Trafik droge me kamionë nga Shqipëria në Greqi, Report TV zbardh pjesë nga përgjimet e dosjes "Coast to Coast"

Janë 105 faqe të dosjes hetimore të operacionit “Coast to coast” në kuadër të të cilit u arrestuan 20 persona ndërsa një tjetër u shpall në kërkim. Mes të arrestuarve është edhe një polic i kufirit në Shkodër, Marash Gjoni. 

Në të përfshihen dhjetëra biseda të transkriptuara mes anëtarëve të strukturuar të grupit kriminal. Grupi sipas SPAK drejtohej nga Endrit Bakiu ndërsa pjesa tjetër e të arrestuarve kanë pasur rolin e transportuesve dhe të shpërndarësve të lëndës narkotike.

Report TV siguron fragmente nga përgjimet që janë në dosje. Bëhet fjalë për një bisedë mes Shpetim Pjeshkës dhe Artan Agalliut, të dy të arrestuar, teksa bisedojnë në kamion me Artur Sulaj edhe ky i arrestuar. 

Nga hetimet rezulton se nga data 03 maj 2021 deri me datë 11 maj 2021, anëtaret e këtij grupi kriminal, shtetasit Artur Sulaj, Jani Cavo, Artan Agalliu, Shpetim Pjeshka, Sonila Sula dhe persona të tjerë ende të pa identifikuar, kanë organizuar trafikimin e një sasie lende narkotike nga Shqipëria drejt Greqisë dhe kanë sjellë një sasi parash rreth 15.000 euro.

Ngarkesa duket se është vonuar për të mbërritur në destinacion dhe në pjesën e përgjimeve siguruar nga Report TV janë bisedat mes anëtarëve të grupit për kohën e mbërritjes.

Pjesë nga përgjimet

Biseda nr. 999, date 06/05/2021, ora 18.49:18, kamioni me targe "A4 933 277, shtetasi Shpëtim Pjeshka, është folësi A dhe shtetasi Artan Agaliu, folësi B, bisedojnë ne kamion me telefon me një shtetas Artur Sulaj, i cili eshtë foleni C, nga përgjimet ambientale rezulton se biseda ka ketë përmbajtje:

(B): He mo? Jo moo e plotesoj orarin, na foli...

(A): Sille mu... he mo?

(C): He mo? Je lodh e?...

(A): Po jo mo nuk jam lodhe po me nxori T, edhe i ka kaluar, me nxori T behu gati...

(C): Eeeeee...

(A): E pra po pranaj
(C) Nuk kuptohet nga zhurma..

(A): Kshu i bën punët ti nxitohesh ti shumë!!!

(C). Nji karte ke ti aty?

(A): Po nji kartë, se po ta kisha do ja fusja do ja q.. e mori ...  ja q... Ja të rrime dhe nja gjysëm ore, e ashtu, se e hoqa unë karten e nisa nga fillimi atë, te shikojmë të plotësohet ky orari

(C): Nuk kuptohet nga zhurma

(A) E dimë, e dimë

(C) Mirë??

(A): Hajde hajde pa merak... (C): Po jo mo se s'janë si këtej

(A): Mire lale, jo mo katër orë katër orë e gjysëm jemi aty ke veni hajt se flasim kur të

mbërrijmë atje!

Biseda tjetër është pas 4 orësh dhe duket që durimi ka nisur të soset 

Biseda nr. 1016, datë 06/05/2021, ora 22:04, kamioni me targë AA 923 22", shtetasi Shpetim Pjeshka, i cili është folësi A, bisedon në kamion me shtetasin Artan Agalliu, i cili është folësi B, nga përgjimi ambiental rezulton se biseda ka këtë përmbajtje.

(A): He mo dhe sa do sa kilometer?

(B) Pfffff na rrujten k** dhe këta o burre!! Ca qenkan këta kshtu?!!!

(A) Eevee? Car thua ở

(B). Jo sduam shume! Prandaj thashe une, nuk duron dot ai 20 minuta, maksimum!! Po lere

i cike lere, tani ndaluam nuk na prish punë

(A) Jooo

(B) Nuk kuptohet nga zhurma e kamionit

(A): Pese e giysem? Do vijë sonte? Për shtatë tetë orë nuk do vijë!!

(B): Po ça të them unë, prandaj thashë këta qenkan vari leshtë o burre!!

-ora 22:07:40;

(A). Kush do shkojë? Ato cunat shkojnë aty?

(B) Jo or Turi me ate Culin

(A) Turi shkoj aty??

Shpëtim Pjeshka u arrestua gati një muaj pas këtij përgjimi, më 2 qershor 2021, në Kakavijë, pasi u kap me 15 kilogramë heroinë.

Pjeshka, i cili drejtonte një kamion, po dilte nga Shqipëria për të hyrë në territorin e Greqisë. Pas kontrollit në vijën e dytë, u evidentua lënda narkotike e fshehur në një vend të përshtatur në pjesën e kroskotit të automjetit.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale 30 pako të mbushura me lëndë narkotike të dyshuar heroinë, me peshë totale 15 kilogramë.

Dokumenti

Nëntë prej anëtarëve të krupit kriminal të goditur së fundi nga SPAK gjatë operacionit “Coast to coast”, janë arrestuar më parë pasi janë kapur me sasi të konsiderueshme lënde narkotike nga viti 2021 në gjashtë episode të ndryshme.

Rrjeti kriminal prej 21 personash u zbulua nga SPAK dhe prokuroria e Firences pas hetimeve mbi ngarkesat me kanabis që vinte nga Siria dhe heroinën që mbërrinte nga Turqia në Itali, duke kaluar përmes Shqipërisë drejt vendeve të BE-së. Kreu i grupit kriminal dyshohet se ishte Endrit Bakiu, i cili ëshë arrestuar në vitin 2021 në Durrës ku iu gjetën 30 kg kanabis në formë çokollate. Gjatë hetimit janë sekuestruar në 8 raste lëndë narkotike të llojit “Kokainë”, “Heroinë”, “Marijuanë”, “Risinë”, “Canabis Sativa”, me një vlerë rreth 2.7 milionë euro. 

Personat ndaj të cilëve SPAK ka lëshuar urdhër-arreste:

Endrit Bakiu

Suko Pajo

Artur Sulaj.

Arian Tola

Fadjon Çami

Viron Lekaj

Artan Agalliu

Shpëtim Pjeshka

Jani Çavo

Kudret Rustemaj

Besnik Ruçi

Pirro Çapi

Jani Meçja

Edmond Kabashi

Tomi Hila

Leonard Nergjoni

Artin Kurti

Astrit Miska

Ervis Çvilo

Marash Gjoni

Sonila Sula (arrest shtëpie)

S.G//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë