Kunati i Henri Çilit, vëllai i bashkëjetueses së botuesit dhe pronatit të UET-së, është personi që dyshohet se ka bërë takimet e para me Adil Alikon, për ta takuar me tej me kunatin e tij që të ushtronte influencë tek gjyqtarët për lirimin nga burgu të dy vëllezërve nga Lazarati dënuar nga Apeli për vrasjen e efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha në 2015-ën.

Gazmir Ajdini ka edhe një foto me Alket Rizain, një nga shqiptarët më të famshëm në Greqi, pas arratisjes së tij spektakolare nga burgu i Koridhalosë, ndërsa tentoi të arratisej për herë të tretë duke marrë peng policët e burgut të Malandrinos, tentativë kjo që dështoi.

Alket Rizai, për momentin ndodhet në burg, ku vuan dënimim me burg përjetë, për vrasje dhe tentativë arratisje nga burgu.

1582919001_alketrizaigazmirajdini001.jpg

Gazmir Ajdini dhe Alket Rizai, shqiptari i dënuar në Greqi (foto e publikuar ne vitin 2014)