Ekskluzive/ Krim mjedisor! Shkarkohet vaj i djegur në bregdetin shqiptar! Prokuroria verifikime mbi dy anije në Porto Romano/Pamjet

Krim mjedisor përballë bregdetit shqiptar.  Një anije është fotografuar këtë të martë duke shkarkuar në det vaj të djegur, për të shmangur kostot e asgjësimit që duhet të paguajë në port.

Krimi është dokumentar nga foto ekskluzive të siguruara nga Report Tv dhe të shkrepura të martën në orën 8:50 nga bordi i avionit të linjës që sapo ishte nisur nga Rinasi drejt Italisë se veriut.

Nga fotot duket shumë qartë një anije mallrash që duke lundruar me zig-zag shkarkon në det vajin e zi, duke lënë nga mbrapa një shirit të gjatë të zi. Ky krim ka ndodhur pak larg bregdetit shqiptar në një zonë të përzgjedhur me sa duket se është jo shumë e banuar.

Menjëherë pas denoncimit në Report Tv të këtij krimi mjedisor, drejtuesja e Prokurorisë së Durrësit, Anita Jella, u vu në lëvizje. Burime për Report Tv thanë se organi i akuzës nisi hetimet, për të identifikuar e lokalizuar anijen e mallrave përmes koordinatave të lëvizjes. Deri tani dyshimet janë fokusuar mbi dy anije të pranishme në Portin e hidrokarbureve në Porto Romano. Bëhet fjalë për anijen çisternë  'PS GAS PIONER VALETTA' me flamur maltez e ankoruar në Porto Romano. Hetuesit po bëjnë kontrolle në anije për të kuptuar nëse ka lëvizur orët e fundit dhe nëse ka shkarkuar diçka në det. Anija e dytë e dyshuar është anija Butrinti që po zhvillon disa punime në portin industrial të Porto Romanos. Sipas kapitenit të Portit të Durrësit dyhsohet që kjo anije ka shkërkuar materiale fekale të mbledhura gjatë punimeve në zonat e hidrovoreve, por prokuroria po verifikon. 

Vaji i djegur që prodhojnë anijet bashkë me ujin e miksuar me naftë që mblidhet në serbatorë të cdo anijeje, cilësohen si mbetje të rrezikshme dhe normalisht shkarkohen në portet nëpërmjet procedurave të veçanta.

Këto mbetje kanë kosto të asgjësimit shumë të larta. Ja pse ndodh që ndonjë kapiten kriminel për të shmangur tarifat portuale të asgjësimit, shkarkon mbetjet ne det.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:17
Kapiteni i Portit të Durrësit për Report TV: Anija s’po shkarkonte vaj të djegur, por mbetje organike

1623766729_KAPITENIIPORTIT.jpg

Për Report Tv, Kapiteni i Portit të Durrësit, Tauland Allka, deklaron se anija e cila është fotografuar nga lart, është një anije thellimi me emrin “Butrinti” (split barge) me flamur shqiptar që bën transportimin e mbetjeve organike nga grykëderdhja e hidrovorit të Durrësit, në thellësi 3 milje në det në një zonë, sipas portit, të përcaktuar për këtë qëllim.  

“Njollat e pretenduara vaj janë mbetje sendimenti (humus) krijuar nga grykëderdhja e hidrovorit të Porto Romanos prej dekadash! Në foto shikohet trubullira që shkaktohet nga shkarkimi dhe kthesa e anijes për t’u futur përsëri në port”, thuhet në reagimin për Report Tv.

Ora 13:05
Drejtori i Drejtorisë Detare, Paulin Ndreu për Report Tv: Po bëjmë identifikimin e anijes, presim përgjigjen nga Italia! Dëmi i konsiderueshëm

Drejtori i Drejtorisë Detare, Paulin Ndreu në një intervistë për Report Tv ka folur në lidhje me anijen e cila u fotografua këtë të martë duke shkarkuar në det vaj të djegur, për të shmangur kostot e asgjësimit që duhet të paguajë në port.

Ndreu tha se po punohet për të identifikuar vendndodhjen ku ka ndodhur krimi mjedisor si dhe anijen e cila ka kryer derdhjen. Ndreu nënvizoi se po presin tashmë një informacion më të detajuar nga Qendra Ndëroperacionale e Romës. Ndreu tha po ashtu se subjekti ka kryer një dëm të konsiderueshëm dhe se penalizohet rëndë deri edhe në bllokimin e anijes.

Nga ana tjetër drejtori i Drejtorisë Detare shtoi se do të verifikohet lënda që është derdhur, pasi mund të mos jetë ndotje vajore, por gazra që lëshon anija nga motori.

‘Jemi njohur me rastin dhe kemi filluar punë për identifikimin Po bëjmë kontrollimin e dokumentacionit të gjithë këtyre anijeve që kanë hyrë dhe kanë dalë në atë kohë kur është bërë fotografimi. Identifikimi nuk është i lehtë, por po komunikojmë edhe me qendrën Ndëroperacionale të Romës. Çdo ditë ato na vendosin në dispozicion pamjet satelitore, dhe do të shihen mjetet që hedhin mbetje ose mund të kenë tentativa për të ndotur ambientin. Në këto momente kemi vendos kontakte dhe po presim informacionin dhe pastaj do të dalim me konkluzione të sakta.

Pamjet do të na i japë Qendra Ndëroperacionale e Romës sepse do të na tregojë edhe vendin edhe anijen, ne jemi në një proces, nuk i kemi pamjet satelitore. Subjekti penalizohet rëndë shkon deri në bllokimin e anijes dhe me një gjobë të rëndë për atë që i kanë bregdetit. Masat janë të rrepta.

Mund të mos jetë ndotje vajore po gazra që lëshon anija. Pasi në det të hapur mund të përdorë mazut, mund të jenë edhe gazra të lëshuara nga motori, prandaj duhet ta identifikojmë.’- tha Ndreu.

Ora 12:58
Krimi mjedisor/Agjencia e Mjedisit dhe Qendra Ndërinstitucionale Operacionale Detare grup pune për të lokalizuar zonën ku ndodhi ndotja e ujërave

Agjencia e Mjedisit në bashkëpunim me Mistrinë e Mborjes kanë nisur  grupe lundrimi për të përcaktuar dhe lokalizuar zonën se ku ndodhi ndotja e ujëvare nga anija e mallrave që shkarkoi në det në orën 08:50 vajin. Institucioni kryesor që ka mekanizmat dhe mjetet për të lokalizuar është Qendra Ndërinstitucionale Operacionale Detare (QNOD). Agjencia e Mjedisit është lidhur me QNOD, për të marrë informacion nëse është në ujërat territorial shqiptare apo ndërkombëtare. QNOD bashke me policinë kufitare kanë nisur një mjet lundrimi në det për të parë dhe lokalizuar se ku ka ndodhur ndotja.

Në varësi të vendit ku është anija, në ujerat shqiptare apo ndërkombëtar, përcaktohet nëse këtë skandal e krim mjedisor e denoncuar nga Report Tv do e ndjek policia kufitare apo roja bregdetare.  

Ora 12:34
Krimi mjedisor në bregdetin shqiptar, drejt Durrësit niset një grup operacional nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit

1623749644_ANIJA3.jpeg
Një grup operacional i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit është nisur drejt Durrësit për të hetuar mbi krimin e rëndë mjedisor që u raportua sot nga Report Tv me pamje ekskluzive, ku një anije ka derdhur në det vajin djegur.

Ora 11:44
Krimi mjedisor/ Pas denoncimit të Report Tv, Prokuroria e Durrësit nis urgjent hetimet: Nëse ështe ende këtu sekuestrojmë anijen

 

Pas denoncimit ekskluziv të Report Tv për krimin mjedisor pak metra larg bregdetit shqiptar, Prokuroria e Durrësit ka komunikuar se do të nisë menjëherë hetimet.

Gazetari i Report Tv Arsen Rusta ka komunikuar me drejtuesen e prokurorisë Anita Jella, e cila ka falënderuar Report Tv për publikimin e kësaj ngjarje mjaft të rënda.

Ajo ka nënvizuar se po sekuestrohet dokumentacioni në port se cila anije është dhe cilat janë koordinatat që është bërë krimi mjedisor.

Ajo bën me dije se nesë anije ndodhet ende në Durrës do të sekuestrohet.

1623749353_c8bf2c62b8c0498784feedc9d6fe20b7.jpg

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbëri: 15/06/2021 14:03

    Armiqët ton mundohen në q’do mënyrë të na dëmtojnë , edhe me naft të djegur...

    Përgjigju
  • Goni: 15/06/2021 13:52

    Do kete qene ndonje nga ato qe ben Saliu

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Bardhi i propozoi për martesë, Sara tregon kush e zgjodhi unazën

Bardhi i propozoi për martesë, Sara tregon kush e zgjodhi unazën