Gjykata e Lartë ka marrë një vendim, duke u dhënë të drejtë gjyqtarëve të shkallës së parë dhe të Apelit dhe u ka rikthyer pasaportat diplomatike dhe ato të shërbimit. Qeveria ua kishte hequr që nga janari 2020.
Dy vite beteje gjyqësore, shoqata e gjyqtarëve fiton me vendim të gjykatës së lartë të drejtën për tu pajisur me pasaporta diplomatike dhe shërbimi. Qeveria u hoqi atyre në janar 2020 këtë privilegj, ndërsa padia u bë në gjykatë nga shoqata e gjyqtarëve përfaqësuar nga gjyqtari Erion Bani.
Bani njëherazi gjyqtar në gjykatën e posaçme e dërgoi ankimin rekurs në gjykatën e lartë e cila u dha atyre të drejtë. Me këtë vendim pasaportat u rikthehen gjyqtarëve të shkallëve të para dhe apelit në të gjithë vendin.
Gjyqtarët kërkuan konstatimin e cënimit të statusit të gjyqtarit nëpërmjet heqjes së pasaportës së shërbimit me Vendimin e Këshillit të Ministrave të datës 12 qershor 2019, që hyri në fuqi pas 6 muajsh.
Një tjetër argument i gjyqtarëve në këtë padi ishte edhe neni "138" i Kushtetutës ku sipas tyre flet për ta dhe statusin e tyre duke garantuar përfitimet dhe të drejtat që ju rrjedhin nga ky status. Ky vendim i qeverisë preku një sërë kategorish që kishin këto privilegje ndërsa reforma u ndërmor nga Ministria e Jashtme e cila së pari preku targat diplomatike, konsujt e nderit e më pas pasaportat e shërbimit dhe ato diplomatike.
Heqja e pasaportave diplomatike për 350 persona, mes tyre ish-deputetë që u ka mbaruar mandati ose gjyqtarë që nuk kanë kaluar procesin e vettingut, shoqëruesve të zyrtarëve ka qenë një vendim i marrë nga ministri i sapoemëruar atëherë në Punët e Jashtme, Gent Cakaj, vendim që kaloi në Këshillin e Ministrave disa muaj më vonë.
(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
55.4%
-
Jo
31.7%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 621
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Meta kërkon lirimin nga qelia, avokati rekurs në Gjykatën e Lartë: Jemi në prag fushate, s’ka prova për ta mbajtur në burg
17 Janar, 11:59
-
Hetimet për dosjen e SASPAC e çuan në pranga, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Ilir Beqajt për heqjen e masës 'arrest në burg'
15 Janar, 15:02
-
'Plumbi i Artë 2'/ Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-gjyqtares Pajtime Fetahu për masën e parë të arrestit shtëpiak
15 Janar, 14:48
-
Gjykata Kushtetuese/ 13 kandidatë në garë, për postin që lë Holta Zaçajt! Mes tyre anëtarë të organeve të vetingut që u mbaroi mandati në dhjetor (EMRAT)
13 Janar, 14:16
-
Apeli e dënoi me 2.8 vite burg, ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj nga arratia dërgon rekurs në Gjykatën e Lartë
7 Janar, 09:51
-
Kosovë, gjykata urdhëron KQZ të regjistrojë listën serbe
1 Janar, 12:23
-
Sokol Sadushi flet për mandatin e Holta Zaçajt: Nëse s'do kishim shpallur vakancën, do ishim në shkelje të ligjit
30 Dhjetor 2024, 16:22
-
Gjykata e Lartë më 2024, Sadushi: Kemi ulur me 50% stokun e dosjeve, këtë vit u dhanë 7639 vendime! Mbi 74% e rekurseve dështuan, 449 çështje për gjyqtar
30 Dhjetor 2024, 15:49
-
'Bie' Holta Zaçaj, kolegët në Kushtetuese votojnë që mandati t'i përfundojë më 10 mars 2025
23 Dhjetor 2024, 16:04
-
Ish-gjyqtarja Fetahu i kërkon nga qelia Gjykatës së Lartë rrëzimin e masës ‘arrest në shtëpi’ të vendosur ndaj saj në gusht
21 Dhjetor 2024, 17:27
-
‘Lazarati’/ Gjykata e Lartë kthen për rigjykim 5 anëtarët e grupit të zjarrit! Dosja në dorë të GJKKO
21 Dhjetor 2024, 10:45
-
Dosja 'Metamorfoza'/ Kërkesa e biznesmenit Pëllumb Gjoka për pavlefshmëri të përgjimeve nga Sky ECC, Kushtetuesja tërhiqet për vendim
19 Dhjetor 2024, 15:05
Një vendim që përforcon atë pë dihet nga të tërë, kemi drejtësinë më të korruptuar në rajon.
Përgjigjushume mire. nepunesit e sitemit te drejtesise kane nevoje per benefite te tilla.
PërgjigjuCfar lidhje kan kto me pashaportat diplomatik a jan ne terezi kto budallenj Zot na ruaj nga budallenjt
PërgjigjuPo ky eshte kulmi. Be cilin vend te Botes Pare, te Dyte apo te Trete keni degjuar se gjyqtareve i jepen pasaporta diplomatike. Kjo eshte per ti dhene mundesi per te rreshkit ne cdo lloj situate .... Ne perendim po jetojme por nje gje te tille nuk e kisha degjuar.
PërgjigjuSe kuptoj për çfarë motivi ju duhen pasaporta diplomatike. Filluan me avazin e vjetër dhe këta. Na rroftë drejtësia e re.
PërgjigjuKa ndonjë gjyq që nuk e ka humb kjo qeveri?
PërgjigjuAhaaaaa sa qesharake, pse cfar prisnit ju qe hajduti te mos mbroi hajdutin.....
PërgjigjuHajt shqiptare të Shqiperise ju koftë dheu i lehte per drejtesine e re.....
Përgjigju