ATHINË- Një operacion antidrogë i policisë greke në Athinë ka zbuluar 104 kilogramë kokainë dhe për këtë janë arrestuar dy shqiptarë dhe një kroat. Në një banesë në Attica Policia ka zbuluar 104 kilogram kokainë të fshehura branda në apartament. Kokaina ishte e fshehur në një enë me rërë, në furrën e gatimit dhe poshtë dyshekut ku flinin shqiptarë.
Po ashtu Policia greke gjeti dhe sekuestroi në total 828 mijë euro të cilët dyshohet se i përkisinin dy shqiptarëve të përfituara nga trafiku i lëndëve narkotike. Njëri prej shqiptarëve është i moshës 40 vjeç dhe dyshohet se është kordinatori i grupit.
Për këtë operacion që është në vijim, ka reaguar edhe ministri i Mbrojtjes greke, Michalis Chrysohoidis i cili ka përgëzuar forcat e policisë për finalizimin e këtij operacioni.
"Punë është bërë. Shumë urime. Shkatërrim i organizatës kriminale për trafikun e drogës", shkruan ministri grek Michalis Chrysohoidis teksa ka publikuar edhe pamje nga operacioni.
Ndërkohë sipas mediave greke gjatë arrestimit njëri prej shqiptarëve ka përgëzuar edhe policinë greke, duke thënë: 'Bravo më kapët'!
Polici qe kemi ne se ka kush , se kemi dhe rezultate kur duam.. po nuk duam, se me 50.000 lek rroge ca prisni ju ?! Normal do shohim punen tone se s’marrim ndonje shperblim kur kapet apo zbulohet ndonje i kerkuar! Kur hidhen 50 mije e 100 mije euro per informatorin qe tregon per kriminelin e ka kollaj shteti, Kurse per ato qe ne te vertete rrezikojne qe e kapin, mezi i japin rrogen! Dhe me 100 presione qe ik ti se ka tjere qe e bejne punen tende!!! Ptuuu
PërgjigjuZoteri edhe policia greke 650 euro e ka greken mos justifikoni veten 2000 mij euro ose 100 euro rrog ti duhet te besh punen edhe te nderosh uniformen e poöicos kalofsh mire
Po normale ce duam mallin ne 300 forca me ca mbahen me te bardh jo shok 300 forca mbahen me oriz marim dhe pak vaj bejm pilaf dhe ngopin barkun
Përgjigjuhahahahhaha
PërgjigjuKjo eshte polici jo kta tonit shkojne me 350 force 2 drone 10 qene kufiri operation blic ne port dhe kapin nje thike pa leje..copa mishi drejtues policie Po edhe emri llesh nga leshi vjen..
PërgjigjuKush ka b*th ketu me kap me droge.Cu kap nje here para ca vitesh edhe i vune kapak.Kapin keta me 10 gr hashash edhe e rreklamojne sikur cfare bene
O shoku ne nuk kapim orizin do kapim mallin.