Në dosjen e Belinda Balluku janë plot 31 të pandehurit që do të përgjigjen para drejtësisë. Report Tv ka mësuar ekskluzivisht se mes të pandehurve janë edhe 5 ndërtues e 2 firma private. SPAK ka marrë të pandehur ndërtuesit Arbër Abazi, Pandeli Carapuli, Paqsor Buzi, Artan Sako dhe Ram Geci.
Në dokumentin e lexuar nga Report Tv thuhet se biznesmeni Arbër Abazi dhe kompania e tij "Alko Impex General Construction" fituan tenderin e manipuluar të ndërtimit të Lotit 7 të Unazës së Madhe të Tiranës. Abazi akuzohet për korrupsion aktiv pasi për fitimin e tenderit shpërbleu Ballukun me një vilë në zonën e Palasës në Bregdet, ndërsa akuzohet edhe për falsifikim dokumentesh.
Bashkë me Abazin për falsifikim dokumentesh janë marrë edhe Artan Sako I kompanisë së ndërtimit 2T, e cila bashkë me Alko Impex General Construction fitoi tenderin e lotit 7, Paqsor Buzi i cili me kompaninë e tij G.P.G. COMPANY fitoi tenderin e lotit 5 të Unazës së Tiranës si edhe ndërtuesi i njohur Ram Geci, firma e ndërtimit të të cilit ka fituar tenderin rreth 14 mln eurosh (me kursin e sotëm) të ndërtimit të rrugës “Porto Romano-Durrës, loti 3”.
Ka qenë pikërisht ky tenderi i nëntë për të cilin Balluku akuzohet se ka manipuluar, përveç atij të Tunelit të Llogorasë dhe 7 loteve të Unazës së Madhe.
Sa i përket ndërtuesit tjetër, Pandeli Carapulit, ai është nën akuzë bashkë me kompaninë e tij të ndërtimit për pastrim parash në lidhje me vilën tjetër të Ballukut, atë në “Ëhite Rocks” në Dhërmi. Carapuli nuk është nën akuzë për korrupsion aktiv pasi vepra është parashkruar. Tenderi i manipuluar nga Balluku kur ishte drejtoreshë e Albcontrol nuk është futur te akuzat zyrtare si e dhjeta për ‘shkelje në tendera’ vetëm sepse akuzat janë parashkruar.
Sa i përket të të pandehurve të tjerë, përvecc Igli Tares 2 akuza për pastrim parash, të gjithë të tjerët janë vartës të Ballukut. Janë të njëjtët, bashkëpunëtorë thuajse në çdo tender. Dallon Ervis Berberi me 9 akuza për shkelje në të nëntë tenderat e manipuluar, dhe ish drejtorët e tjerë si Gentian Gjyli apo Erald Elezi.
Janë mbi 10 të pandehur për tenderin më të majmë, atë të ndërtimit të Tunelit të Llogarasë, ku përvecc shkeljes së barazisë në tendera janë edhe akuza për shpërdorim detyre, mes të cilëve edhe ish Sekretarja e Përgjithshme e MIE, Viola Haxhiademi.
Një detaj tjetër interesant në dokument është një një analizë financiare që i është bërë vilës në Dhërmi të Ballukut. SPAK thotë se godina dykatëshe aktualisht vlen plot 720 mijë euro, ndërsa ish zv. Kryeministrja ka investuar aty rreth 140 mijë euro.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Vila që Belinda Balluku mori në këmbim të një tenderi të manipuluar, e cilësuar si vila dy katëshe tip "F6", në kompleksin turistik "White Rocks", aktualisht vlen plot 720 mijë euro.
Në këtë shifër ka konkluduar SPAK pas një vlerësimi me ekspertë që ka bërë.
Në dokumentin që Report Tv ka lexuar thuhet se Balluku ka investuar për pishinën, vlerën e mobilimit dhe investime të brendshme, mbi 100 mijë euro (9,818,902 lekë në dosje), si dhe një investim shtesë prej rreth 40 mijë eurosh (3,560,000 lekë) vetëm për pishinën private.
Në lidhje me vlerën e punimeve ndërtimore për realizimin e pishinës private, me përmasa 10.









Komente
Komento