Ekskluzive/Shtëpia e “vdekjes” në
Mëzez,Hoxhallari armë në mure

Ekskluzive/Shtëpia e “vdekjes” në<br />Mëzez,Hoxhallari armë në mure<br>
Jo vetëm që është përdorur për të organizuar vrasjen e Devi Kasmit, por vila e Aurel Hoxhallarit në Mezëz të Tiranës dyshohet se është pikënisje edhe për një sërë krimesh të tjera të pazbardhura në Tiranë, Vlorë dhe Durrës. Burime nga Policia thanë për Report TV se brenda mureve të vilës së Hoxhallarit janë gjetur edhe armë të sofistikuara.

Në pamje të parë duket një shtëpi e mirë rregulluar në mes të një zone të banuar pak kilometra në dalje të Tiranës që nuk krijonte as më të voglin dyshim se atje zhvillohej aktivitet kriminal.

Bëhet fjalë për këtë shtëpi që përdorej nga grupi kriminal i Aurel Hoxhallarit, të arrestuar nën dyshimin se organizuan një dhe ekzekutuan një plan deri diku perfekt në ekzekutimin e Davi Kasmit.

Por Report TV ka zbuluar detaje të reja të cilat sugjerojnë se kjo shtëpi ishte piknisja e thurjes së planeve të   disa veprave të rënda kriminale kohët e fundit.

Një burim policor e quajti  atë si “shtëpinë e vdekjes” kjo pasi nga këtu dyshohet se e kanë zanafillën disa atentate të ndodhura jo vetëm në Tiranë por edhe në qytete të tjera kryesisht në Tiranë, Vlorë dhe Durrës.

Në kushtet e anonimatit burimi policor tregon për interesin e madh që ka kjo shtëpi në hetimin e vrasjes së Kasmit por edhe për ngjarje të tjera.

Brenda kësaj banese Policia ka zhveshur muret dhe tavanin ku ka gjetur armë të sofistikuara. Armët ishin fshehur në tavanin e shtëpisë së Aurel Hoxhallari, por edhe në disa vende të fshehta të future mes mureve.

Gjithashtu burime policore thanë për Report Tv se ekspertët po kqyrin gjurmët e gjetura në këto armë. Kjo për faktin se ato dyshohen se mund të jenë përdorur në disa ngjarje të pazbardhura vitet e fundit, ku përfshihet Tirana, Vlora dhe Durrësi. Disë nga atnetatet që kanë tronditur këto qytete, dyshohet se janë kryer nga armët që ndodhen brenda kësaj banese, por Policia po punon për gjetjen e gjurmëve.

Gjithashtu burimet sqarojnë se brenda kësaj shtëpie dyshohen edhe se janë mbajtur persona peng. Kjo për faktin se janë gjetur disa gjurmë, duke i krijuar dyshimet hetuesve se banesa është përdorur edhe për pengmarrje.

s.k/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë