Report Tv mëson ekskluzivisht se më 9 shkurt Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut do të shprehet me një vendim për procesin e vettingut në Shqipëri. Sipas dokumentit të siguruar nga Report Tv vendimi do të jetë për padinë e ish anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhaj shkarkuar në maj 2018.

Xhoxhaj ka ankimuar në strasburg shkarkimin e saj si të pabazuar në ligj e prova ndërsa rezulton se kur ishte gjyqtare kushtetuese ajo votoi pro proçesit të vettingut.

Gjyqtarët e GJEDNJ më 9 shkurt deklarojnë se do të zbardhin dispozitivin e vendimit të tyre. Në rast se ata do ta cilësojnë të padrejtë procesin e vettingut ndaj Xhoxhajt atëherë ish gjyqtares do ti lind e drejta e rikthimit në detyrë ose dëmshpërblimit.

Aktualisht në Strasburg kanë depozituar padi një sërë ish gjyqtarësh e prokurorësh të shkarkuar nga vettingu mes tyre ish gjyqtarit kushtetues Fatos Lulo, ish prokurorja Antoneta Sevdari, Besa Nik hasani e të tjerë.

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, më datë 8 mars 2019, regjistroi çështjën për shqyrtim të ngritur nga zj.Altina Xhoxha ish-gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Shqipërisë, ku ajo pretendon se ka patur shkelje të të drejtave dhe lirivire themelore të njeriut në procesin e zhvilluar ndaj saj nga Komisioni Pavarur i Kualifikimit dhe Kolegji i Apelimit, në kuadër të aplikimit të procesin të rivlerësimit kalimtar. Sipas Xhoxhaj janë shkelur të drejtat e njeriut dhe privatësa familjare si dhe procesi për gjykim të drejtë dhe mjete efektive në gjykim. Ai shërbeu në sistemin e drejtësisë prej vitit 1995.

GJEDNJ do të zbardhin dispozitivin e vendimit të tyre. Në rast se ata do ta cilësojnë të padrejtë procesin e vettingut ndaj Xhoxhajt atëherë ish gjyqtares do ti lind e drejta e rikthimit në detyrë ose dëmshpërblimit.

Aktualisht në Strasburg kanë depozituar padi një sërë ish gjyatarësh e prokurorësh të shkarkuar nga vettingu mes tyre ish gjyqtari kushtetues Fatos Lulo, ish prokurorja Antoneta Sevdari, Besa Nik hasani e të tjerë.

Proçesi i vettingut në Shqipëri ndodhet në vitin e tij të tretë nisur nga prill 2018 kur dha vendimin e parë ndaj gjyqtares kushtetuese Vitore Tusha duke e konfirmuar në detyrë.
Kur kanë mbetur dy vite nga afati kushtetues prej 5 vitesh, vetting ka kalaur në filtër më pak se gjysma e gjyqatarëve prokurorëve dhe ndihmës ligjorëve pjesë e sistemit.

( Kliko këtu ) Dokumenti i plotë