Ekskluzive/ Kryemadhi kaloi në këmbë kufirin 1 ditë para se të kalonte paratë tek oligarku rus nga llogaria e saj në Zvicër, u kthye 1 ditë pas (Dokumentet)

Media evropiane EU Reporter, në 15 mars 2023, në një artikull mbi ndikimin e Rusisë në Ballkan, publikoi dokumente mbi tre transfertave bankare të Monika Kryemadhi. Dokumentet e publikuara tregonin se në vitin 2017, Kryemadhi ka marrë dy pagesa nga kompania Holdem Holdings Limited, një kompani e inkorporuar në Qipro dhe ka bërë një pagesë për Vradus Holdings Limited, një tjetër kompani e inkorporuar në Qipro. Pas kompanisë offshore, Vradus Holdings, qëndron Vitaly Savvin, një biznesmen rus në tregun e naftës. Pas kompanisë tjetër offshore Holdem Holdings, qëndrojnë gjithashtu oligarkët rusë të naftës Alexander Smuzikov dhe Alexander Kaplan.

Pagesat janë shënuar 'dividend për aksionarët' dhe 'shërbimet e marketingut'. Shënimi i parë tregon jo vetëm se Monika Kryemadhi ka llogari të fshehta jashtë vendit, por se është edhe aksionere në kompani me oligarkë rusë pranë Putinit, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për krime lufte. Megjithatë, shënimi të qenit aksioner mund të jetë një sajim për të mbuluar lëvizjen e parave të pista, të cilat dyshohet se si burim kanë aferat dhe abuzimin me pushtetin në Shqipëri. 

Në një reagim për mediat në Tiranë, EU Reporter tha se “provat e pretenduara tregojnë qartë se Kryemadhi kishte një llogari bankare në Credit Agricole Suisse SA në Zyrih, Zvicër”. Nga ana e saj, Monika Kryemadhi ka mohuar që të ketë aksione dhe llogari jashtë vendit.  Por, sot, Report Tv sjell një provë shtesë, e cila përputhet me dokumentet e publikuara nga EU Reporter, duke rënduar pozitat e Monika Kryemadhit. Bëhet fjalë për lëvizjet jashtë vendit të ish kryetares së LSI-së, lëvizje të cilat përputhen me lëvizjen e parave. 

Nga verifikimet, rezulton se Monika Kryemadhi, në datën 17 korrik 2017, ora 14:26, ka kaluar kufirin në këmbë në pikën e kufitare të Qafë Botës. Duket i çuditshëm fakti se si ka mundësi që një deputete dhe në atë kohë kryetare e LSI-së, kalon kufirin në këmbë. Një ditë më pas, në 18 korrik 2017, ora 15 e 20 minuta, siç edhe e konfirmon ky dokument, nga llogaria e Monika Kryemadhit në Credit Agricole Suisse SA në Zyrih, Zvicër drejt llogarisë së kompanisë Vradus Holdings Limited, numri i faturës: 030125062017. (Adresa e Vradus Holdings Limited: 150 Grivas, Digeni st limassol Qipro). 

Shuma e kaluar tek llogaria e kompanisë së biznesmenit rus të naftës Vitaly Savvin, është 9.6 mijë USD, për shërbim marketingu. 

Nëse për të kaluar para në llogarinë e Monika Kryemadhit, kësaj të fundit nuk i nevojitet për të qenë prezent tek banka, për të kaluar para nga llogaria e saj në llogari të kompanive të tjera, duhet që klienti të jetë prezent dhe të nënshkruajë. Ndërkaq, një ditë pas këtij transaksioni, Monika Kryemadhi kthehet në Shqipëri. Zonja Kryemadhi rezulton se ka kaluar në pikën kufitare në Qafë Botë, me makinë, në 19 korrik 2017, në orën 11 e 39 minuta. 

Përputhja e lëvizjeve në TIMS me transaksionet e paligjshme në Zvicër është një tjetër provë e fortë për SPAK-un, i cili nuk dihet nëse ka nisur apo jo hetimet kryesisht. Report Tv ka verifikuar edhe deklaratat e pasurisë së Monika Kryemadhit nga viti 2003 deri në vitin 2021. Këto transaksionet nuk janë deklaruar në ILDKPKI siç e parashikon ligji.

Lëvizja e Monika Kryemadhit në kufi

Pagesa për kompaninë e biznesmenit rus për shërbim marketingu

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 19/03/2023 01:06

    Te kaloje kufirin me kembe znj.Haneme,si klandestinet e shkrete, trafikantet e droges e kriminelet e arratisur ! Vetem kaq do te ishte mjaftueshem per te rene kambanat e SPAKUT.

    Përgjigju
  • Or tej: 18/03/2023 22:54

    Do jete lodhur duke e kalu ne kembe or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Kam nje hall?: 18/03/2023 18:51

    Kete temin si e kalon baxhell Monik?

    Përgjigju
  • Monik bachella: 18/03/2023 18:13

    Monikes duhet me i shkerdhy tan robt ku ti kete e pak e ka.

    Përgjigju
  • Jimmy: 18/03/2023 16:26

    Kjo shemtir femer!!kjo grua e urryer qe gjoja ju hap zemra per popullin eshte krimbur ne flori e ne dollars! Kjo fytyre travesty e ka vendin te 7 penxheret bashke me te tjeret!

    Përgjigju
  • ...se ju them ...pritsi se nuk keni pare gje akoma: 18/03/2023 14:42

    Ku je Mona ku je, humbe si gjilpera ne kashte moj MonaSa u dhe lajmi pushove,heshte dhe u bere MUTE.(MJUT) Hajde se burgu per gra eshte, se per burra eshte i rende, si e tregoi situata qenka i rende vallaj. Po badigardi cthote? I di ai keto pune, apo...? LIKE, sugjerim, DUHET ME E DREDH, SE U BO KEQ SITUATA... Une si berishjan qe jam sugjeroj...larg larg larg kesaj dysheje te "mrekullueshme. Sa e rende paska qene shpulla e demokracise

    Përgjigju
  • Sifi: 18/03/2023 14:33

    Ne rast se nuk hetohet pasurite e verteta te ish drejtuesve te shtetit qe nga Nano,Berisha ,Meta dhe Rama NUK ka per te oarur kurre drejtesi be Shqiperi,pasi Jane jets politikan qe kane venue vulen e korrupsionin su me privatizimet,koncensiobet dhe PPP duke ju gravity pasurite shqiptareve per vetem ecttre si dhe klaneve afer tyre Buka fukaraut ne fyt do ju mbese kete mos e harroni si na kaperdiseni ne Spak dhe ekrane si engjej kur e keni rrjep kete popull mu ne palce dhe prandaj vazhdon varferia edhe sot

    Përgjigju
  • Ksulhuni: 18/03/2023 13:15

    Qa ka vjedh njekjo gru me burrin e vet ne ikyt Shqipnin e varfen as Ahmet Zogu me florit nuk ja kalon!

    Përgjigju
  • Hyzedin Pyka: 18/03/2023 12:09

    Po po bëni ju tërr tërr e mërr mërr por Monika jetën po e shijon e miljonat e eurove po harxhon e populli shkret vuan për bukēn e gojës. Pra Monikës me shok asgjë sju ndodh. Vetëm për përr e mërr mërr vërr.

    Përgjigju
    • Kistra: 18/03/2023 14:01

      Ke te drejte Hyzedin..., ne vetem shfryjme kot!

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

A do të ndalohet TikTok në SHBA? Trump: Ndoshta duhet ta mbajmë edhe pak kohë

A do të ndalohet TikTok në SHBA? Trump: Ndoshta duhet ta mbajmë edhe pak kohë