Ekskluzive/ Igli Tare mbush
40 vjeç: Ja karriera dhe planet

Ekskluzive/ Igli Tare mbush<br />40 vjeç: Ja karriera dhe planet
TIRANE - Igli Tare dje ka festuar 40 vjetorin e lindjes mes familjarëve, miqve dhe shokëve në Shqipëri. Por surpriza e ditëlindjes së tij ka qenë vizita e presidentit të ekipit të Lacios, Klaudio Lotito në Shqipëri. Lajmi është mbajtur i rezervuar për mediet, ndërsa ish-sulmuesi i ekipit kombëtar në një intervistë ekskluzive për ‘Shqiptarja.com’ rrëfen 40 vitet e jetës së tij, arritjet, pengjet, dështimet, por edhe planet për të ardhmen.

Igli, urime për ditëlindjen edhe 100 vjeç!
Sot kam marrë urime nga shumë  miq, të afërm, njerëz të futbollit, por edhe shumë tifozë, të cilët i falënderoj nga zemra për urimet dhe mbështetjen.

Çfarë mund të thoni për vizitën e Lotitos në Shqipëri, surprizë për ditëlindjen tuaj?
Lotito ka mbërritur në Shqipëri për cështje pune dhe nuk mund të komentoj asgjë.

Rikthehemi te përvjetori, cili ka qenë momenti më i bukur në karrierën tuaj?
Karriera ime futbollsitike është shënjuar nga shumë momente të veçanta duke filluar nga hapat e parë me ekipin e Partizanit. Më pas të qenit pjesë e ekipit kombëtar të futbollit që është privilegj për cdo futbollit. Por mbi të gjitha do të veçoja golin përballë ekipit të Gjermanisë më 11 tetor 1997 edhe pse atë ndeshje e humbëm 4-3. Ajo ka qenë një nga ndeshjet që do të më mbetet gjatë në memorie.

A ka ndonjë gjë që ju ka mbetur peng, që nuk kemi mundur ta realizoni dot në karrierën tuaj?
Po, kam një peng, i cili lidhet me faktin që me kombëtaren nuk kemi mundur të marrim maksimumin. Kemi qenë një brez i artë me elementë shumë cilësorë që meritonim më shumë. Duhet të ishim kualifikuar në një kampionat Evropian apo Botëror.

A mendoni edhe ju si Gianni De Biasi që Shqipëria mund të kualifikohet në kampionatin botëror të Brazili 2014?
Paraqitja këtë edicion të kualifikueseve të kampionatit Botëror të Brazilit ka qenë shumë e mirë. Shqipëria në drejtimin e Gianni De Biasit ka pësuar rritje të nivelit të lojës dhe cilësisë duke konkurruar denjësisht për një vend në botëror. Unë besoj që nëse do të vazhdohet në këtë rrugë edhe në ndeshjet e mbetura, sigurisht që Shqipëria mund të kualifikohet.

Në opinionin sportiv prej disa vitesh qarkullojnë zëra që pretendoni të riktheheni në Shqipëri në një të ardhme jo të largët si president i FSHF ose si trajner i Kombëtares së futbollit, a kemi ju ambicie të tilla?
Përsa i përket postit të presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit mund të them me bindje se nuk është në ambiciet e mia. Ndërsa kam dëshira që me eksperiencën e fituar jashtë, në të ardhmen të ndihmoj futbollin shqiptar, pse jo duke drejtuar edhe ekipin kombëtar, që do të ishte nder për mua.

Kryefjala e futbollit shqiptar ditët e fundit është Kukësi, i cili u kualifikua në turin e tretë të Evropa Leagues. A mendoni se edicionet e fundit futbolli shqiptar ka pësuar një rritje të cilësisë?
Kukësi është shembulli se si duhet që të ndërtohet dhe menaxhohet një ekip futbolli. Kualifikimi i tyre është plotësisht i merituar dhe arritje për futbollin shqiptar, pasi nuk është e lehtë të kalosh dy ture në Evropë që në debutim. Të gjitha ekipet e futbollit në Shqipëri duhet të marrin shembull nga ky projekt.

Ndalemi te Lacio dhe legjionarët shqiptarë, cili mes Berishës, Ujkanit, Mavrajt dhe Hysajt do të vij te Lacio?
Mund të konfirmoj se asnjëri prej katër emrave që u përmendën nuk do të vij te Lacio. Nuk jemi në negociata me asnjërin prej tyre. Nuk ka asgjë të vërtetë nga ajo që është shkruar në medie për të katër futbollistët e ekipit kombëtar shqiptar të futbollit. Berisha, Ujkani, Mavraj, por edhe Hysajn janë futbollistë të talentuar, por nuk janë objektiv i Lacios këtë edicion.

A mund t’ju shohim në të ardhmen edhe si trajner të ekipit të Lacios?
Aktualisht nuk e mendoj një gjë të tillë, pasi po jap kontributin tim në pozicionin e drejtorit teknik, por në të ardhmen do të më pëlqente që t’i rikthehesha fushës së blertë për të stërvitur Lacion.

rama igli
(Edi Rama me bashkëshorten dhe prindërit e Igli Tares në ditëlindjen e Iglit)

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 27.07.2013
 
Redaskia Online
(b.m/mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë