Henri Çili 'PR' në televizione për të lehtësuar pozitën e vellezërve dënuar për vrasjen e policit! Si u arrestua pronari i UET

Henri Çili 'PR' në televizione për të lehtësuar pozitën e vellezërve dënuar për vrasjen e policit! Si u arrestua pronari i UET

TIRANE - Premtimi për të ulur dënimin dhe liruar nga burgu vëllezërit lazaratas Alban dhe Arbjon Aliko të dënuar për vrasjen në 2015 të efektivit të RENEA-s Ibrahim Basha, ka çuar në pranga botuesin dhe pronarin e UET-, universitetit privat, Henri Cili. ReportTv mëson ekskluzivisht se pjesë e këtij plani për të liruar pozitën e vëllezërve Aliko ishte përgatitja e emisioneve televizive, kronikave të lajmeve dhe dokumentareve që do të transmetoheshin në mediat e vendit me ndikimin e analistit Çili.

Sipas të njëjtave burimeve Çili ka përfituar mbi 8 prona nga familja Aliko djemtë e të cilëve Arbjoni është dënuar me burg përjetë dhe Albani me 17 vite e 6 muaj. Çili ka përfituar pronat nëpërmjet kontratave noteriale të nënshkruara tek noterja Shpresa Gjocaj, po ashtu e arrestuar.

28 është lista e personave të arrestuar nga procedimi penal ‘’Mezhgoran’’ i ndjekur nga prokurori Asllan Bajramaj.

Procedimi i nisur në vitin 2019 për falsifikim kartëmonedhash ka zbuluar nëpërmjet përgjimeve telefonike përfshirjen e 53 personave deri më tani në bashkëpunim me njëri-tjetrin në këtë veprimtari kriminale.

Por si është arrestuar Henri Çili

ReportTv mëson se mbrëmjen e djeshme është arrestuar Ilir Korbi juristi i Universitetit Europian të Tiranës. Pas prangosjes së Korbit, Çili ka shkuar për t'u interesuar për vartësin e tij tek drejtoria e Policisë së Tiranës dhe aty ai është prangosur.

Të gjitha këto arreste dhe mbi 60 kontrolle banesash janë bërë me vendim gjykate, të bëra publike nga drejtori i policisë Ardi Veliu ndërsa ky hetim është ndjekur nga kreu i policisë kriminale Tonin Vocaj.

Për arrestimin e Çilit reagoi edhe kryeprokurori Olsian Çela që e ka cilësuar një rezultat të reformës në drejtësi.

Të arrestuarit e këtij operacioni janë Xhevair Sejati, Neuland Miçi, Skënder Toska, Armando Hajdinaj, Sidi Ramaj, Erment Beqaraj, Askerd Malkë, Elidon Alikollari, Lisandër Alikollari, Ervin Çela, Ali Hysa, Antonio Hasa, Entilon Kamberaj, Abaz Dani, noterja publike Shpresa Gjoci, biznesmeni Sait Fishta dhe Besnik Fishta, botuesi, analisti Henri Çili, Enri Ajdinaj, jursiti UET Ilir Korbi, Liko Jazi, Amarildo Aliko, Eraldjan Hodo, Renato Toska, Kejsi Meço, Edmond Xaka, Kristina Bashi, Adriatik Brakaj.

Masat e sigurisë për këta të arrestuar pritet të zhvillohen në gjykatën e Përmetit pas dy ditëve aty ku të arrestuarve do t'u komunikohen zyrtarisht akuzat.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • kristiano: 28/02/2020 21:19

    pak jan duhen shtuar se jan ber sidomos femrat me celular numri nje i ndodhjes se aksidenteve regullohen me celular ne vend te pasqyres perdorin celularin per te folur live ose me keq kur shkruajn gjith kohes shkruajn me kilometra te tera burim numer nje i aksidenteve celulari me keq se alkoli

    Përgjigju
  • Zaho: 28/02/2020 16:13

    Ky eshte i PD ,,prandaj e arrestojne megjithese marrja e parave per te liruar te burgosur eshte e denueshme,,,po pse nuk arrestohen atehere ata qe liruan kriminelet me burgim te perjetshem ne durres,,dokle,berisha,,apo kishin vrare pa dashje.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK