Ekskluzive/ Vrasja në ish-Bllok, bie pista e ngacmimit të Elvana Gjatës. Këngëtarja në polici: S’i njoh ata që u zunë me Ervinin

Pas disa javëve në kerkim policor si deshmitare, këngëtarja Elvana Gjata, është ndaluar të shtunën e kaluar në Rinas dhe më pas u shoqërua në ambientet e policisë së Tiranës dhe është marrë në pyetje, për masakrën e 4 tetorit në ish-Bllok, ku gjatë përplasjes se armatosur mes grupit të të dashurit të saj Ervin Mata me grupin e Ervis Martinajt, mbeti i plagosur ky i fundit, u vra shoku i tij Fabian Gaxha dhe u plagos miku i tyre Eljo Hato. 

Pak ore orë pas vrasjes këngëtarja ishte nisur jashtë vendit ku ka qëndruar deri të shtunën e kaluar. “Shqiptarja.com” zbardh rrëfimin e këngëtares Elvana Gjata dhënë në policinë e Tiranës, ditën e shtunë në ambientet e Drejtorisë së Policisë Vendore Tiranë.

Për 40 minuta qëndrim në policinë e Tiranës, Gjata ka pranuar se ishte e pranishme në 4 tetor 2018 në zonën e ish-bllokut në Tiranë. Artisja e skenës shqiptare ka rrëfyer se ishte para lokalit “Monopol” pasi i ka dhënë çelësin e shtëpisë të fejuarit të saj, Ervin Mata, dhe takimi mes tyre është realizuar në trotuari në ish-Bllok. Sipas dëshmisë së saj, në këtë moment janë afruar disa djem dhe i kanë folur të fejuarit të saj, me të cilin kanë filluar të shtyhen.

Në këto momente dyshohet se personat që u konfliktuan me Ervin Matën e kanë sharë këtë të fundit duke i përmendur edhe të fejuarën, e kjo ka sjellë agravimin e konfliktit, teksa në ndihmë të Matës ka shkuar edhe Marviol Bilo, por personat e tjerë janë larguar në drejtim të Sky Tower. Në bazë të dëshmive të personave të pyetur por edhe hetimeve nga grupi hetimor, rezulton se shkak për sherrin nuk ka qenë ngacmimi i këngëtares, por një sherr i mbartur i të fejuarit të saj, Ervin Mata, me disa persona të tjerë, ku përmendet emri i biznesmenit Eldi Dizdari. 

Ky është edhe momenti kur Elvana Gjata mendohet se është larguar me makina nga rrugica përballë lokalit "Monopol" në ish-Bllok. Këngëtarja ka sqaruar se këta djem nuk i njihte dhe nuk i kishte parë ndonjehërë. Këtu me siguri ajo i referohet konfliktit të bashkëshortit të saj me biznesmenin Eldi Dizdari, i cili është shpallur në kërkim për këtë ngjarje. 

Dizdari është kushëriri i Arbër Cekajt, pronarit të magazinës ku u kapën 613 kg kokainë në Maminas, teksa aktualisht është në Gjermani i arrestuar. Pas pak ajo është larguar me makinë, dhe nuk kishte asnjë të dhënë se çfarë kishte ndodhur më pas. Policia e ka pyetur këngëtaren edhe për konfliktin e ndodhur brenda lokal "Monopol", disa minuta pas sherrit në trotuar mes Ervin Matës dhe të panjohurve të saj, por Elvana Gjata ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë dijeni se çfarë ka ndodhur pasi nuk ka qenë në vendgjarje.

Këngëtarja ka pranuar se komandon Merviol Bilo, i cili ekzekutoi Fabian Gaxhen e plagosur Martianajn e Haton e ka kushëri dhe ai qëndronte herë pas here me të dhe me të dashurin e saj, Ervin Mata. Pas marrjes në pyetje së artistes ajo është lënë e lirë dhe njëherazi ka dalë nga kërkimi policor, pasi prokuroria nuk kishte kërkuar asnjë masë parandalimi ndaj saj, veç shoqërimit të detyrueshëm.

Kjo ishte dëshmia e parë e Elvana Gjatës të dhënë për këtë ngjarje, ndërkohë policia vijon të kërkojë Ervin Mata, ekzekutuesin Merviol Bilo dhe shokun e tyre Fabjol Alushi. Ish-polici Ajaks Boshnjaku u vetëdorëzua pak ditë më parë dhe u lirua. Në burg vijojnë të qëndrojnë dy personat e plagosur Ervis Martinaj dhe i njohuri i këtij të fundit Eljo Hato, ndaj të cilëve është vendosur nga gjykata masa e “arrestit në burg”.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • xreport: 29/11/2018 08:36

    per arsye shendetsore kush te mesoi lul Basha?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb