TIRANE - Tre ditë pas vrasjes se djalit të tij, babai i Admirim Sakos në një intervistë ekskluzive për A1Report kërkon gjetjen e vrasësit të të birit. Zoti Nuro Sako mohon faktin se Admirimi kishte 5 milionë euro pasuri, ndërsa konfirmon se ka qenë shoferi i Elton Deliut por nuk ka asnjë pasuri.
Admirim Sako 37 vjeç, babai i dy fëmijëve u qëllua me 3 plumba mbrëmjen e 22 janarit brenda në makinën e tij pas ish-ekspozitës "Shqipëria Sot". Ai u dërgua menjëherë në Spitalin Ushtarak, ku për shkak të hemorragjisë dhe plagëve të marra ndërroi jetë.
INTERVISTA ME NURO SAKON
Çfarë do të thotë kjo ngjarje për familjen tuaj? Pas 3 ditëve ende nuk kemi një autor...
Unë jam i ati i Admirimit, quhem Nuro Sako. Familjarisht jemi të indinjuar dhe të prekur. I pikëlluar për ngjarjen që na ndodhi, si shumë familje që u kanë ikur të afërmit e tyre nga dora vrastare, ashtu iku edhe djali im që më la mes 4 rrugëve nusen gocë të re, djalin 8 vjeç dhe djalin tjetër 14 vjeç. Kaluan 3 ditë që prehet në dhe nuk kemi asnjë sinjalizim, asnjë informim, por dëgjojmë lajmet e gazetave që kanë shkruar lloj lloj trillime, gjëra të pavërteta.
Si ka qenë e vërteta? Pse mendoni se ndodhi e gjitha kjo?
Komshinjtë, shoqëria, miqësia, farefisi i gjithë ambienti që e ka rrethuar Admirimi flasin fjalë më të mira. Admirimi ka pasur shokë që kanë qenë të mirë, por edhe që kanë qenë me vese, të cilat i ka pasur shokë por jo të veseve të tyre. Ka ditur të ndajë vesin e keq nga e mira dhe ai ka parë gjithmonë të mirën. Admirimi ka qenë një djalë punëtor, që është munduar të mbajë prindërit e vet, gruan dhe fëmijët me punët që 14 vjeç. Që 14 vjeç ka punuar si motorist-gjenerik në gjeologji miniera, ka qenë në kurbet mbi 7-8 vjet në Greqi. Është kthyer nga kurbeti në 2002 dhe është marrë me punë në zanatin e tij si shofer. Ka punuar në të gjithë miqtë dhe shokët e vet. Dhe në fund ka vajtur si shofer familje te Elton Deliu, që e ka pasur shok dhe pa asnjë lloj interesi tjetër. Te Eltoni ai ka punuar me besnikëri, me mish e me shpirt, pa dallavere. Ka ngritur thasët me rënë që kanë bërë dyqane dhe ndërtime që janë të Elton Deliut, jo të Admirim Sakos. Admirimi ka pasur vetëm timonin.
Në fakt është përfolur për një pasur në shifra 5 mln euro. Si qëndron e vërteta?
E vërteta qëndron që ju gazetarët të shikoni se ne jetojmë në këtë shtëpi 3 dhoma e kuzhinë që jemi 4 kurora dhe Miri dhe nusja e djalit tim dhe fëmijët kanë një dhome 3 me 3 që atje rrinë. Ne kemi dhomën tonë, dhe këtë kemi kuzhinë e përbashkët. Të gjithë kanë qenë në kurbet dhe kanë ardhur, kanë fituar aq sa kanë mundur të fitojnë dhe e kanë hedhur këtu djersën e tyre. Djersa e Mirit dhe fuqia e tij ngelën për 2 vjet tek puna që ka bërë tek Eltoni. Ai punonte, nxitonte që të mbante fëmijët e vet. Eltoni punonte për hesapin e tij. Ky ishte shofer i familjes dhe i nënës së Eltonit.
Kjo pasuri që është bërë publike në media është dhënë nga Prokuroria e Shtetit, pas 3 ditësh keni pasur kontakte me Prokurorinë dhe policinë?
Disa gazeta shkruajnë gjëra që janë të pavërteta. Shkruajnë gjëra që nëse kanë dalë nga burimet e policisë dhe Prokurorisë, shteti duhet të mbajë përgjegjësi për ruajtjen e sekretit sepse ka dekonspiruar dhe është shteti ai që hap rrugën e krimit. Unë jam specialist siç janë edhe ata që erdhën këtu tek unë, i di shumë mirë format e punës së sigurimit sepse kam qenë oficer sigurimi dhe policie dhe e di si bëhen punët e si ruhet sekreti. Kjo pasuri që shkruhet këtu qindra milionëshe nuk është e Admirimit, por është e Elton Deliut që ai i ka hedhur në fakt mbi emrin e Mirit, por ama dhe i ka hequr të gjitha dhe ia ka hedhur njerëzve të vet. Shteti të flasë, Prokuroria të flasë me drejtësi dhe parim dhe Admirimi aktualisht ka në ngarkim 2 makina dhe 2500 metra tokë në Mëzes. Të tjerat i ka ai, nuk ka në bankë asnjë qindarkë, në jetën e tij nuk e njeh fare ç’është arka e kursimit kaq hallexhinj dhe punëtor jemi ne, por ka punuar dhe ka jetuar me djersën e ballit, ka qenë besnik dhe shok. Në qoftë se Prokuroria apo policia kriminale dhe unë i bëj thirrje drejtori të policisë që e kam pasur vartës në Rinas të vërë rregull dhe disiplinë në strukturat e veta, të mos i dekonspirohen problemet. Në qoftë se djali im ka qenë vrasësi i Elton Deliut, ç’bëri Prokuroria 4 vjet pse nuk e arrestoi? Ta kishin në burg dhe të mos e kishin vrarë. Në qoftë se djali im ka vënë kaq miliona para ç’bëri Prokuroria 4 vjet, pse nuk e arrestoi se nuk do të kishte ndodhur krimi dhe nuk do ishte vrarë sot djali im dhe ai tjetri. Djali im për 2 vjet që ka punuar te Elton Delia nuk është ndaluar dhe arrestuar ndonjëherë për drogë, ta ketë kapur policia në flagrancë, nuk është ndalur apo arrestuar për trafik armësh apo për trafik prostitucioni, por ka vajtur në polici për veprimet djaloshare të Eltonit që bënte. Policia e ka thirrur për makinën, ky i thotë që po unë e kam se jam shoferi por makinat nuk janë të miat. As makinat, as pasuria nuk janë të Admirimit por janë të Elton Deliut. Makinat kanë qenë se ka qenë shoferi dhe ku i përdorte, por nuk kanë qenë pronë e tij dhe ia ka kthyer të fejuarës.
Garantoj të gjithë opinionin, të gjithë strukturat e shtetit, të policisë, të Prokurorisë që për mua kanë qenë në gjumë deri tani, se duhet të kishin ardhur të më kishin kapur mua ose djalin në burg, që të mos ma ngarkojnë djalin me këto probleme. Çdo gjë që është bërë e ka bërë Eltoni e di ai, djali im nuk ka një qindarkë, as transaksione.
/Shqiptarja.com

Elton Deliu u ekzuekutua me të ëmën në apartament/