Ekskluzive/ Sherri për dy karrige, viktima Gledis Kraja gjeti armën dhe ia dha Smakajt, i cili më pas e ekzekutoi gabimisht

Konflikti për dy karrige ka sjellë vrasjen e Gledis Krajës në Shkodër, ish-futbollistit të ekipit të Vllaznisë në këtë qytet. Përleshja mes grupit të puntorëve të kompanisë imobilare “Brixhoer” dhe grupit të shokëve të Sebastian Smakaj, ka ndodhur që në momentin e parë kur punëtorët kanë shkuar në banesën e Smakaj, për të dorëzuar disa mobilje të porositura.

Sherri fillimisht ka nisur për parkimin e makinës dhe më pas është përshkallëzuar pas konstatimit, se grupi i punëtorëve kishte dorëzuar porosinë e parregullt, pasi mungonin dy karrige. Ankesat kanë vijuar dhe në situatën e një sherri të parë, ngjarja u përshkallëzua akoma dhe më tepër kur grupi i punëtorëve shkoi në banesën e Smakajt, për të dorëzuar 2 karriget.

Gjatë kësaj kohe, për ironi të fatit, Gledis Kraja, ka gjetur një armë dhe ja ka dhenë Stjuart Smakaj, i cili nga kati i dytë ka qëlluar plot 18 herë në drejtim të puntorëve, por në fakt 14 plumba kanë goditur shokun e tij të ngushtë Gledis Kraja, i cili ka mbetur i vdekur në vend.

“Shqiptarja.com” zbardh të plotë relacionin e policisë së Shkodrës ku sqarohet e gjithë dinamika e ngjarjes, që solli ekzekutimin pa shkak të ish-futbollistit të Vllaznisë, Gledis Kraja. Për këtë ngjarje momentalisht është arrestuar dhe mbyllur në burg nga gjykata autori i krimit, Stjuart Smakaj. Ndërsa në kërkim vijon të jetë vëllai i tij Sebastian Smakaj dhe babai i dy vëllezërve Halil Smakaj.

Stjuart Smakaj, nuk është një emër i panjohur nga policia e Shkodrës, pasi në vitin 2016 është dënuar me 2 vite burg për goditjen e një efektivi policie, pasi ai po tentonte bashkë me kolegët e tij ta shoqëronte në polici. Stjuart Smakaj, e ka kërcënuar me jetë duke i thënë se: “…jua q…ropt, motrat, unë ju vras të gjithëve, jam nipi i Medi Ivzikut etj..”.

Ky i fundit rezulton të jetë pronari i kompanisë së ndërtimit “Shkodra Invest” dhe një biznesi në Velipojë. Ivziku është dënuar nga gjykata e Shkodrës për vrasjen në 10 maj 2002 të Sandër Gjekës.

“Shqiptarja.com” zbardh të plotë dinamikën e këtij krimi të rëndë, ku pronarja e kompanisë imobilare ka rrëfyer në polici gjithçka ndodhi. Jetmira Kopliku, pronarja e kompanisë së transportit dhe mobilerisë "Brixhoer” ka treguar në polici dinamikën se si ndodhi konflikti që më pas solli vrasjen e e Gledis Krajës.

Dëshmitarja ka treguar se bashkëjeton me Ernis Kallafin, me të cilin punojnë së bashku në kompani ku tregtojnë mobilje të ndryshme, të cilat shpesh herë i marrin të gatshme dhe më pas i montojnë tek klientët. Ditën e ngjarjes në 17 gusht 2020, sipas dëshmitares, Ernisi kishte një montim në zonën e Ishull Lezhës, për këtë arsye porositë i ndanë në dy makina.

Ernisi ka qëndruar në Ishull Lezhë bashkë me një nga punëtorët tanë, Denis Halili, me një makinë “Toyota” të marrë me qira. Pasi kanë përfunduar punë po në datën 17 gusht janë nisur së bashku Ernisi dhe Denisi për të ardhur në qytetin e Shkodrës, për të bërë dorëzimet e mobiljeve pasi një nga porositë ishte në zonën Qafëardhi.

Ernis Kallafi, i ka telefonuar klientit Sebastian Smakaj, për të konfirmuar marrjen e porosisë dhe pak minuta më vonë i ka telefonuar vëllai i bashkëjetueses, Gersi, për të saktësuar adresën e vendndodhjen e banesës. Gjatë bisedës telefonike, Sebastian Smakaj i thotë që ishte tek hyrja e pallatit sepse sapo ishte kthyer nga xhamija.

 

Më pas kanë shkuar në adresën “Qafëardhi” Danjel Matlija rreth orës 19:00, kanë parkuar makinën pak metra në lagje e më pas, Ardiani, shoferi i kësaj makine së bashku me Gersin, kanë zbritur nga makina për të bërë dorëzimin e porosisë, tek banesa e Sebastian Smakaj.

E teksa kanë parkuar makinën shoferi Ardiani, ka marrë kutin e parë dhe nga larg, Jetmira ka dëgjuar një zhurmë se po debatonin njëri me tjetrin, klienti Sebastian Smakaj me shoferin e tyre. Në ato momente afrohet vëllai i Jetmirës, Gersi Kopliku me qëllim që të mos debatonin me njëri-tjetrin e mos krijonin incidente.

Afër vendit të konfliktit është afruar dhe Jetmira Kopliku, e cila është munduar ti qetësonte pavarësisht se nuk dinte se çfarë kishte ndodhur mes tyre. Jetmira Kopliku, i është prezantuar klientit Sebastian Smakaj, duke I thënë se jam përfaqësuesja e mallit dhe e ka pyetur Sebastianin nëse kishte dëshirë të merrte mallin apo jo.

Sebastiani ka pranuar e ka marrë mallin, një mobilje tualeti dhe karrige dhe më pas ka bërë pagesën e mallit që morën në ato moment. Njëri nga të pranishmit që ishte në tavolinë me klientin Sebastian Smakaj është ngritur nga tavolina dhe i ka thënë Sebastian Smakaj, eja  ta kapim zotërinë, “Ardianin shoferin”  dhe ta rrahim.

Në ato momente Jetmira Kopliku, ka ndërhyrë dhe iu ka thënë Ardiani është punëtori im dhe është në besën time, duke i kërkuar edhe një herë tjetër të rinjve se cfarë kishte ndodhur pasi ata ishin debatuar për motive të dobëta. Duke qënë në këto kushte shumë të vështira Jetmira, është munduar për ti qetësuar dhe ja ka arritur qëllimit për momentin, por gabimisht ajo kishte harruar ti jepnin dy karrig, klientit Sebastian Smakaj.

Më pas janë larguar nga vendi ku çuan mallin nga lagjia “Qafëardhi” dhe Jetmira, ka shkuar në shtëpinë e saj, ndërsa puntorët vazhduan shpërndarjen e mobiljeve në vendet dhe adresat e përcaktuara kohë më parë. Pas 30-minutash klienti i lagjes  “Qafëardhis”, Sebastian Smakaj, i ka telefonuar vëllait të Jetmirës Gersi Koplikut, për karriget dhe Gersit i thotë me shumë mirësjellje Sebastian Smakatj, se karriget qe ne kishim harruar për t’ja lënë më parë, po ja u sjellim tani.

Më pas Ardiani shoferi, së bashku me Gersin rikthehen përsëri në “Qafëardhi” për të dorëzuar dy karriget të cilat nuk i kishin lënë më parë. Gjatë kësaj kohe, Ardiani qëndron në vendin e shoferit ndërsa Gersi, ka marrë dy karriget për ti çuar tek klienti i “Qafëardhis” Sebastian Smakaj.

Ndërsa Jetmira Koplikun, e ka telefonuar vëllai i saj Gersi Kopliku, të cilës i ka thënë “…plasi grushti midis djemve që ishin me klientin Sebastian Smakaj dhe Ardianit…”.

Realisht Ardiani, shoferi ka qëndruar në makinë dhe nuk e ka hapur derën e makinës por thjesht janë afruar djemtë e ri njëri pas tjetrit dhe kanë filluar duke i rënë shoferit dhe makinës, duke qenë në këto kushte, vëllai Gersi është afruar dhe i ka ndarë dhe as një nga djemtë nuk e kanë goditur Gersin.

Në atë kohë shoferi Ardiani është larguar me makinë, ndërsa Gersi është larguar në këmbë. Pasi janë larguar nga banesa e Sebastian Smakaj dhe janë takuar të gjithë së bashku tek bar-7 në Xhabiaj, ngjitur me “Zig-Zak shop” por pa praninë e shoferit Ardianit, e Gersin, Denisi, dhe Ernisi pasi janë ulur në lokal tek “bar-7”, po diskutonin se çfarë kishte ndodhur.

Më pas kanë konstatuar dhe kamionin, i cili ishte i dëmtuar nga grushtet dhe Ernisi me Denisin vendosën qe t'i hypin makinës me qira dhe të shkonin, e ti takonin këta zotërinj që kishin rrahur Ardianin. Kur kanë shkuar për ti takuar në “Qafëardhi”, në ato momente, sipas dëshmitares Kopliku ka ndodhur e gjithë ngjarja.

Njëri nga personat që ishte me Sebastianin ose vetë Sebastiani i vendos pistoletën në kokë bashkëjetuesit të Jetmirës, Ernis Kullafit dhe e ka shkrep pistoletën në atë kohë.

Arma e zjarrit pistoletë është bllokuar dhe nuk nxori plumbin nga tyta për arsye se është bllokuar. Më pas me pjesën e fundit të armës së zjarrit, personi shok apo i afërm i Sebastianit apo Sebastiani vetë, ka qëlluar Ernisin në anën e majtë të veshit.

Më tej konflikti ka vijuar kur një person nga kati i dytë i një pallati, nga e njëjta hyrje pallati, ku kishin çuar porosinë më parë tek klienti Sebastian Smakaj, vëllai i Sebastjanit, Stjuart Smakaj, ka dalë me një armë zjarri në dore dhe ka qëlluar në drejtim e personave që ju kanë dërguar mobiljet, pra në drejtim të Denis Halilit, Gersi Koplikut dhe Ernis Kullafit, me qëllim për ti vrarë apo trembur ata.

Dhe plumbat kanë kapur një person tjetër, i cili ka qenë shok me autorët e ngjarjes, Gledis Krajës, i cili u godit nga breshëria e armës së zjarrit nga kati i dytë dhe nga banesa e Sebastian Smakaj.

Më pas nga breshëria e plumbave ka gjetur vdekjen Gledis Kraja. Për ironi të fatit, sipas deklarimit të Stjuart Smakaj, armën e krimit e kishte gjetur vetë viktima Gledis Kraja, të cilën ja kishte dhënë Smakajt.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rondi: 21/08/2020 23:28

    do ju lutesha komentuesve te kene me respekt per kafshet.ato nuk bejne idiotesira.keta djem gjeten ate qe po kerkonin.ta po ja shofin sherrin sherrit...

    Përgjigju
  • Ilo: 21/08/2020 19:19

    Iku per shkak se shoqeria e tij ishin plehra te droguar dhe ajoma nuk kane kuptuar se sa vlera ka jeta. Po te jem si familja Kraja vetem vetgjyqesia ben pune me keta familje laperash.

    Përgjigju
  • Toni: 21/08/2020 18:56

    Histori shpellarësh që na shkokan edhe në xhami! Një garip në varr dhe një hajvan në burg! Bravo idiota!

    Përgjigju
  • Trump: 21/08/2020 18:31

    Iku ne lule te jetes, per dy karrike. Hajvane.

    Përgjigju
  • Free: 21/08/2020 17:37

    O Enver cohu se u vran maloket. Nuk gjen dot kafsha arsyetim ktu jo mo robi, nejse kta jan jasht sistemit. Dikush do e nente drame te tipit Eskili kte.

    Përgjigju
  • Gardiani: 21/08/2020 17:16

    Vetem ta shikonit si qante ne sallen e gjygjit, gjynah per viktimen se mosh e re, po ky tjetri e hangri qafen e pates njihere e mire, legen kret tashpo e bajn ne burg se vetem qan....

    Përgjigju
  • Stefan: 21/08/2020 17:03

    O Sander Lleshi, kapeni edhe ate surrat qenin qe ka ikur. Me mire fare rrasini nje plumb te shkoje ne xhenet e mos na sillet rrotull. Na mbyten qent e rrugave. Ai kafsha tjeter qe esht ne burg duhej lene sakat qe kur ka kercenuar policet me vrasje. Horri vogel.

    Përgjigju
  • Mankth: 21/08/2020 15:13

    Te tentosh te vrasesh nje punetor per dy karrige????

    Përgjigju
  • Ku po vemi: 21/08/2020 15:00

    Tani çfarë drejtimi do marr shoqëria Shqiptare? Se ne po vazhduam kështu do zhdukemi fare si komb,vrasje perdite!! Gjithe kjo dhunë pa asnjë motiv është çmenduri, edhe kafsha që është kafsh të sulmon vetëm për tu ushqyer!Qëkemi të semur psiqik komplet si popull

    Përgjigju
  • Inatçori: 21/08/2020 14:41

    .....po këta për çfarë shkuan prap në Qafëardhi?! Nejse, nuk qitet arma per kësi arsyesh

    Përgjigju
    • Shkoder: 21/08/2020 17:53

      Personat e vetem we duhet te jen ne burg duhet me ken pronart e mobiljeve ae shkuan me provoku e shkaktu ngaterresa duke i kercenuar

    • Shoku: 21/08/2020 15:38

      Shkuan per te ngrene Qafen e Pates

  • Çeçenia qeneria: 21/08/2020 14:29

    Fara e ndyte e maloqerve me gjak anadolli

    Përgjigju
  • mal OK: 21/08/2020 14:24

    Tan e keqja e shqypnis, vjen ka trojet e malsis...mbajeni ment mire!

    Përgjigju
    • Ton Ton: 21/08/2020 15:32

      Ke fol si At Fishta

  • Une: 21/08/2020 14:22

    ca po bente viktima po hante fara dhe ashtu pa dashur gjeti nje arme ne toke dhe ja dha shokut qe mendoi dal ti hipi ne kat te dyte ti qelloj??? turp i madh po ja fusin atij qe vdiq, do dalin te gjithe te pafajshem.. mire qe nuk thone qe viktima "gjeti armen" dhe vrau veten pa dashje.

    Përgjigju
    • A. N.: 22/08/2020 01:58

      Viktima i gjeti armen dhe pastaj u vendos pas trajektores se plumbave.

  • shakatori: 21/08/2020 14:06

    si shtihet me arme per idiotesira te tilla, pse me shave ose per dy karrige. cfare kafsherie. ne shqiperi ka shum psikopat qe nuk dine te sillen ne shoqeri, mendojne qe vetem ata ekzistojne dhe po iu prish qejfi mund te vrasin. U shofshin nga faqa tokes keta shpellar.

    Përgjigju
  • Edi: 21/08/2020 14:01

    Teksti ka aq shume gabime sa mezi e lexova. Sa per ngjarjen, nuk paskan fund keto lloje njerezish...

    Përgjigju
  • Dnsh: 21/08/2020 13:40

    Spellare qe nuk behen njerez.Sherr per dy karrige. Shqiperia nuk behet me kta. Kta duheshin lene ne maje te malit me arushat. Kafshet nuk rrine me njerezit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë