SKEDA/ Tetë episodet e kapjes së drogës para operacionit të SPAK! Nga 21 arreste, nëntë u kapën më parë

Nëntë prej anëtarëve të krupit kriminal të goditur së fundi nga SPAK gjatë operacionit “Coast to coast”, janë arrestuar më parë pasi janë kapur me sasi të konsiderueshme lënde narkotike nga viti 2021 në gjashtë episode të ndryshme.

I pari ishte ai 9 shkurtit 2021 në Durrës ku u sekuestruan 30.6 kg marijuanë e presuar në formë çokollate. Në atë kohë u arrestua Endrit Bakiu, një nga personazhet kryesorë të grupit me 77 pako me peshë 30.6 kg.

Kapja e tij u bë pranë mbikalimit të Plepave pas kontrollit të automjetit tip “Porsche” që drejtohej nga Bakiu. Në atë kohë, policia bëri me dije se lënda narkotike nuk ishte prodhuar në Shqipëri, por e trafikuar nga një vend tjetër, që rezulton të jetë Siria. Mbi pakot e lëndës narkotike ishte pikturuar edhe gjethja e kanabisit.

Në vijim një sasi prej 15 kilogramë heroinë u sekuestrua në Kakavijë me 2 qershor, ndërsa në pranga ranë Pirro Çapi dhe Shpëtim Pjeshka. Po në atë muaj, në datën 26 u sekuestruan 17 kg heroinë në Shkodër teksa po transportohej për llogari të grupit kriminal.

Në 3 gusht, po në Shkodër u sekuestruan 14.7 kg kokainë dhe u arrestua Besnik Ruçi. Automjeti tip "Benz" u ndalua në vijën e dytë të kontrollit në pikën e Muriqanit, ndërsa lënda narkotike u gjet e ndarë në pako, në kroskotin e makinës. Më 12 tetor anëtarëve të këtij grupi kriminal iu sekuestruan 67.5 kg kanabis në Maqedorni të Veriut dhe 21 kg kokainë më 16 nëntor 2021 në Itali.

Por, anëtarët e grupi kriminal trafikun e narkotikëve e kanë nisur që më herët, prej rreth 15 vitesh.
 

Në 8 gusht 2020 u arrestua Leonard Nergjoni. Bashkë me një tjetër person ai tentoi të kalojë 32 kg kanabis sativa përmes kufirit të gjelbër nga Librazhdi në Maqedoninë e Veriut. Pasi u pikasën nga policia ata u larguan duke braktisur mjetin dhe drogën, por policia arriti të kapë Nergjonin, ndërsa tjetri u shpall në kërkim.

Në mars 2014 u sekuestruan në Korçë 600 kg kanabis dhe u arrestua Tomi Hila. Gjatë kontrollit në furgon, u gjet lënda narkotike. Edmond Kabashi është arrestuar në 2015-ën në Greqi për transportimin e 240 kilogramë  kanabis të cilat u zbuluan në mjetin që udhëtonte nga Kapshtica drejt Athinës.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë