Ekskluzive në ’Pa Gjurme’! ’Zbërthehet’ pas 20 vitesh zonja që bashkëpunoi me trafikantët: Mbajta të miturën kundrejt parave, nënën ia trafikuan fierakët

20 vite nga zhdukja e Klementina Çekiçit nga Pogradeci vjen për herë të parë dëshmia tronditëse. 40-vjeçarja u zhduk bashkë me të bijën 2-vjeçare shkurtin e vitit 2002, duke lënë pas dhe një tjetër vajzë të mitur. Një vit pas kësaj ngjarje, kur shpresat për nënë e bijë ishin shuar, policia gjen vogëlushen në një banesë të qytetit të Fierit, ku jetonte një zonjë me emrin Antoneta. Kjo e fundit, në intervistën ekskluzive dhënë për emisionin ’Pa Gjurmë’, në Report TV tregon me detaje, sesi dy persona i lanë në përkujdesje vajzën, kundrejt 10 mijë lekëve në muaj, duke ia dorëzuar në një rrugicë të qytetit të Fierit. Ajo thotë se u kujdes për të miturën, por nuk mësoi dot se ku kishte përfunduar e ëma.

Antoneta: Ka qenë muaji shkurt, në një rrugicë të Fierit e mora. E mora në shtëpi vajzën.
Gazetarja:  Ti i njihje më përpara këta persona?
Antoneta: Jo, unë hekurosja tek shtëpia Viron Tavanxhiu se ishte një periudhë që u privatizuan ndërmarrjet dhe na hoqën nga puna . Nuk e dija fare unë çfarë bënte ai.
Gazetarja:  Çfarë moshe ishte vajza?
Antoneta: 2 vjeçe. E kam mbajtur unë pa e ditur se si ishte muhabeti. Kaluan 5 muaj s’po merrja asnjë lajm.
Gazetarja:  Po gjatë këtyre 5 muajve këto djemtë që ta dorëzuan u shfaqën ndonjëherë?
Antoneta: Një herë ky çuni që ma dha, kurse ky tjetri që e kishte marrë jo. Erdhi policia më mori mua. Denoncimin e bëra unë. Pastaj vajtën tek këta cunat i arrestuan të dy. M'u mor fëmija ndenja dy ditë, ditën e tretë më mbajti policia pastaj vajtën i gjetën shtëpinë, ku e kishin këta në Pretush të Pogradecit. Erdhën e morën fëmijën. 
Gazetarja:  A u dënua për pjesën që kishte marrë vajzën?
Antoneta: Që e mbuloi krimin që ishte bashkëpunëtor. Ai tjetri u dënua me 8 vjet me thënë të drejtën se unë isha pjesë edhe e gjyqit. Unë shkova edhe në gjyq. Biles gjyshi i Megit nga ana e babait mua më ka përqafuar atë ditën e gjyqit dhe tha: ‘Të falenderojmë që na e kishe mbajtur aq mirë atë vajzë sepse sot do të kërkonim dy veta.’ Unë erdha në Tiranë pastaj kishin kërcënuar familjen time, mamanë time sepse kishte dalë nga burgu ky çuni. Për dy vite rresht kemi pasur shumë probleme
Gazetarja: Ata nuk ta përmëndën fare nënën e vajzës, se ku ndodhej?
Antoneta: Jo jo fare, unë se kisha marrë fare fëmijën nëse do ta dija të vërtetën.

Antoneta, dëshmitarja për Klementina Çekiçin

’Pa Gjurmë’ në rrugë jozyrtare mundi të zbulojë detaje tronditëse mbi rrëmbimin e bujshëm të 2002, nga dëshmia që dhanë tre trafikantët Ardian Stroni, Dritan Hoxha dhe Viron Tavanxhiu.
Pas arrestimit të tyre, ata janë shprehur se Klementina Çekiçin e kanë rrëmbyer me vajzën në krahë. Atë ditë sipas familjarëve, ajo kishte shkuar në Korçë, që të vizitonte burrin e saj në burg, të ndaluar për vjedhje. Por, pak para se t'i afrohej burgut, sipas dëshmisë së tre të arrestuarve, ata e kanë futur me forcë në një makinë. Pasi e kanë çuar në Fier, e kanë ndarë nga fëmija dhe më pas e kanë trafikuar në Itali...
Ndërsa u njoh me këtë dëshmi tronditëse për të motrën, Marsela Muçaj e shokuar kërkon të zbulohet sa më parë e vërteta për fatin e Klementinës. 

'Pa Gjurme' po vazhdon punën investigative për rastin e 40-vjeçares Klementina Çekiçi. Kush ka më shumë informacion është i lutur të kontaktoi në numrat 069 99 55 698 dhe 0444 17 778 duke iu ruajtuar anonimati i plotë.

 

 

 

 

Video e plotë e emisionit ’Pa Gjurme’

O.D./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë