Akuzat ndaj Sorecës, ministrja Xhaçka: Është një mik i madh, ka ndihmuar shqiptarët përtej thirrjes së detyrës

Akuzat ndaj Sorecës, ministrja Xhaçka: Është një mik i madh, ka ndihmuar shqiptarët përtej thirrjes së detyrës

Pasi u denoncua në SPAK nga Aleanca për Teatrin, ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë, Luigi Soreca ka marrë mbështetjen jo vetëm nga eprorët e tij në Bruksel por edhe nga Tirana zyrtare.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka, shprehet se Soreca është një mik i mirë i Shqipërisë dhe shqiptarëve që ka shkuar përtej thirrjes së detyrës për të ndihmuar shqiptarët në pasojat e tërmetit 2019 dhe në trajtimin e pandemisë COVID19 dhe pasojave të saj.

"Një mik i vërtetë që ka mbështetur integrimin e Shqipërisë, ndërsa nuk heziton kurrë të kritikojë qeverinë dhe politikën për gabimet e tyre. Më vjen keq për akuzat e shpifura ndaj tij. Sigurisht që Ambasadori Soreca gëzon respektin dhe mbështetjen e shumicës së popullit shqiptar", ka shkruar Xhaçka.


Lajmi kryesor:

Aleanca për Teatrin e paditi në SPAK, BE: Akuzat janë shpifje dhe të pabazuara, Brukseli ka besim te Soreca! Olta Xhaçka: Mik i madh i shqiptarëve


K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor