Ekskluzive/ Konfirmohet blofi i Aleancës për Teatrin, edhe pse e shpërndau për mediat para 3 ditëve ende nuk ka asnjë padi në SPAK për ambasadorin Soreca

TIRANË-Edhe pse 3 ditë më parë Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit tha se dorëzoi në SPASK një kallëzim për ambasadorin e BE, Luigi Soreca, ky kallëzim nuk është dorëzuar ende në këtë institucion. Burime ekskluzive nga SPAK për Report Tv bëjnë më dije nuk ka padi kundër Sorecës.  Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit shpërndau një kallëzim në media, por nuk e ka dorëzuar në SPAK.

Më 12 korrik Aleanca për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar njoftoi mediat se ka dorëzuar në SPAK një padi për ambasadorin e Bashkimit Europian, Luigi Soreca, të cilin e akuzon se ka tentuar që të ushtrojë ndikim te Gjykata Kushtetuese, për vendimin për çështjen e Teatrit Kombëtar. I paditur është edhe kryebashkiaku Erion Veliaj. Përfaqësuesja ligjore e Aleancës, Adriana Kalaja, u shpreh për mediat se është e papranueshme që takime të një niveli të tillë, siç ishte ai mes Sorecës dhe kryetares së Gjykatës Vitore Tushe të kalohen në heshtje dhe në fshehtësi. Por ky kallëzim duket qartë se është një blof për arsye se ambasadori i Bashkimit Europian ka imunitet diplomatik dhe nuk mund të jetë subjekt nga institucionet e vendit tonë.

Por shqiptarja.com dhe Report Tv raportuan që atë ditë se sipas ligjit ndërkombëtar ambasadori Soreca është i paprekshëm dhe me këtë atij nuk mund t'i merret celulari për tu ekzaminuar. E gjitha zyra e delegacionit të BE në Tiranë ka imunitet diplomatik ashtu si ambasadat e tjera në vendin tonë.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit njoftonte të henën se për  arsyet që ka radhitur i ka nisur kërkesë si Presidentit të Republikës ashtu edhe Ministes së Jashme dhe të Europës Olta Xhaçka, shpalljen e ambasadorit Soreca “Non Grata”, edhe pse në shkresën e tyre është shkruar gabim, duke e thënë "Non Grada".

Një ditë pas këtyre deklaratave dhe kallëzimit të pretenduar reagoi ashpër Bashkimi Europian. BE i ka konsideruar fushatë disinfromuese dhe shpifje, akuzat e bëra nga Aleanca për Teatrin, në drejtim të ambasadorit të BE-së në vendin tonë Luigi Soreca.  Në një deklaratë, zëdhënësi kryesor për punët e Jashtme, Peter Stano thotë se akuzat janë të pabazuara në prova, ndërsa shton se liderët e Brukselit kanë besim të plotë te Soreca. BE ka vlerësuar maksimalisht punën e bërë deri më tani nga diplomati europian duke thënë se po punon për interesat e BE, si edhe të shtetasve shqiptarë.

Luigi Soreca ka marrë mbështetjen jo vetëm nga eprorët e tij në Bruksel por edhe nga Tirana zyrtare. Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka, shprehet se Soreca është një mik i mirë i Shqipërisë dhe shqiptarëve që ka shkuar përtej thirrjes së detyrës për të ndihmuar shqiptarët në pasojat e tërmetit 2019 dhe në trajtimin e pandemisë COVID19 dhe pasojave të saj.

Kujtojmë se "Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit"  e ka akuzuar z. Soreca se po ndërhyn në vendimet e Gjykatës Kushtetuese për teatrin dhe po lobon pro kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.  Këto akuza të rënda, Adriana Kalaja i bëri para se të merrej vendimi nga Kushtetuesja për Teatrin. Ajo i bazon akuzat në disa fjalë që njerëzit që përkrahin Aleancën për Teatrin dhe rrinë përballë Gjykatës Kushtetuese e kanë parë ambasadorin të hyjë në Gjykatën Kushtetuese më 16 qershor kur po zhvillohej seanca dhe më pas të dilte nga dera e pasme. Këto akuza janë hedhur poshtë me një reagim të ashpër nga delegacioni i BE-së ku thotë se janë shpifje që do të ndoqën në mënyrë ligjore.

"Spekulime dhe presione" i konsideroi edhe Gjykata Kushtetuese pretendimet e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit. Në përgjigje të këtyre akuzave, Gjykata Kushtetuese theksoi se takimi me Sorecën ishte një takim rutinë, i planifikuar më parë, lidhur me funksionimin dhe veprimtarinë e kësaj Gjykate, duke shtuar se nuk është diskutuar për asnjë çështje konkrete.

(Kliko këtu për të parë kallëzimin ndaj Sorecës)

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja