tiranë. Në këtë takim besohet se ka qenë dhe pedagogu i UET-së dhe avokati Ilir Korbi.

Nga ana tjetër në përgjimet e tjera rezulton se anëtarë të fisit Aliko në Gjirokastër, fillojnë të mbledhin para borxh në njerëzit e afërt të tyre me qëllim dhënien e Henri Çilit. Paratë mblidheshin dhe më pas Lazo Aliko, dyshohet se ja dorëzonte Gazmir Ajdinit dhe më tej ky i fundit besohet se ja dorëzonte Henri Çilit. Mësohet se Aliko është arrestuar në momentin kur do dorëzonte 10 milion lekë të vjetra, tek Gazmir Hajdini.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:08
VOA: Dy apartamente i përfitoi bashkëjetuesja e Henri Çilit, kunati me precedentë e futi në skemë

Zëri i Amerikës, në një shkrim për arrestimin e botuesit dhe pronarit të UET-së, Henri Çili thotë se 45-vjeçari duket se është implikuar në këtë histori nga Gazmir Ajdini, vëllai i bashkëjetueses së tij, një person me precedentë penalë. Duket se ka qenë pikërisht Ajdini, ai që i është ofruar babit të dy vëllezërve Aliko, duke premtuar rishikimin e vendimeve për djemtë e tij në Gjykatën e Lartë në këmbim të parave. Sipas dosjes hetimore Çili mësohet të ketë premtuar mbështetje në media, ndërsa ka takuar dhe një “zyrtar të lartë të Drejtësisë” të cilit i ka kërkuar që dosja ndaj vëllezërve Aliko të shihet me precedencë. Sipas të dhënave të para gjithashtu, bashkëjetuesja e Çilit dyshohet të ketë përfituar dy apartamente, pikërisht për shkak të angazhimeve të këtij të fundit në ndihmë të të dënuarve. 

Ora 15:40
Henri Çili përdori rrjetin e ngushtë të bashkëpunëtorëve në UET...Pronat në emër të administratorit të RËNDËSISHËM

Henri Çilit dyshohet se për përpjekjet për të ndikuar tek gjyqtarët për zbutjen e dënimit të vëllezërve Aliko, i janë dhuruar sipërfaqe toke dhe dy apartamente në Velipojë nga firma e biznesmenit shkodran Sait Fishta, të vënë në pranga së bashku me vëllain e tij Besnik Fishta. këto prona, kanë kaluar me kontratë dhurimi firmosur më 10 janar 2020 nga Betim Shkupi, Ky person, i cili nuk është arrestuar nga policia, ka firmosur në emër të Henri Çilit, me prokuorë, tek noteri, por dyshohet se edhe pronat do të kalonin në emër të tij në Hipotekën e Shkodrëd ehe të Gjirokastrës, zona ku Adil Aliko kishte vendosur t'i jepte prona Çilit për ndihmën që do i bënte për dy djemtë e tij, Arbjonin dhe Albanin dënuar për vrasjen e efektivit të RENEA-s Ibrahim Basha në qershor 2015. 

Por kush është Betim Shkupi, personi që Çili i ka besuar pronat e marra për favoret nga Aliko i Lazaratit?

Betim Shkupi është administrator i "European Education Initiative Holding", që kontrollon 100% aksionet e Universitetit Europian të Tiranës, ku Çili është pronar. Kjo tregon, se Çili në funksion të përfitimeve për favoret ndaj Adil Alikos, kishte futur në rrjet bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë në UET. I tillë është edhe Ilir Korbi, pedagog në UET dhe jurist, gjithashtu i arrestuar  në operacionin "Mezhgoran", që ishte në vijim të procedimit penal të nisur nga Prokuroria e Përmetit në vitin 2019 për falsifikim të kartmonedhave. Gjithçka u zbulua nga përgjimet e këtij grupi, ku bëri që hetimi të marrë tjetër drejtim duke u përqendruar tek emrat e rëndësishëm që dolën, si Henri Çili, dhe vepra të rënda penale  si “Fshehja e të ardhurave”, “ Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimit”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave qe ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikimi dokumenteve” në bashkëpunim.

Po në këtë rrjet, Henri Çili bashkëpunonte edhe me kunatin e tij Gazmir Hajdini, i cili dyshohet të jetë personi i parë që ka takuar Adil Alikon, duke i premtuar se më tej do ta takonte edhe me Henri Çilin, siç edhe ka ndodhur. 

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlore: 28/02/2020 21:48

    Ore ç keni me lebrit ju qr

    Përgjigju
  • life: 28/02/2020 20:38

    te dashur komentuesa mos gezoni kot jane lojera politike qe te zvarriten dhe disa vjet ,kurse ju te shkretet besoni akoma.dhe un u gezova per ARBEN CUKO dhe ARBEN NDOKA,ku jan tani

    Përgjigju
  • eri: 28/02/2020 19:26

    NUK e denojne dot o komentues sepse ai cili nuk ka liruar asnje nga burgu,,,,ne burg duhet te hyje EDI RAMA QE LIROI NGA BURGU ME BURGIM TE PERJETSHEM DY KRIMINELET ME TE RREZIKSHEM NE DURRES...

    Përgjigju
  • timi: 28/02/2020 18:31

    e mer cili. tafmaja e madhe te le pa gje. tani e tutje dhe shoket e tu analiste do bejne mire te dalin me rralle neper ekrane dhe te kene kujdes me kasetat qe u cojne per ti recituar.

    Përgjigju
  • A. N.: 28/02/2020 18:13

    Burgu per burra eshte (cituar nga nje kosovar)

    Përgjigju
  • Shaban: 28/02/2020 17:43

    Me gjakun e nje prindi qe ra per te mbrojtur femijet tane. Ti kalbin ne burg e tju nxjerrin rrenjet. Gur mbi gur mos tju lene.

    Përgjigju
  • Bajoneta: 28/02/2020 17:40

    Ka lezet.keshtu u pafsha.

    Përgjigju
  • Tanua: 28/02/2020 16:41

    Po mire gjithe keta nga 700 mij euro kerkojne??? Se kuptoj ka nai nga ju qe ka noi mendim?

    Përgjigju
  • Thanoja: 28/02/2020 16:26

    Po ky na hiqeshe dhe si liberal. Eh rrace e poshter

    Përgjigju
  • Bestrove: 28/02/2020 16:21

    Po na Vlora kur do i mblidhni “trimat vlonjëtë?” Po presinë me padurim tu vije dita

    Përgjigju
  • TONI TIRANE: 28/02/2020 16:12

    Per ceshtjen e vrasjes se policit ne Lazarat keta djema jane perdorur si mish per top dhe denuar pertej limiteve. Mund te ndeshkoheshin po jo burg te perjetshem. Shteti lau duart duke denuar kalamajte. Hetimi per kete ceshtje nuk eshte bere tamam po vetem per sy e faqe. Ai qe ka nderhyre eshte nderhyrje per femijen e vet. Nese nuk eshte bere asgje veprim atehere nuk eshte korrupsion

    Përgjigju
  • Vlonjati Pjella e Lushnjarit: 28/02/2020 16:02

    Ja keshtu u krimb vendi

    Përgjigju
  • Mili: 28/02/2020 15:59

    Mbase ka akoma shprese qe të behet ky vend

    Përgjigju
  • Çolet: 28/02/2020 15:55

    Perfundimisht perjudha 30 vjeçare e kështjellave mbaroi. Tani eshte shteti vetë kështjella. Prandaj kush mbolli mbolli, kush u fut në burg u fut, kush iku në kullota iku . Tani jetoni jetën dhe lerini budallallëqet. Nuk ka më, perfundimisht “shteti e zë lepurinë me qerre”

    Përgjigju
  • Populli: 28/02/2020 15:33

    Kalbeni ne burg kete maskara qe ka nderhyre per te liruar kriminelet

    Përgjigju
    • Toni Tirane: 28/02/2020 21:18

      O Popull rri urte dhe jepi leket politikaneve, Lali Erit, Kokoshit, Like Floririt, Fallaxhores Lulit dhe Berishes

  • Prifterinjte Lazaratas: 28/02/2020 15:18

    Bo bo c kanë bere te uruarit akoma dhe në hajate te kishes e paskan mbjelle

    Përgjigju
  • Ligji: 28/02/2020 14:42

    Kjo eshte nje goditje per tu pergezuar. Ky bixhozxhiu Naim " Henri " Cili qe manipulonte nje opinion te tere me mediat e tij te flliqura dhe pazaret e diplomave. Njerez si ky shohim perdite ne ekran perdite fatkeqesisht. Ky model qelbi promovohet ne media. Prrsa i takon bandes se lazaratit verehet se jsne serish aktiv ne veprimtarine kriminale. Cojeni babane prane djemve te tij kriminele dhe te droguar, jepini nja 10 vite te gjithe bandes se Lazove. Sekuestrjojini dhe breket. Te shohim pastaj do ngrene me dore kundra policise se shtetit apo jo. Shpresojme qe gjykata ti lere te gjithe me mase sigurie ne burg. Korbin le ta hane korbat ne burg. Ti cojne dhe Saluanjin se produkt i flliqur i kesaj flliqesire eshte. .....se jam njeri i lire hahahaha Naim Cili.

    Përgjigju
  • Emi: 28/02/2020 14:35

    Kjo ashte fetyra e demokracis ne shqipni si shqiptare po ikun per dite per kety si po na shkatrroj jeten.

    Përgjigju
  • UET: 28/02/2020 14:24

    Kasaj i thone e paska zene mallkimi :Pac e mos u ngopsh",megjithe shpirt mos u ngopsh o pabuks,mentalitet fshataresk qe vijne ne qytet.

    Përgjigju
  • Populli: 28/02/2020 13:54

    Ka 30 vite qe behen keto pazare ne kurriz te vdekurve apo popullit te thjeshte..

    Përgjigju
  • Lol: 28/02/2020 13:22

    Si 700 e Ilirit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni