Njerku i dhunoi fëmijën, babai biologjik për Report Tv: Gruaja ishte problematike,rrihte dhe djalin tjetër

TIRANE-Sapo është njoftuar për lajmin e trishtë babai biologjik i 3-vjeçarit që u dhunua nga njerku dhe nëna në Kamëz ka shkuar me shpejtësi te spitali pediatrik në QSUT për të mësuar mbi gjendjen shëndetësore të djalit. Bashkë me të, janë edhe hallat e djalit.

Gazetarja e Report Tv, Doris Sallaku rrëfeu në emisionin Repolitix se kontaktoi me babanë e djalit, i cili tregoi se me ish-gruan, A.Hoxha kanë edhe një tjetër fëmijë 5 -vjeç, por që pavarësisht vendimit të gjyaktës për kujdestarinë, nuk ka pranuar që të qëndrojë me të ëmën në Kamëz duke u bashkuar me të atin në Fier.

"Djali tjetër nuk qëndroi me nënën, pasi e rrihte" tha ai. Sipas tij, ish-bashkëshortja është një person problematik. Ai thotë se gjykata i ka dhënë kujdestarinë e dy fëmijëve ish-gruas, por me ngjarjet e fundit që kanë ndodhur do të kërkojë nga drejtësia që të rishikohet vendimi për të rimarrë edhe djalin tjetër, që u dhunua.

Edhe dy hallat e djalit janë shprehur se kunata ka qenë person problematik dhe se kanë pasur edhe histori të dhunës dhe tani ia kanë lënë çështjen drejtësisë. Aktualisht fëmija ndodhet në reanimacion në gjendje më të stabilizuar, por nuk ka përmirësim të dukshëm. Mjekët janë shprehur se ditët në vijim janë vendimtare.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Qeveria ngre Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike! I propozon kryeministrit shpalljen e krizës dhe masat emergjente

Qeveria ngre Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike! I propozon kryeministrit shpalljen e krizës dhe masat emergjente