Ekskluzive/ Shkëlzen Berisha në
prokurori, fshihet në makinën e Patozit

TIRANE - Në korridoret e Prokurorisë së Tiranës gjatë ditës së sotme qarkullonte lajmi se Shkëlzen Berisha do të shkonte të dëshmonte në prokurori në cilësinë e personit qe deklaron ne rrethana te dobishme. Siç edhe Report TV raportoi ekskluzivisht javën e shkuar Shkëlzen Berisha ka marrë një flet thirrje për të dëshmuar në lidhje me privatizimin e OSSH nga kompania CEZ.

Ajo që nuk dihej ishte dita e marrjes në pyetje. Supozohej që Shkëlzen Berisha të paraqitej mesditën e kësaj të enjte, por pas një dakortësie me prokurorët për të qëndruar larg syve të publikut dhe interesit të madh të medias, është rënë dakord që ai të dëshmonte në mbrëmje. Burime të mirë informuara i thanë Report TV se marrja në pyetje nga prokurori çështjes ka ndodhur mbrëmjen e të enjtes.

Besohet se Shkëlzen Berisha ka mbërritur në prokurorinë e Tiranës rreth orës 18:00, jashtë orarit zyrtar.  Pikërisht në këtë orar siç shikohen nga këto pamje filmike, Report TV ka mundur të identifikojë zyrën e prokurorit Ardian Braho në katin e pestë të Prokurorisë me drita të ndezura. Fakt i cili sugjeron se diçka po ndodhte në atë zyrë, atë orë, kur të gjitha dritat e zyrave të tjera ishin të fikura. Por fshehtësia e plotë dhe misteri që rrethon marrjen në pyetje të Shkëlzen Berishës, shtohet edhe më shumë se kush e largoi me një makinë, nga Prokuroria pasi mbaroi rrëfimin e tij përpara prokurorëve.

Pamjet ekskluzive të Report TV kanë fiksuar këtë makinë tip BMW me xhama të errët, që hyn për pak minuta në prokurorinë e Tiranës dhe del menjëherë.
Nga verifikimi targës rezulton se kjo makinë është në pronësi të ish-deputetit demokrat Astrit Patozi. Por çfarë donte kjo makinë në Prokurorinë e Tiranës jashtë orarit zyrtar? Aq më tepër një makinë private me xhama të errët në rrethimin e brendshëm të Prokurorisë së Tiranës. 

Një leje e tillë që makina me xhama të zi të futen në perimetrin e Prokurorisë jepet në ato raste kur ka për të dëshmuar ndonjë person i rëndësishëm. Me sa duket këtë status prokurorët ia kanë lejuar Shkëlzen Berishës. I kontaktuar me telefon nga Report TV zoti Patozi deklaroi se gjatë të gjithë ditës së sotme makinën nuk e ka lëvizur nga parkimi familjes. Ndërsa pamjet e Report TV tregojnë të kundërtën. 

Shkëlzeni e konfirmon: Ja dëshmia ime në Prokurori
Shkëlzen Berisha ka reaguar dje vonë në mbrëmje për vajtjen e tij në Prokurori, duke konfirmuar lajmin e thënë ekskluzivisht fillimisht nga Report TV. Djali I ish-kryeministrit është shprehur I bindur se ky proces hetimor ndaj tij do dështoi si i mëparshmi. Shkëlzen Berisha ka akuzuar kryeministrin Rama si personin që fshihet pas hetimit që bëhet ndaj tij, pasi sipas Berishës me këtë mënyrë do të largojë vëmendjen nga skandalet e tij.

Postimi i plotë:
"Post flluske-thirrjes
Ndonese deshtoi me turp per t’I ofruar publikut qofte dhe nje fakt te vetem qe me lidh mua, aktivitetin tim, kontaktet ose te ardhurat e mia me privatizimin e OSSH. Edi Rama, kryegjykatesi dhe kryeprokurori I ri I Shqiperise, ne pamundesi per te gjetur, nje prokuror, gjykates apo dhe agjensi shteterore qe do merrte persiper te bente nje kallezim pa prova e fakte, u detyrua t’ja servirte kete corbe, te vetmes specie, qe mund ta gelltiste. Tualetit te tij parlamentar.
 
Me gjithe presionin politik, prokuroria nuk pati asnje rruge pervec se ta pushonte kallezimin ne fjale.   genjeshtra per gjoja nje premtim takim qe dy persona pa asnje lidhje me mua, I benin njeri tjetrit, doli se ishte bere plot 9 muaj pas perfundimit te procesit te privatizimit, qe do te thote qe ky takim (qe nuk ka ndodhur kurre) nuk kish se per cfare te ndikonte.
 
Por menjehere pas shpalljes kryeprokuror dhe kryegjykates I perkoheshem I Shqiperise, Edi Rama, dergoi nje flluske thirrje te re, me shpresen se do mund ta perdore si gjethe fiku per te mbuluar lakuriqesine e tij, te damkosur nga skandalet, vjedhjet, korrupsioni dhe droga.
 
Pavaresisht instrumentalizmit politik dhe mungeses absolute te fakteve. Njelloj sic kam vepruar 4 here pergjate teatrit te komisionit hetimor. Si qytetar dhe ne respekt te ligjit,  I jam pergjigjur flluske-thirrjes se fabrikuar nga kryeprokurori I narkoshtetit per te dhene te njejtat pergjigje qe kam dhene para medias sa here qe kam dale nga komisioni. - Qe aktiviteti im, te ardhurat e mia, puna dhe veprimtaria ime, nuk kane asnje lidhje me privatizimin e OSSH.
 
Per ta provuar kete te vertete ne rruge ligjore, kam ngritur padi penale per shpifje ndaj Tualetit dhe Urithit te Rames.
 
Por kryeprokurorit te Surrelit nuk I duhet e verteta por shashka dhe tym per te mbuluar skandalet e tij.
 
I kapur nga paniku Rama shpreson te mbuloje 650 milione euro qe sipas KLSH ka vjedhur nga parate e shqiptareve gjate divorcit te “mjaltit” me CEZ.  
 
Provon te mbuloje skandalet qindra miliona euro koncesione qe ka shperndare pa asnje kriter tek kompani fantazem pas se cilave qendrojne, miqte dhe ortaket qe plackisin taksat e shqiptareve se bashku me te.
 
Kerkon te mbuloje pallatet pa fature dhe bankat me pronare anonim te kthyera ne lavatrice parash te pista nga “nusja” e shtepise.
 
Tenton te mbuloje diamantet dhe miliona euro te perdorura per blerje votash, qe ai dhe ministri I tij sigurojne, duke u lene trafikanteve peng makinat dhe vellezerit si garanci per paprekshmerine e droges qe trafikojne.
 
Por numerimi mbrapsht ka filluar dhe nuk do te jete e larget dita kur kryeprokurori dhe kryegjykatesi I perkohshem, do lere rehatine sarajeve te Surrelit, per te ndare fatin e dhomen me marionetat e zullumeve te tij".

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen