Ekskluzive/Prokuroria:Ja çfarë
iu gjet 'killerit' grek të Kasmit

Ekskluzive/Prokuroria:Ja çfarë<br />iu gjet 'killerit' grek të Kasmit<br /><br>
Report Tv ka zbardhur detaje të reja lidhur me vrasjen e shtetasit Devi Kasmi, pak ditë më parë në Tiranë, atentati që tronditi kryeqytetin nga një grup i strukturuar kriminal.

Kasmi u ekzekutua me disa plumba nga vrasësi grek me pagesë, Efthymiou Efthymious, ndërsa sot Report Tv ka siguruar proces-verbalin e Prokurorisë, ku tregon gjithçka i është sekuestruar vrasësit. 

Nga dokumenti i siguruar ekskluzivisht nga Report Tv shihet se 41-vjeçarit grek i janë sekuestruar një shumë parash, prej rreth 2 mijë euro, 365 mijë lekë te vjetra, pasaportë greke me emrin e tij, patentë greke, celular, kartë debiti, etj. 

cfare ju sekuestrua grekut vrasja kasmi
(Proces-verbali që tregon se çfarë iu sekuestrua shtetasit grek)

Grupi kriminal që ekzekutoi Kasmin u zbulua nga policia pak ditë pas atentatit, ku ranë në pranga greku dhe tre persona të tjerë, bashkëpunëtorë në vrasje, ndërsa u shpall në kërkim 'koka' e bandës kriminale, shtetasi Altin Aurel Hoxhallari.

Të arrestuarit
Elton Halipaj, 36 vjeç, lindur në Skrapar e banues në Tiranë
Efthymiou Efthymious, 41 vjeç, lindur e banues Arta Greqi
Malvin Dinellari, 30 vjeç, lindur në Korçë e banues në Tiranë
Elton Hoxhallari, 36 vjeç, lindur e banues në Tiranë

Në kërkim
(Altin) Aurel Hoxhallari, 41 vjeç, lindur e banues Tiranë

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë