Ekskluzive/ Ja si babë e bir u sulmuan nga Alket Muho 3 vite para vrasjes. Misteri mbetet

Shqiptarja.com dhe Report Tv sigurojnë foto dhe dokumente ekskluzive që kanë lidhje me vrasjen në fshatin Rabije të Tepelenës, ku babë e bir Hetem Muho 59-vjeç dhe djali i tij 20 vjeçar Dino Muho qëndrojnë pas hekurave për vrasjen e 43-vjeçarit, Alket Muho të njohur edhe si ‘informator’ të policisë. Krimi i rëndë ndodhi mëngjesin e 6 shtatorit, ndonëse rasti u bë publik vetëm gjatë pasdites së asaj dite.

Fotot dhe dokumentet e siguruara tregojnë se babë e bir kanë qenë të paktën dy herë të sulmuar nga Alket Muho, por në të dyja rastet babai dhe i biri kanë kërkuar ndimën e policisë. Pra, Alket Muho ka vepruar gjithmonë si i ' fortë' dhe jo e kundërta.

Në foton e siguruar nga Shqiptarja.com dhe Report TV duket 20-vjeçari Dino Muho, i sulmuar në datë 20 dhjetor 2015-të me sëpatë nga Alket Muho.

Dino Muho me plagë sëpate në kokë

Për rastin e tij, i ati Hetemi ka bërë një kallëzim në polici. Nga ekspertiza e policisë shkencore rezulton se plagët e shkaktuara mund të kishin qenë fatale për të riun, por çështja është mbyllur me kaq dhe ‘informatori’ është lënë i lirë. Në këtë rast Hetemi që kishte konflikt me Alketin nuk zgjodhi të bëjë vetëgjyqësi.

Ekspertiza mjeko-ligjore për rastin e Dino Muhos

Rasti i konfliktit të atëhershëm lidhet sipas Prokurorisë me shkakun e vrasjes së ndodhur javën e kaluar. Siç ka treguar atëherë Hetem Muho, konflikti me Alket Muhon kishte nisur që nga korriku i vitit 2014-të. Alketi jo vetëm i kishte prerë disa pemë brenda tokës në pronësi të Hetemit, por edhe e kishte përdorur atë si terren për të kullosur bagëtitë.

Kallëzimi në Prokurori nga Hetem Muho për rastin e të shtënave me armë

Disa ditë pas sulmit me sëpatë mbi Dinon, pra në data 3 janar 2016 Hetem Muho i është drejtuar policisë së Tepelenës edhe në një rast tjetër ku e akuzonte Alket Muhon se i kishte qëlluar me armë, bashkë me disa familjarë të tjerë.

Pushimi i hetimeve për Alket Muhon nga Prokuroria e Gjirokastrës

Prokuroria e Gjirokastrës ka vendosur ta pushojë çështjen jo se nuk ka gjetur gjurmë baruti në duart e Muhos, por i ka justifikuar ato me hedhjen e fishekzjarrëve.

Në të dyja rastet del qartë se ka qenë Alket Muho ai që i ka sulmuar at e bir që tashmë qëndrojnë prapa hekurave. Këta të fundit për çdo shqetësim i janë drejtuar policisë, pavarësisht se nuk kanë gjetur kurrë drejtësi, për shkak se Muho ishte “informator” i policisë. Këto dokumente dhe prova tani hedhin dyshime për autorët e vërtetë të ngjarjes. Si ka mundësi që babë e bir për raste si sulmi me armë apo edhe goditjet me sëpatë kanë zgjedhur t’i drejtohen policisë, ndërsa dy vite pas konflikteve ata janë kthyer të bëjnë vetëgjyqësi?

Kujtojmë që dy ditë para vrasjes së Alket Muhos, policë të ardhur nga Tirana asgjësuan një parcelë me kanabis në fshatin Gllavë, ngjitur me fshatin Rabije. Sipas tregimit që ka bërë për Shqiptarja.com kunati i viktimës, kishte qënë pikërisht Alket Muho ai që kishte sinjalizuar plantacionet e kanabisit tek Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në policinë e Tiranës, pasi sipas tij policia e Tepelenës nuk kishte reaguar. Kunati i viktimës ishte i bindur që shkaku i vrasjes nuk ka qenë konflikti për pronësinë me Hetem dhe Dino Muhon, por hakmarrja nga trafikantët që kishin humbur parcelat e drogës për shkak të sinjalizimit të bërë nga ‘informatori’ Alket Muho.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ABC: 11/09/2018 08:48

    Te lumte Artan per punen e kryer dhe reflektimin!

    Përgjigju
  • Bepi: 11/09/2018 06:22

    Mir ja ka ba Shteti ti lan te lir se e meritojn

    Përgjigju
  • Fredi: 11/09/2018 00:03

    Keto nuk jane prova, por indicie! Nese policia eshte e paafte te gjeje prova atehere perse i arreston? Mundesia me madhe eshte qe vrasja te jete bere per parcelat e hashashit te denoncuara, megjithate cdo gje ndodh.

    Përgjigju
  • duhet arma: 10/09/2018 22:25

    po nuk e vone vete drejtesine ata qe ju ashkelon pronation nuk e ve policia....keshtu te bejme te gjithe qe te respektohet prona e tjetrit. .....

    Përgjigju
  • CaBone: 10/09/2018 21:36

    Kshu eshte kur e kruan me gjethe fiku. Mir ja kan ber

    Përgjigju
  • Edi: 10/09/2018 20:56

    Cfare interesi ke ti qe te tregosh se kush e vrau? Kete pune e ben prokuroria dhe vendos gjykata?

    Përgjigju
  • MIRDITOR: 10/09/2018 19:33

    STA FAL KUSH GJAKUN, AS NE AMERIKE,AS NE GJERMANI,AS NE KANADA ....... SKA TE DREJT NJERI ME PREK ME DORE DIKË TJETER.

    Përgjigju
    • beni taku: 11/09/2018 08:40

      Malok primitiv. Ku dreqin e gjete gjakun ne Kanada?!!!

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki