Fredi Beleri u dënua për blerje votash, KQZ i heq mandatin e kryetarit të Bashkisë së Himarës

Tirane-   Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i heq Fredi Belerit mandatin e kryetarit të Bashkisë të cilin nuk e ushtroi asnjë ditë. I arrestuar 2 ditë para zgjedheve të 14 majit 2023, pasi u kap duke blerë vota, Fredi Beleri ishte dënuar edhe nga Apeli i GJKKO-së me 2 vite burg duke u shpallur fajtor për korrupsion zgjedhor.

 'Jemi në kushtet e humbjes së mandatit të kryetarit të Bashkisë Himarë, Fredi Beleri dhe e shpallim të pavlefshëm këtë mandat' tha Celibashi, kreu i KQZ-së. 

Paraditen e sotme ai u shoqërua nga forcat e policisë së burgjeve nga burgu i Fierit ku dhe vuante dënimin drejt KQZ. Report Tv siguroi pamjet ekskluzive të momentit të mbërritjes së tij në KQZ. I pranishëm është edhe kreu i PBDNj-së Vangjel Dule. 

Fredi Beleri ka 30 ditë afat për të ankimuar vendimin e KQZ-së.

Disktumi në seancë 

Beleri tha se ishte vullneti politik që e lejoi të vinte në KQZ por i ndaloi betimin. I vetëdijshëm se mandati i tij si kryetar i bashkisë së Himarës ka mbaruar Beleri propozoi që çështjen ta zgjidhë Gjykata Kushtetuese. 

"Ata që vendosën rrëmbimin e bashkisë së Himarës e nuk duan që himariotët të shprehen duhet t’i lini të pijnë gotën e helmit deri në fund. Jam i qartë që mandati im si kryetar bashkie ka mbaruar por duket qartë arroganca e tyre që ti bëjnë votimet në gusht. Pse KQZ ti bashkohet kësaj kërkesë. Kam frikë se gjysma e bashkisë do të verë në burg. Drejtoju Kushtetueses ta zgjidhë një herë e mirë këtë" tha Beleri.  

Avokatja e Belerit e quajti ë se është procedurë e pavlefshme, KQZ se ka këtë kompetencë.

Procedura e ndjekur nga KQZ konfuze. Nuk ka qartësi, jeni vendosur në lëvizje kryesisht, apo nga një individ. Sipas projektvendimit rezulton te jetë në lëvizje nga shtetasi Eugen Likaj. Nuk ka asnjë të dhënë ku banon, me çfarë cilësie i drejtohet KQZ, mosha, s’ka as kartë identiteti. Firmat e zgjedhësve të tjerë që ti drejtohet KQZ. Pr.vendimi s’ka dispozita të caktuara që të na jepet mundësia të kuptojmë. KQZ vendoset në lëvizje nga një shtetas vetëm ne periudhë zgjedhore, nuk jemi. 
S’ka asnjë depozitë të Kodit Zgjedhor që i jep të drejtë që në këtë fazë që është procesi i Belerit nga ana e KQZ të merren iniciativa të tilla. KQZ mund të kryejë verifikim të tillë vetëm bazuar në të dhënat e formularit të dekriminalizimit asnjë e dhënë jashtë formuarit s’mund të merret në verifikim nga KQZ, procedura është e pavlefshme, keni kaluar kompetencat që u parashikon ligji, kërkojmë pushimin e procedurës' tha avokatja. 

Përfaqësuesi ligjir i PD-së Ivi Kaso thotë se duhej Rama ta bënte shkarkimin.

"Rama do të shmangë shkarkimin ose maxhoranca ka dashur tja bëjë dhuratë ramës për 60 vjetor heqjne e mandatit përmes jush" tha Kaso.

Përfaqësuesi ligjor Eridian Salianji tregon se kur do të ishte kompetencë e Ramës shkarkimi.

Nëse do të ishte bërë betimi dhe do kishte nisur detyrën, atëherë Rama mund të bënte shkarkimin, tha Salianji. 

Heqja e mandatit të Fredi Belerit do t’i japë fund ‘Odisesë’ në Bashkisë së Himarës. Pas vendimit të KQZ do të jetë Presidenti Bajram Begaj që të shpallë datën e re të zgjedhjeve. Kreu i shtetit sipas Kodit Zgjedhor menjëherë pas njoftimit duhet të shpallë zgjedhjet e parakohshme jo më parë se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë nga shpallja e vakancës.

Fredi Beleri u arrestua në flagrancë teksa bënte pazare për votat vetëm 2 ditë para zgjedhjeve vendore të 41 majit të 2023. Ai i fitoi zgjedhjet nga burgu me një diferencë të lehtë votash, më pak se 20 vota, por për shkak të arrestit nuk mundi të ulej asnjë ditë në karrigen e kryebashkiakut dhe as të bënte betimin. Mandatin vijoi ta mbante kryebashkiaku në detyrë Jorgo Goro deri më 23 mars, kur po ashtu u arrestua me urdhër të SPAK pas një kallëzimi që Fredi Beleri kishte bërë për të për pronat në Himarë. Më pas detyrën e drejtimit të bashkisë e mori përkohësisht Blerina Bala ndërsa aktualisht Himara drejtohet nga nënkryetari i Bashkisë Arqile Bollano.

Lajmi ne perditesim... 

 
 

 

 
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:32
Shpallet i pavlefshëm mandati i Belerit, Celibashi: S’i shërbejmë askujt, kompetencë e KQZ

KQZ konstatoi pavlefshmërinë e mandatit të Fredi Belerit si kryebashkiakut i zgjedhur i Himarës. Në mbledhjen e sotme, ku nga Partia Demokratike kishte akuza se KQZ po përdoret nga Rama, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi u kujdes të theksojë se nuk i shërbejnë askujt dhe në këtë proces nuk është futur për të prishur apo dëmtuar interesat e dikujt.

Avokatja mbrojtëse Belerit thonte se nuk është kompetencë e KQZ që të verifikojë mandatin e Belerit në kushtet kur ai është zgjedhur. Por, Celibashi iu përgjigj qartë që kjo është një kompetencë që i takon KQZ në bazë të ligjit për dekriminalzimin dhe më pas shpalli pavlefshmërinë e mandatit.

Ky proces administrativ dhe vendimmarrja që do ta pasojë nuk kanë asnjë nxitje jashtë asaj që KQZ e nxit ligji për dekriminalizimin, kodi zgjedhor dhe kushtetuta. Secila prej palëve në këtë shqyrtim mund të kenë gjykimet dhe vlerësimet e tyre, por është fakt i pakundërshtueshëm që në këtë proces KQZ nuk është futur as për ti shërbyer dikujt dhe as për të prishur dhe dëmtuar interesat e dikujt. E bëj këtë sqarim, edhe kur dihen gjërat është mirë të thuhen sepse konsolidon opinionin e atyre që e kanë këtë opinion, por ndoshta i bën të cedojë në opinionin e kundërt të tjerët. S’kemi pse ta fshehim gjithë ngarkesën që mban kjo çështje. Duke qenë një çështje që ka rëndësinë që ka, pa e përkufizuar, në fund ngelet ajo që sa në përputhje me ligjin është kjo vendimmarrje.

KQZ është kompetente për ta zhvilluar këtë proces administrativ. Dëshira për t’u marrë nuk buron nga asgjë tjetër, veçse imponohet nga ligji. Në këtë proces administrativ, KQZ ka respektuar të njëjtat procedura, afate dhe ka zhvilluar të njëjtin proces si në qindra raste të tjera. Kemi shytuar raste të tjera, edhe pse rasti i Belerit dallon në thelbin ligjor. Duke e konsideruar të pranuar në gjykimin tim të drejtën e KQZ për t’u marrë me këtë çështje, vijmë te thelbi, bazueshmëria e pretendimet për pavlefshmëri të mandati të kryetarit të bashkisë së Himarës, Belerit. Ligji për dekriminalizimin ka si qëllim të ndalojë dh e të largojë, ata funksionarë, por edhe ata që e kanë marrë funksionin, në kushtet kur kanë kryer vepra penale të caktuara. Në rastin kur kandidon kompetenca e KQZ është e qartë. Diskutimi ngelet nëse një person i cili e ka marrë këtë funksion publik gjatë ushtrimit të detyrës kryen një vepër penale dhe dënohet, a është ky ligj që vepron ndaj këtij personi, po apo jo? Ky është diskutimi që ngritët.

Nuk është çështja e KQZ ca bëjnë institucionet e tjera, qeveria, kryeministri. Është përgjegjësia e tyre. Vendimmarrja e KQZ nuk është e kondicionuar nga se çfarë bëjnë institucionet e tjera, vendimmarrja e KQZ përcaktohet në këtë rast nga ligji për dekriminalzimin. Kemi një kryetar bashkie të zgjedhur që nuk e ka ushtruar detyrën. Për KQZ, kjo s’ka rëndësi në kuptim të ligjit. Mund të ishte edhe në kushtet kur ushtronte detyrën. Kur verifikohet që ka kryer një vepër penale a e ka kompetencën KQZ për ta zhvlerësuar këtë mandat? Po, e ka të drejtë dhe këtij ligji i nënshtrohen më shumë akoma ata të cilët e kanë marrë ata detyrë. Ty ligji të ndalon të mos kandidosh në disa kushte dhe ta ushtrosh kur verifikohen kushtet e ndalimit. Jemi në kushtet e humbjes së mandatit të kryetarit të Bashkisë Himarë, Fredi Beleri dhe e shpallim të pavlefshëm këtë mandat.

Ora 11:31
Mandati i Belerit, Dule: Proces politik për të uzurpuar Himarën! Rama do të fshehë fytyrën dhe të vërë vulën e KQZ

I pranishëm në mbledhjen e KQZ ku po verifikohet mandati i Fredi Belerit si kryetar i zgjedhur i Bashkisë së Himarës. Dule tha se kjo mbledhje është përmbyllja e një procesi politik të nisur më 6 maj 2023 për uzurpimin e Himarës. Dule akuzoi Ramën se është iniciuesi i këtij procesi dhe se tani kërkon të fshehë fytyrën dhe të vendosë vulën e KQZ.

"Sot jemi para një tentative për të përmbyll një proces politik që ka nisur më 6 maj 2023. Synimi i këtij procesi ishte uzurpimi i bashkisë së Himarës nëpërmjet nëpërkëmbjes së vullnetit të sovranit. Kjo nisi me një autorësi, Kaso me të drejtë tha se këtij procesi kërkohet që ti fshihet fytyra dhe ti falet dikujt tjetër autorësia. Është bërë e qartë gjatë këtyre 14 muajve se subjekti që kishte vënë për qëllim dhe do të përmbyllë misionin e rrëmbimit të Himarës është PS dhe Rama. Belerit i është privuar e drejta elementare të zgjedhë, nuk i është dhënë më 14 maj si gjithë qytetarëve dhe të burgosurve dhe të paraburgosurve, i është privuar e drejta të shprehë vullnetin e tij, s’ka votuar. I është privuar e drejta të zgjidhet. Në një kohë edhe ju si hallka më e rëndësishme që keni dhënë pëlqimin e tij, nuk është përmbushur detyrimi kushtetues që të zgjidhet duke marrë përsipër detyrën që i ka kërkuar sovrani. Njëherësh i janë privuar të dyja të drejtat, edhe të zgjedhë dhe të zgjidhet. Komunitetit të Himarës i është privuar e drejta kushtetuese të zgjedhë përfaqësuesin e vet. Himara prej 14 muaj drejtohet në mënyrë abuzive. Sot drejtohet një kryetar i komanduar i cili është komandim i një ish-nënkryetareje të komanduar. Kemi të bëjmë me zinxhir shkeljesh. Beleri është arrestuar me pretendimin ën flagrancë, në një kohë që provohet se nuk kishte flagrancë. Ishte me avokatin dhe të afërmin e tij. Belerit i është privuar liria me një dëshmi penaliteti të falsifikuar. Beleri dënohet me vetëm një dëshmitar që jep dëshmi kontradiktore. Për realizmin e misionit politik të rrëmbimit të Himarës dhe implementimin e projektit uzurpues të rrëmbimit të pronave në Himarë u shkel ligji, u përdorën shumë institucione për të humbur autorësinë. Rama kërkon ti vërë vulën e KQZ. Ruajeni integritetin, imazhin dhe nderin e këtij institucioni që është garanti i votës së lirë dhe përbën themelin e sistemit tonë demokrati. Nëse edhe ju bëheni palë të humbjes së gjurmëve të këtij procesi do jetë thjesht hallka e përdorur institucionale", tha Dule. 

Ora 11:19
Fredi Beleri në KQZ:Ata që s'më lanë të betohem në Himarë, t'ë pijnë gotën e helmit deri në fund

KQZ shqyrton sot mandatin e Fredi Belerit, kandidat i zgjedhur për Himarën në zgjedhjet e 14 majit 2023, por i dënuar me 2 vite burg nga Apeli i GJKKO-së pasi u deklarua fajtor për blerje vote. 

"Duket qartë që nuk ka bazë ligjore për shqyrtimin. Dikush do të nxjerrë gështenja nga zjarri me duart e KQZ-së. Institucioni që ju drejtoni ka ruajtur nderin e këtij shtetit, të gjitha institucionet e tjera janë bërë pjesë e paligjshmërisë për mua dhe banorëve të Himarës që më votuan për të drejtuar.

Sic erdha këtu mund të kisha vajtur dy orë në Himarë për tu betuar. Vullnet politik ishte sot, përvec dashamirësisë dhe kërkesës tuaj. Drejtoria e burgjeve në varësi të kryeministrit dhe ministrit të Drejtësisë më dha lejen. Këtë fare thjesht mund ta mirrja për të bërë betimin. Ata që vendosën rrëmbimin e bashkisë së Himarës e nuk duan që himariotët të shprehen duhet t’i lini të pijnë gotën e helmit deri në fund. Unë duhet të betohem e të më shkarkojnë. Jam i qartë që mandati im si kryetar bashkie ka mbaruar por duket qartë arroganca e tyre që ti bëjnë votimet në gusht. Pse KQZ ti bashkohet kësaj kërkesë. Kam frikë se gjysma e bashkisë do të verë në burg. Drejtoju Kushtetueses ta zgjidhë një herë e mirë këtë" tha Beleri.  

 

Ora 11:03
'Beleri', Kaso në KQZ: S’është patate e nxehtë që duan t’ia kalojnë KQZ! Ta shkarkojë Rama, apo donin t’ia bënin dhuratë heqjen e mandatit për 60-vjetor

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Ivi Kaso thotë në mbledhjen e KQZ se ky institucion nuk ka kompetencën për t’ia hequr mandatin si kryebashkiak i zgjedhur i Himarës. Kaso tha se kjo nuk është një patate e nxehtë që mazhoranca kërkon t’ia kalojë KQZ, por sipas tij duhet të jetë Këshilli i Ministrave që ta shkarkojë nga detyra një person të dënuar me vendim të formës së prerë. Me Ironi, Kasi tha se kërkonin që t’ia bënin dhuratë Ramës heqjen e mandatit të Belerit për 60-vjetor.

“Nuk është kjo një patate e nxehtë që duan t’ia kalojnë KQZ këta të PS e mos të merren. Mazhoranca duhet të vërë fytyrën që pas vendimit të formës së prerë. Rama duhet të marrë përgjegjësinë ta shkarkojë dhe të thotë që kemi të bëjmë me një person që është i dënuar. Mazhoranca s’do ta bëjë, se kanë ngut të bëjnë zgjedhjet në Himarë. Apo mazhoranca ka pasur ndonjë dëshirë t’ia bënin heqjen e mandatit dje Ramës dhuratë për 60-vjetor. KQZ duhet të ndjekë rrugën ligjore”, tha Kaso.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Soni: 05/07/2024 10:22

    O keqeze e koruptu o maskarenje po cpune ka ai aty perse i jepni njgjyra nja maskarai po ti je dhe jurist e di perceturen penale o ilirjane apo ke hallin e kunatit turp te te vi dhe mbase e shoqerone dhe ti me te ne nje dhome

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Arrestohet Beqaj, po i përmbush SPAK pritshmëritë në luftën e korrupsionit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Hapet për qarkullim, mjetet e para ‘inaugurojnë’ tunelin e Llogarasë

VIDEO/ Hapet për qarkullim, mjetet e para ‘inaugurojnë’ tunelin e Llogarasë