Ekskluzive/ Ja si po manipulohen
zgjedhjet maqedonase në Tiranë

Ekskluzive/ Ja si po manipulohen<br />zgjedhjet maqedonase në Tiranë
TIRANE - Procesi i zgjedhjeve presidenciale maqedonase, që po zhvillohen dhe në Shqipëri, duket se është prekur nga manipulimet, siç denoncojnë vetë vëzhguesit. Televizioni "A1 Report" duke ndjekur nga afër procesin, zbuloi skemën e votimit e cila organizohej për të rritur artificialisht numrin e votuesve nga Shqipëria nga ana e partive maqedonase.

Zyrtarë të ambasadës maqedonase në Tiranë, për të mos lejuar mediat të filmonin në brendësi zhvillimin e procesit, na thanë se duhej akreditim i posaçëm nga Komisioni Qendror Zgjedhor në Shkup. Por të tjerë punonjës ambasade kësaj here shqiptarë, e konsideruan procesin si të manipuluar nga ana e qeverisë së Shkupit.

Partitë politike maqedonase duket se janë përgatitur mirë për procesin e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale. Faktin e tregon prania e shumë autobusëve me zgjedhës nga Maqedonia, që kanë sjellë në Tiranë dhjetëra votues një pjesë e madhe edhe minoritet shqiptaro-maqedonas nga komuna e Pustecit në Korçë.

Video ekskluzive e “A1 Report”, xhiruar pikërisht me një kamera të fshehtë, tregon recepsionin e hotelit ku brenda kryhet dorëzimi i kartave të identitetit maqedonase të domosdoshme për të votuar në mënyrë ndoshta të paligjshme në ambasadën aty pranë ambasadës së Maqedonisë në Tiranë.
 
Pas banakut të recepsionit shihen qartë një grumbull prej disa kartash identiteti, që sipas vëzhguesve janë prova e manipulimit.
 
Qytetarë shqiptarë ka gjasa të hyjnë në këtë hotel, të marrin një kartë identiteti maqedonase dhe të shkojnë të votojnë në këmbim të parave.
 
Por investigimi ynë shkoi edhe më tej. “A1 Report” ka mundur të sigurojë listën e zgjedhësve maqedonas të cilët kanë mundur të votojnë në ambasadën e Tiranës. Vëzhguesit besojnë se kjo listë përmban emra të qindra qytetarëve shqiptarë që kanë votuar pa pasur të drejtë. Dhe në listë, në fakt, vihet re se afër shumë emrave të zgjedhësve të lindur në Maqedoni ka një kolonë bosh: këtu duhej të ishte shkruar vendbanimi i votuesit, por kolona ka mbetur e bardhë. Përse?
lista e zgjedhjeve maqedoni
lista e zgjedhjeve maqedoni
lista e zgjedhjeve maqedoni
lista e zgjedhjeve maqedoni
 
Pas denoncimit të “A1 Report”, të ripublikuar nga të gjitha mediat në Maqedoni, Komisioni Zgjedhor Qendror në Shkup bëri të ditur se të gjitha skedat e votuara në Shqipëri do të verifikohen.

Gazetari Ervin Koçi: Sa është pagesa?

Norik Selimi, i deleguar në ambasadë nga KQZ: Unë nuk mund ta di, informacionet janë që po bëhët një tregti votash dhe informacionet që kemi nga vëzhguesi që kemi të dokumentuara janë që kjo po ndodh përball ambasadës

Ambasada e Maqedonisë në Tiranë hapi dyert e saj duke nisur procesin e votimit rreth orës 08:00. Ndërkohë, në një hotel në afërsi të saj në Rrugën e Kavajës, dhjetëra shtetas nga komuna e Pustecit bënin ndryshimin e kartave para votimit. Nga sa mësuam, ky proces bëhej edhe kundrejt një pagese për çdo votues.

Në afërsi të ambasadës maqedonase kishte njerëz që kishin ardhur që një ditë përpara për të kryer këtë manipulim, maqedonas dhe shqiptaro-maqedonas të paguar. Në video shfaqen kartat e identitetit, që liheshin në një sportel derisa të kryhej procesi i votimit dhe më pas, ata ktheheshin për t’i marrë kundrejt një pagese që bëhej në një lokal.

"A1Report!" disponon edhe listat e votuesve që kishte ambasada maqedonase, ku rezultojnë dhe votues pa adresë.  Zgjedhjet e diasporës bëhen një ditë para zgjedhjeve në Maqedoni; tre deputetë do të zgjidhen nga diaspora maqedonase dhe kjo është arsyeja pse parti të caktuara maqedonase po përpiqen ë manipulojnë situatën.

KQZ E MAQEDONISE: DO T'I MARRIM ZYRTARISHT TE GJITHA PROVAT

I pyetur nga “A1Report!” për skandalin e publikuar së fundi, Zv.Kryetari i KQZ-së në Maqedoni, Suhbi Jakupi tha se “do të marrim zyrtarisht të gjitha provat, por nuk mund të japim detaje pa pasur të gjitha provat. Ato do t’i shqyrtojmë pasi të përsëritet votimi, pas 2 javësh, nëse do të ketë shkelje”.

Karta indentiteti


  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS