Gjykata e Shkodrës ka dhënë sot masën arrest me burg për Stjuart Smakajn autorin e vrasjes së Gledis Krajës dy ditë më parë. Smakaj sot përballë togave të zeza nuk e ka mbajtur dot vetën dhe ka shpërthyer në lot pasi siç është mësuar vrasja ka qenë aksidentale, pasi Gledis Kraja ishte shoku i ngushtë i 23-vjeçarit. Ai thjeshtë ka pranuar se ësht autori i kësaj ngjarje.

Stjuarti ka qëlluar 14 herë mbli Gledisin me kallashnikov, ndërsa në momentin e vrasjes ka qenë së bashku me të vëllanë, Sebastianin. Objektivi i Stjuartit ka qenë pronari i një mobilerie, Denis Halili, më të cilin ka patur një konflikt të çastit dhe që tregoi se si i shpëtoi plumbave.

Gjatë seancës në gjykatë Stjuarti ka qëndruar gjatë gjithë kohës me kokën ulur, ndërsa nuk ka mbajtur dot lotët. Ai nuk ka thënë asnjë fjalë për ngjarjen pasi e ka patur të pamundur, ndërsa avokati i tij, Elvis Alidodaj është shprehur:

"Ka qenë ngjarje aksidentale, pasi Stjuarti me Gledisin kanë qenë shokë të ngushtë."

Sakaq i vëllai i Stjuartit, Sebastiani, është ende në kërkim dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Në gjykata, ashtu si edhe për detajet e tjera, Stjuarti nuk ka folur asnjë fjalë për të vëllanë, pasi gjendja e tij ka qenë mjaft e rënduar psikologjikisht. 

1597916634_smakaj.jpg

Viktima Gledis Kraja dhe autori i dyshuar Stjuart Smakaj