Ekskluzive/ Nga kandidat për Inspektor Drejtësie në i shkarkuar, si e ‘fundosi’ gjyqtarja holandeze Artur Malajn, misteri i vilës në Vlorë

Ekskluzive/ Nga kandidat për Inspektor Drejtësie në i shkarkuar, si e ‘fundosi’ gjyqtarja holandeze Artur Malajn, misteri i vilës në Vlorë

Artur Malaj ka ushtruar funksionin e gjyqtarit në Gjykatën Administrative në Tiranë deri në tetor të këtij viti, kur u shkarkua nga detyra me vendim të formës së prerë nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Malaj aplikoi për postin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Për këtë arsye, gjyqtari i përfshi në listën prioritare për t’ju nënshtruar Vetingut. Në 3 gusht të vitit 2018, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, me trupë gjykuese të përbërë nga Genta Tafa, Suela Zhegu dhe Pamela Qirko vendosën të konfirmonin në detyrë Malajn. Sipas KPK-së ‘deklarimet e pasakta të konstatuara nuk ndikojnë në vlerësimin tërësor të pasurisë së subjektit’. Për rrjedhojë, në korrik të 2019, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi vendosi të lejojë gjyqtarin Malaj për të kandiduar për Inspektor të Drejtësisë, për hetimin dhe ndëshkimin e shkeljeve të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Por, më 10 gusht 2018, gjyqtarja penaliste në seksionin penal të Gjykatës së Apelit në Arnhem të Hollandës, Mia Roessingh-Bakels, pjesë e Operacionit Ndërkombëtar që monitoron Vetingun, i kërkoi Komisionerit Publik që të ankimonte vendimin e KPK-së që konfirmonte në detyrë Malajn. Mia Roessingh-Bakels kishte ndjekur dhe monitoruar çështjen e Malajt në shkallën e parë të Vetingut. Në rekomandim thuhej se “subjekti i kontrolluar nuk ka treguar një nivel të besueshëm për pasuritë dhe aftësitë profesionale. Në këtë mënyrë, nuk përputhjet me kushtet e nenit 59, pika 1, të ligjit nr. 84/2016. Për sa më sipër OMN rekomandon apelimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 62, datë 3.8.2018”.

Komisioneri Publik e pranoi rekomandimin e ONM, ndërsa në tetor të 2018 i kërkoi Kolegjit të Apelimit shkarkimin e gjyqtarit Malaj nga detyra. Sipas Komisionerit Darjel Sina, bazuar edhe në raportin e ONM-së, kishte mospërputhje në deklarimet e gjyqtarit Malaj për pasuri të njëjta. “Në Deklaratën“Vetting”, subjekti ka deklaruar: Apartament banimi me sipërfaqe 106.7 m2, me vleftë 5.000.000 lekë. Pjesët takuese 50% me 50 % me bashkëshorten. Si burim i krijimit të pasurisë është deklaruar: kredi me vlerën 5.000.000 lekë. Në deklaratën periodike të vitit 2005, subjekti ka deklaruar: Prenotim apartamenti me sipërfaqe rreth 102 m2, me vleftë rreth 55.000 euro”, thuhet në ankimim. Sipas Komisionerit subjekti nuk i justifikon as këstet për shlyerjen e këtij apartamenti.

Komisioneri Publik ka hedhur dyshime të forta se gjyqtari Malaj ka fshehur edhe një vilë 3-katëshe, ndërtuar në territorin e një gjimnazi në Vlorë. Komisioneri i referohej një raporti të Drejtorisë për Sigurimin e Informacionit të Klasifikuar, sipas të cilit ‘kjo pasuri është pasuri e fshehur e subjektit të rivlerësimit, se ai dhe familja e tij e kanë ndërtuar atë dhe se kanë banuar aty edhe mbas ndërtimit’. Banesa ishte në emër të një shtetaseje, e cila sipas Komisionerit ka dhënë deklarata kontradiktore në Komisionin e Vetingut. Shtetasja ka pohuar se vilën e ka ndërtuar gjyshi i saj në vitet 1991-1992. Nga viti 1996 deri në vitin 2009 në këtë vilë kanë jetuar familjarët e gjyqtarit Malaj. Sipas shtetases ato kanë jetuar me qira.

Por vila kushton 14.000.000 lekë dhe sipas Komisionerit shtetasja nuk pa pasur mundësi të ndërtonte. Nga ana tjetër, Malaj ka pohuar se nuk ka asnjë lidhje me vilën. Por, Komisioneri ka sjellë në vëmendje të Kolegjit faktin se gjyqtari Malaj, në deklaratat e pasurisë që ka dorëzuar në ILDKPKI, ka deklaruar si adresë banimi pikërisht këtë vilë, nga viti 2004 deri në vitin 2011. Lidhur me deklarimin e vendndodhjes së vilës si adresë, Malaj është justifikuar me faktin se është shënuar në formular, pasi ka qenë adresë e regjistrimit në gjendjen civile, dhe jo adresë në të cilën ka jetuar. Ai ka pohuar se nga fundi i vitit 2008 deri në shtator 2011 ka banuar te shtëpia e vëllait, pa paguar qira. Por, sipas Komisionerit, ky pretendim nuk qëndron pasi vëllai i Malajt është bërë pronar u dy apartamenteve në nëntor të 2011. 

Kolegji i Apelimit, me trupë gjykuese të kryesuar nga Rezarta Schuetz, me relator Sokol Çomo si dhe me anëtarë Luan Daci, Ardian Hajdari dhe Ina Rama, ka arritur në konkluzionin se gjyqtari Malaj “nuk arriti nivel të besueshëm në vlerësimin e pasurive të deklaruara, pasi ka bërë deklarim të pasaktë dhe të pamjaftueshëm të pasurisë së tij dhe të personave të lidhur me të”. Por, Kolegji nuk ka provuar se vila në Vlorë është e gjyqtarit, pavarësisht të gjitha indicieve dhe dyshimeve të shprehura si në vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nga ONM-ja si dhe Komisioneri Publik. Kolegji ka pranuar pjesërisht gjetjet e ONM-së dhe Komisionerit, por të mjaftueshme sa për të shkarkuar nga detyra gjyqtarin Malaj.

Gjithashtu, nuk u pranua dhe nuk u provua një raport i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, sipas të cilit Artur Malaj, dyshohet se është përfshirë në disa praktika korruptive, në dy raste, në bashkëpunim edhe me gjyqtaren e Vlorës, Klodiana Gjyzari. Sipas raportit, gjyqtari i Malaj ka marrë para në këmbim të vendimeve të njëanshme, ndërsa paratë e korrupsionit i ka investuar në fushën e ndërtimit përmes personave të tretë. Ky raport u hidh poshtë si i pasaktë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Gjithsesi, Malaj u ndëshkua për pasurinë dhe ai duhet të qëndrojë për 15 vjet larg drejtësisë.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • fshatati llakatundit: 30/12/2019 17:38

    Ky syqeni ka bere shume zullume si gjyqtar.po nuk ju konfiksua pasuria vetingu do quhet gjysmak dhe ketyre zullumqarve as u...se po ikin nga puna me miliona euro kesh dhe imobiliate

    Përgjigju
  • Gerveni travel: 30/12/2019 15:27

    Ky duhet të paguaj dhe lekët që shkatërroi një vend strehim aty ku ndërtoi vilën që dhe gënjen që nuk është e tija, vend strehimi është pronë e ministrisë së mbrojtjes dhe ky duhet të paguaj deri në fund me vlerën e tregut të sotëm për atë shkatërrim të pronës shtetërore. Gjyqtari i Vlorës nuk do të jetë më në drejtësi, ky ësh një hap i vogël sepse si ky plehra ka shumë në drejtësinë e kalbur Shqipëtare, por dënimi i këtij jep shpresë për një drejtësi më të mirë

    Përgjigju
  • Vlora: 30/12/2019 14:30

    Kujtove se do e kaloje dhe kete rradhe vetingun ! Tani do te te peshtyjme me rradhe ne surrat o fshatar kur te na vish ne lagjen “ Kushtrimi” ne Vlore, te vila jote qe genjen e thua nuk eshte e imja.

    Përgjigju
  • Loni: 30/12/2019 14:26

    Po zonja Bungo qe e kaloi... kpk-ja e hekurt.. hahaha Ketu po mos ishin nderkombetaret do deshtonte komplet dhe ky proces.

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 30/12/2019 13:48

    Nje super hajdut me pak ne sistemin e drejtesise

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë