Ekskluzive/ "Komplot brenda
SHISH", flet i ati i Eduard Dakës

Ekskluzive/ SHISH", flet i ati i Eduard Dakës">
TIRANE-Babi ish-drejtorit të SHISH në Durrës Eduard Dake tregon se familja e tij ndjehet në presion, pasi kanë marrë kërcënime nga njerës të panjohur. Madje pak kohë më parë i afërmi i tyre, i ka shpëtuar një atentati me armë, pasi lëvizte me automjetin që përdorte i biri gjatë periudhës së qëndrimit në Shqipëri. Elmaz Dake, paralajmëron se të gjitha këto, kanë lidhje me vrasjen e punonjësit të SHISH Isa Çopa dhe zhdukjes së djalit të Skënder Çelës.

Elmaz Dake, babai i Eduard Dakes, ish-punonjësit të SHISH që mbeti i plagosur në 19 shtator 2012, tregon se familja e tij vijon të ndjehet në presion të vazhdueshëm nga persona të paidentifikuar nga policia. Kjo sipas tij, lidhet direkt me detyrën e të birit si punonjës SHISHI, i cili tashmë jenton jashtë shtetit, ndërkohë që e lidh ngjarjen edhe me dy histori të rënda dhe misterioze që kanë ndodhur me punonjësit të SHISH, si ajo e vrasjes së Isa Çopës dhe zhdukjes pa asnjë gjurmë të vogëlushit Julian Çela, djalit të Skënder Çelës.

Dake, thekson se djali i tij Eduard Dake, ka qënë shefi i Çopës dhe Çelës në Shërbimin Informativ Shtetëror. Të tre këta njerës, janë goditur nga persona ende të paidentifikuar. Në një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com”, Dake sqaron se tashmë, këta persona të paidentifikuar nga policia, kanë filluar kërcënime në adresë të tij, gruas dhe një familjarit të tyre Klaudi Nako, i cili i ka shpëtuar një atentati me armë, vetëm e vetëm se lëvizte me makinën tip “Hundai Blu”, që ka përdorur ish-punonjësi i SHISH gjatë qëndrimit në shqipëri.

Ju dhe anëtarë të familjes tuaj, jeni sulmuar pak kohë më parë pasi lëviznit me një makinë që është përdorur nga djali juaj, Eduard Dake, i cili ka punuar në SHISH. Si ka ndodhur ngjarja?
Gjatë kohës së qëndrimit tim në Shqipëri unë dhe ime shoqe kemi qënë disa herë të rrezikuar dhe survejuar pasi disa persona pyesin për Eduardin dhe telefonin anonimisht dhe sidomos kjo kur Klaudi Nako, që është familjari ynë, mbajti për disa muaj makinën e Eduardit pas ikjes së tij jashtë shtetit, një “Hundai Blu”, të cilën ai e pati edhe natën që ju bë atentati. I takon një vullneti të fortë të organeve respektive hetuese për zbardhjen e këtyre ngjarjeve dhe pse unë personalisht skam aspak besim si në organin e policisë as të prokurorisë dhe për më tepër të gjykatave dhe besoj se nuk mund të jetë rastësi ngjarja e Eduardit ku ai shpetoi për mrekulli dhe e ish- vartësit të tij të fundit në Durrës, Isa Çopa apo edhe e ish- vartësit të tij disa vjet më parë në Tiranë, në kohën kur ai ishte drejtor i z.Skënder Çela.

Në Shqipëri është shumë e vështirë të kthehet e drejta dhe shteti ligjor dhe në qoftëse do ketë një vullnet shumë të fortë për te bere nje shtet te forte do duhen dekada me gjendjen ku aktualisht ndodhet situate atje dhe me pasigurine e jetes qe mbizoteron, me vrasjet, plagosjet, shpërthimet me eksploziv apo vrasjet e funksionareve te shtetit sic bënë edhe me djalin tim.

Djali juaj, një ish-drejtues në SHISH është plagosur në një sulm kriminal, mund të na thoni se si ka ndodhur plagosja e tij, cilat kanë qënë motivet e kësaj plagosje?
Plagosja e tim biti, Eduard Dakes ka ndodhur natën e 19 shtator 2012, rreth orës 23:00 para hyrjes së pallatit. Do doja të theksoja se nuk ka qënë një plagosje por një tentative për vrasje. Disa nga plumbat i përshkruan trupin pas shpine nga të cilët dy i ngelën në trup në nerva dhe i shkaktuan probleme me ecje që vazhdon edhe sot e kësaj dite. Nga sa kam folur me djalin në spital më ka rrëfyer se vrasësi ishte i maskuar dhe e ka qëlluar nga rreth 10 metra nga pas me pistoletë me silenciator.

Arsye të tentativës për vrasje janë shumë të dyshimta, fillimisht ishte një konflikt që kishte me z.Genti Roshi për një borxh që i kish dhënë atij dhe të dashurës së tij prej rreth 30 milion lekë, por më pas dyshimet e Eduardit u shtuan shumë në lidhje edhe me ish-funksionin që ai ka pasur si ish-drejtor i SHISH Durrës deri në 12 shtator 2011, ku pas shumë presioneve u detyrua të jepte dorëheqje dhe pse ishte krahu i djathtë i ish-drejtorit të përgjithshëm të SHISH.

Lidhur me këtë rast,çfarë është bërë për kapjen e Genti Roshit, të cilin ju e përmedni si autor. Keni dijeni se çfarë ka bërë prokuroria, ka akuzuar njeri për këtë krim, veç personit që ju përmendni?
Nuk kam dijeni çfarë ka bërë prokuroria edhe pse skam fare besim në punën që ka bërë as policia as prokuroria gjatë kohës së ndodhjes së ngjarjes dhe më pas, e ndikuar nga shumë faktorë pse jo edhe politik edhe të shërbimeve të huaja. Çështjen e kanë ata në dorë dhe ne sna kanë njoftuar se çfarë kanë bërë konkretisht.

Duke qënë se tre ditë më parë u mbushën dy vjet nga vrasja e efektivit të SHISH Isa Çopa dhe djali juaj ka qënë shef i tij në Durrës, mund të na thuani të paktën nga aq sa ju ka rrëfyer Eduardi, çfarë karakteri kishte Isai, si sillej ai mes shokëve dhe sa i rregullt ishte në punë?
Në lidhje me Isain nga çfarë më ka folur Eduardi mund të them që ishte njeri korrekt, i ndershëm, profesionist dhe shumë konfident. Isai s’mund të vetëvritej, për mua që në fillim ka qënë vetëm një pistë ajo e vrasjes për shkaqet e detyrës që kishte, siç bënë edhe me Eduartin, që donin ta hiqnin qafe.

Mund të duket çuditshme, por në një hark kohor të shkurtër janë sulmuar tre njerës të SHISH dhe më konkretisht dy vartësit e djalit tuaj si Isa Çopa, Skënder Çela dhe vetë Eduardi, i cili ka mbetur i plagosur?
Nuk e di se çfarë fshihet pas kësaj, por mendoj se ka një prapaskenë që drejtohet nga njerëz me influencë. Tim bir, ka qënë një nga drejtuesit e SHISH që ka punuar me përkushtim maksimal në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit, sidomos në periudhën 2007-2011. Me një karrierë 10 vjeçare Eduardi ka shërbyer si drejtues në shumë sektorë përfshirë edhe shërbimet e tjera dhe ka qënë shumë operativ edhe pse i sulmuar shpesh nga politika apo nga krahu i djathtë në lidhje me sukseset që ai arrinte në punë. Nuk është rastësi që vrasja e Isait, tentativa për vrasje ndaj Eduardit dhe zhdukja e djalit të Skënder Çelës, ndodhën në një hark kohor të një viti. Të tre si drejtues kanë qënë të lidhur me punën e njëri-tjetrit në hetimet që bënin. Besoj se veç pjesës mafioze në këto ngjarje duhet të kenë gisht dhe përfshirja e të huajve si edhe ndikimet e politikanëve të korruptuar në aferat e tyre.
 
 Shkrimi u publikua sot (27.10.2013) Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Rama tregon çfarë i shkroi Morinjos gjatë ndeshjes me Kroacinë: Më tha ‘mos fol’

Rama tregon çfarë i shkroi Morinjos gjatë ndeshjes me Kroacinë: Më tha ‘mos fol’