Report Tv ka siguruar emrat e dy shqiptarëve të arrestuar në Greqi gjatë ditës së djeshme, ku u kapën me një sasi prej 104 kg kokainë të një cilësie të lartë. Dy të arrestuarit shqiptarë janë Erjon Metkaj, 40 vjeç dhe Jonid Billa, 33-vjeçar, ky i fundit ish-oficer i Marinës shqiptare. Shqiptarja.com mëson në mars 2013, Billa, i diplomuar në Turqi, është liruar nga detyra duke vazhduar me aktivitet privat sërish në fushën e marinarit.
Po ashtu në këtë operacion u arrestua edhe një kroat i quajtur Anta Bilic.
Jonid Billa
Aksioni për arrestimin e shqiptarëve u organizuar në Attica ku këta persona kishin një banesë në të cilën kishin fshehur edhe sasinë prej 104 kilogram kokainë. Policia greke publikoi edhe pamjet gjatë operacionit ku shqiptarët e kishin fshehur kokainën në enë që ishin mbushur me rërë, në furra buke, dhe një pjesë të madhe poshtë dyshekut ku flinin.
Po kështu sipas mediave greke dy shqiptarëve dhe kroatit të arrestuar iu sekuestruan edhe rreth 825 mijë euro të cilat dyshohet se kanë ardhur nga trafiku i lëndës narkotike. Njëri prej shqiptarëve sipas mediave greke, thuhet se ishte edhe drejtuesi i grupit, ndërsa në momentin që u arrestua, ka ironizuar edhe policinë duke thënë: Bravo më kapët.
Për këtë operacion që është ende në vijim mes policisë greke e asaj shqiptare, ka reaguar edhe ministri i Mbrojtjes greke, Michalis Chrysohoidis i cili ka përgëzuar forcat e policisë për finalizimin e këtij operacioni.
"Punë është bërë. Shumë urime. Shkatërrim i organizatës kriminale për trafikun e drogës", shkruante ministri grek Michalis Chrysohoidis teksa ka publikuar edhe pamje nga operacioni.
Vetëm pak kohë më parë në Greqi u sekuestrua një sasi rekord kokaine e ardhur me konteinerë bananesh nga Ekuadori. Një pjesë e të cilës kishte destinacion portin e Durrësit, ku falë një bashkëpunimi me DEAN amerikane , në Durrës u vunë në pranga, Ardian Bega dhe Altin Mislihaka.
/G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.7%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 7419
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Itali/ Grupi i ‘skifterëve’ shqiptarë i ikën policisë me ‘Golf’ të vjedhur, njëri arrestohet dhe 2 arratisen! 32-vjeçari i dënuar me rreth 4 vite burg për grabitje
22 Nëntor, 21:34
-
Itali/Kishte fshehur brenda dyshekut mbi 2 kg kokainë, arrestohet 22-vjeçari shqiptar! U denoncua nga banorët, shtëpinë e kishte kthyer në bazë droge
21 Nëntor, 21:49
-
Itali/ Përgjimet SKY ECC çmontojnë klanet mafioze Sacra Corona dhe Ndragheta, bashkëpunonin me shqiptarët! 33 arrestime të reja, 97 persona nën hetim (EMRAT)
21 Nëntor, 20:06
-
Itali/ Njëri i dënuar dhe tjetri i skeduar për 8 krime, dy shqiptarët 31-vjeçarë kapen duke shitur drogë! Burgosje dhe dëbim nga vendi
21 Nëntor, 17:35
-
Trafik kokaine dhe heroine në Bellizona, në pranga 35-vjeçari shqiptar dhe zvicerani! Nën hetim edhe 3 shqiptarë të tjerë
20 Nëntor, 20:42
-
Greqia në grevë të përgjithshme, punonjësit protestojnë për presionin e kostove të jetesës
20 Nëntor, 19:53
-
Vicenza/ Trafikonin dhe xhironin 3,3 mln euro kokainë në vit, shkatërrohet grupi italo-shqiptar! 11 të arrestuar e 4 në kërkim, hetime dhe në Shqipëri (EMRAT+FOTOT)
20 Nëntor, 19:53
-
Paralizohet Greqia, sot grevë 24 orëshe në sektorin publik dhe privat
20 Nëntor, 08:21
-
Itali/ Bazë për shitjen e kokainës, heroinës dhe hashashit, 18-vjeçari shqiptar kapet në befasi! I gjenden një ‘Beretta’, fishekë dhe valutë cash
19 Nëntor, 22:55
-
Itali/ Kreu i ultrasve të Milanit, i lidhur në organizatën shqiptare të kokainës! U arrestua bashkë me 19 të tjerë, e trafikonin nga Amerika e Jugut dhe Maroku
19 Nëntor, 21:43
-
E zuri korenti duke vjelë ullinjtë, humb jetën 48-vjeçari shqiptar në Korfuz
18 Nëntor, 18:34
-
Itali/ Kishte groposur kokainën në një zonë bujqësore me shkurre, arrestohet 21-vjeçari shqiptar në Rimini
18 Nëntor, 16:32
Sa shqiptari po ik per lesh.
PërgjigjuBilla shpk. Pllaka me cilësi të lartë.
PërgjigjuLere pastaj banjot hahaha