EKSKLUZIVE/ Njerku dhunon djalin 3-vjeçar, i vogli në gjendje të rëndë: Më rrahu mami dhe babi! 35-vjeçari: Isha në tualet, ra nga divani! (DËSHMIA e nënës)

TIRANË - Një histori makabre është ajo që ka ndodhur në Kamëz më 24 prill, ku një 35-vjeçar akuzohet të ketë keqtrajtuar duke bërë të përfundojë në spital me fraktura të rënda, djalin 3-vjeçar të bashkëjetueses me të cilën ishte njohur prej 1 viti. Alfred Kazanxhi këtë të hënë u la në masë arresti me burg nga Gjykata e Tiranës, dhe rrezikon nga 10 deri në 20 vjet nëse akuzat ndaj tij do të faktohen.

Report Televizion disponon ekskluzivisht dëshmitë dhënë nga Kazanxhi dhe nëna e djalit 3-vjeçar, i cili aktualisht ndodhet në spitalin pediatrik në QSUT në gjendje të rëndë me politraumë, hemotoraks bilateral dhe frakturë të brinjëve, ndërsa gjykata ka lejuar nënën që t’i qëndrojë pranë, pasi është edhe 6 muajshe shtatzënë me bashkëjetuesin. 

Vogëlushi është dërguar më 24 prill në orën 12.00 në Spitalin e Traumës nga nëna dhe bashkëjetuesi i saj, ndërsa sipas mjekëve gjendja ishte shumë e rëndë me shenja dhune dhe fraktura në gjithë trupin. Më tej e kanë dërguar për trajtim të specializuar tek pediatria në QSUT, ku ndodhet i shtruar. Sipas mjekëve, fëmija është me aparate të vendosura për monitorimin e oksigjenit dhe frekuencës kardiake.

Nga dëshmia e mjekes që është kujdesur e para për të voglin, 3-vjeçari i është shprehur: Më rrahu mami dhe babi. “Ankohej për dhimbje, kërkonte mamanë e tij dhe qante vazhdimisht”, është shprehur mjekja.

Gruaja, A.Hoxha ndodhej tek fqinjët, ku prej disa muajsh punonte në familjen e tyre për pastrim dhe për t’u kujdesur për vajzën e tyre invalide. Prej dy muajsh, A.Hoxha dhe bashkëjetuesi Alfred Kazanxhi jetonin me qira në një apartament në lagjen “Bulevardi Blu” në Kamëz, ndërsa më herët kishin jetuar në zonën e “Ali Demit” në Tiranë.

“Rreth orës 11:00 kam dalë nga shtëpia dhe kam shkuar të marr bukë dhe qumësht tek furra në institutin bujqësor dhe e lashë fëmijën me bashkëjetuesin. Ndërkohë që po bëja pazarin më ka marrë në telefon Alfredi, ku më tha se djali kishte rënë nga divani dhe nuk merrte dhe nuk jepte dhe menjëherë kam shkuar në banesë dhe sa hyra pashë në mes të dhomës ishin dy bidona me ujë dhe dera ishte e tërhequr por jo e mbyllur me çelës, menjëherë zbrita poshtë dhe pashë se para pallatit kishte një grumbull njerëzisht dhe njëra nga komshiet më tha se kisha djalin aty dhe po e mbante Alfredi në krah dhe e mora menjëherë. Ai vetëm rënkonte. Ka ardhur ambulanca që e ka njoftuar Alfredi dhe bashkë me djalin shkova në spital. Djali kishte hemorragji dhe mpiksje gjaku në kokë.  Kur e pyeta Alfredin çfarë kishte ndodhur më tha se kishte qenë në banjo dhe kur doli kishte parë se djali ishte shtrirë në dysheme dhe pa ndjenja, ku i kishte hequr bluzën dhe i kishte hedhur ujë në trup pasi ai nuk reagonte”, tha A.Hoxha para oficerëve të Policisë Gjyqësore.

Por ky nuk është rasti i parë kur djali ka qenë rëndë, e kur sërish në banesë ka qenë vetëm bashkëjetuesi. A.Hoxha tregon episodin por mohon që Alfred Kazanxhi ta ketë dhunuar të voglin.

“Djali 10 ditë më parë është rrëzuar nga divani duke vrarë kokën dhe e kam çuar në ambulancën e Kamzës ku mjeku e ka vizituar duke thënë se nuk ka problem serioze. Alfredi nuk e ka dhunuar ndonjëherë djalin”, është dëshmia e saj.

Ndërkohë, policia ka marrë në pyetje edhe familjen ku gruaja punonte, duke dhënë më shumë detaje nga ky episod, ku sërish ajo ndodhej duke punuar tek ta.

“Fillimisht kur punonte e merrte edhe djalin me vete, por kur Alfredi ishte kthyer nga Italia e linte në banesë me të. Rreth datës 8 ose 9 prill, gjatë kohës që qëndronte në banesë Alfredi i kishte thënë se djali ishte pa qejf dhe nuk e dinte çfarë kishte. I kishte dërguar foto të djalit, i enjtur dhe i nxirë në pjesën e syve”, tregojnë fqinjët.

Por çfarë ka deklaruar në polici vetë 35-vjeçari i cili u arrestua një ditë pas ngjarjes, më 25 prill nga efektivët e komisariatit numër 5 dhe që sipas autoriteteve rezulton të jetë i dënuar jashtë shtetit.

“Jam njohur me Albën prej 1 viti me një fëmijë dhe pranuan të jetonin bashkë, fillimisht tek “Ali Demi” dhe më tej, rreth dy muaj kishin ardhur në Kamëz.  Kur shkova në banjo, djali ishte i ulur në divan duke parë televizor dhe kur dola e pashë të shtrirë në tapet i shtrirë. I fola dhe nuk reagonte, i hoqa rrobat, e fërkova me ujë dhe thirra të ëmën dhe më pas ambulancën. E mora në krah dhe zbrita poshtë për ta dërguar në spital”, ka dëshmuar 35-vjeçari i cili këtë të hënë në gjykatë ka deklaruar se rezulton i martuar me letra me një grua tjetër.

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lola: 02/05/2020 00:23

    Nuk kam fjale ....Vetem litari do zgjidhte pune , si e jema dhe ky kriminel qe ve dore te nje engjell te vareshin ne mes te Tiranes .Zoti mart hak

    Përgjigju
  • Tani: 28/04/2020 11:06

    Është e trishtë kur shikon nivelin e dhunës në familjen shqiptare. Nuk e di përse i bëjnë këta fëmijë, kur i rrahin barbarisht deri në vdekje dhe atëherë kur nuk i rrahin përdorin shantazhe psikologjike të niveleve të paimagjinueshme. Dje pamë një tjetër rast kur prindërit shfrytëzonin për prostitucion vajzën e tyre të mitur... Çfarë janë këta prindër që i lindin fëmijët që t'i shndërrojnë në skllevër të mirëqenies së tyre ekonomike?! Çfarë janë këta prindër me shpirt kaq të ligë dhe mendje thuajse të sëmurë dhe perverse se nuk janë një e dy, por janë shumë të përhapur në shoqërinë tonë?! Çfarë i shndërron këto qenie njerëzore në monstra: mungesa e dashurisë që fëmijë nga prindërit e tyre, abuzimi, keqtrajtimi dhe dhuna që ata kanë ushtruar mbi ta...? Por, në rastet kur këto kanë munguar, çfarë i shndërron këta njerëz në dhunues kaq të egër? A arrijnë ta kuptojnë vetveten se nga iu buron kjo dhunë kaq e lartë? Si mund të ndjehesh mirë shpirtërisht kur ke thyer brinjët e fëmjës vetëm 3-vjeç? Mendon se ke çliruar energjinë negative që se kupton si të grumbullohet deri në një nivel të paimagjinueshëm, aq sa ti nuk njeh më vetevten? Po shko në palestër dhe godit thesin e boksit, që këtë energji ta kanalizosh në formë pozitive... Nuk ke lekë për palestër, po futja vrapit në natyrë për nja dy orë dhe do ta shikosh si kjo energji zhduket...Ah, ndjehesh mirë kur këtë energji negative e zbras vetëm mbi një qenie njerëzore, madje dhe 3 vjeçare ? Se vetëm ky proçes goditje mbi mish njerëzor të kënaq plotësisht?! Atëherë, ky sadizëm kërkon mjekim psikiatrik, brenda ambienteve të burgut të domosodshëm për monstra të tilla... Shoqëria shqiptare ka nevojë më shumë se kurrë jo për psikologë, por për psikiatër ..për kurim dhe ndërgjegjësim të shoqëruar me ndëshkim ligjor mbi këto fenomene. Nuk zhvillohet dhe civilizohet dot një komb, nëse bërthama familjare ngrihet mbi shtyllat e dhunës arkaike..

    Përgjigju
  • Iris: 28/04/2020 01:18

    Kriminalistika duhet te hetoje plaget dhe gjurmet e hematomave per te pare ne se jane bere nga rezim i rastesishem apo me qellim si dhe duhet pare nese plaget e dyta kane qene ne te njejtat vende ku ishin hematomat e incidentit te pare .Duhet pare nese per incidentin e pare jane bere grafi nga mjeket e nese jane fotografuar hematomat e para.

    Përgjigju
  • Gjykatesi: 28/04/2020 00:53

    Te me falin te gjithe komentuesit edhe lexuesit per tonin e ashper por ketij qelbesire njeri une i uroj vdekjen, vdekjen me tortura cnjerezore nga te burgosurit e tjere. Me cfare guximi e prek nje femije more ndyresire? A preken femijet? Kur pashe fotot e atij engjelli ne spital mu rrenqeth trupi. Ketij kanceri njeri as gjyq nuk do I beja por do mblidhja 10 te forte te burgut e do jua beja peshqesh...Zot ndihmo femijen dhe permend edhe mamane e femijes se nuk e di si ka jetuar me nje shtaze te tille..

    Përgjigju
  • Robshi: 27/04/2020 23:16

    O monster o ishalla bie dhe ti nga divani kur te jesh ne burg...

    Përgjigju
  • JURISTI: 27/04/2020 21:50

    Ne kete vend ka mbaruar gjithecka , mjere ata qe zbatojne ligjin , ka qene dhe me pare te mjeku i goditur ne koke dhe mjeku nuk e ka denoncuar goditjen .NJe forme dhune eshte dhe neglizhenca ndaj te miturit .Bejne mire ato shtete qe ja u marin femijet prinderve dhunues dhe neglizhent . Po baba natyral ka ky femije , i thote baba ketij plehre . Do na mbushi mendjen ra nga krevati dhe theu tre brinje , po nuk kane faj keta , ne nje shtet ku nuk ka gjykata dhe ata qe jane jane te koruptuar . Do kaloj dhe ky rast si ai i asaj vajzes 16 vjecare ne Sarande qe vdiq gjate abordit dhe ekspertet bene ekspertize te rreme . Gjithollogu eshte i zene me fb, mos e shqetesoni me te tilla lajme .

    Përgjigju
  • Drejtesi: 27/04/2020 16:31

    Nese eshte e vertete qe e ka rrahur , O ZOTI GJYKATES MOS KI MESHIRE. Ai qe e ben kete makabritet nuk duhet te jete i lire perjetesisht. Mos ki meshire , per hir te te gjithe femijeve te botes

    Përgjigju
  • Faik: 27/04/2020 16:10

    SHK******* MOTRËN dhe ROBTË këtij FUNDËRRINE dhe KRRIMINELI !!! MOS e dërgoni në BURG P*** ROBIN , por FUTENI në LITAR para SHESHIT SKËRDËBEJ , në qoftëse është e vërtetë KRIMI !! NUK ka JUSTIFIKIME edhe sikur FËMIJA të Shpëtoj , me atë që ka bërë ky SHTAZË e NDYRË dhe e URRYER !!!! FUTENI në LITAR SURRATIN E PËSHTIRĒ dhe të NEVERITUR të këtij BANDITI dhe KRRIMINELI GJAKFTOHTË , sepse nga NJERËZ si ky , NUK pret asgjë tjetër përveç KRIMEVE !!!

    Përgjigju
  • Lari: 27/04/2020 15:31

    Nuk kan nja 1 meter zinxhir ne shqiperi me e lidh prej qafe ene me e var mu ke sheshi ta shofin te gjithe e ti bohet mesim te tjerve se atje nuk o rasti i pare dhe i funit

    Përgjigju
  • Tmerr: 27/04/2020 14:17

    Po si rrihet barbarisht femija 3 vjec mor shtaze?

    Përgjigju
  • Loran: 27/04/2020 13:20

    Ku gabel qe rreh fmit duet var ne litar

    Përgjigju
  • Dhimbje per vogelushin: 27/04/2020 13:15

    Cdo femije we vjen ne bote eshte dhurate e Zotit per token, per njerezimin. Fatkeqesi qe jepet mundesia e prinderit disa ordinereve dhe krimineleve , si nena ashtu dhe njerku kriminel dhe maskara. Burg 20 vjet me e pakta per kete kafshe, dhe me pune te detyruar edhe ne burg , dhe me leket e punes se tij te mbahet femija nese Zoti do ta shpetoj!!! Kur ka zemer dhe ve dore je menyre shtazarake mbi një foshnje ky i cmendur mund te bej cdo Krim.. Burg dhe pune deri sa ti thyhet kurrizi qe shoqeria mos paguaj burgun e ketyre krimineleve...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?