Ekskluzive/ Zbardhet arsyetimi për mbylljen e dosjes CEZ, ja si gjyqtari Lazër Sallaku shpëtoi Berishën, Shkëlzenin dhe 3 ish-ministra (Kuvendi e apeloi)

Report Tv zbardh vendimin e arsyetuar të gjyqtarit Lazër Sallaku, i cili mbylli n 24 janar 2020 dosjen CEZ, një prej abuzimeve më të mëdha në historinë e pluralizmit shqiptar, me protagonistë Sali Berishën, ish-ministrat dhe ish-drejtorët e tij (Sot e apeloi Kuvendi). Nga vendimi del qartë se prokuroria, Gjykata e Lartë dhe gjykatat më të ulëta kanë qenë në unison për mbylljen e dosjes CEZ, me mbi 400 milionë euro dëm ekonomik në kurriz të shqiptarëve, me pretendimin se nuk provohet fakti penal. Për shkeljet e rënda në procedurat për shitjen tek CEZ të 75 % të aksioneve të shoqërisë shtetërore OSSH janë bërë tre kallëzime penale nga Ministria  e Ekonomisё dhe Energjitikёs, nga Kuvendi i Shqipërisë si dhe nga juristi Romeo Kara, i cili me dëshmitë e tij ishte i pari që implikoi Shkëlzen Berishën në dosjen CEZ. Të kallëzuar ishin ish-kryeministri Sali Berisha, i biri i tij Shkëlzen Berisha, sekseri kyç Nuel Kalaj, ish-ministrat Ridvan Bode, Genc Ruli, Florion Mima, disa ish-zyrtarë të tjerë, bashkëpunëtorë të Berishës si Neritan Alibali, Enno Bozdo, Mimoza e Vokshi dhe Suzana Guxholli, për shpërdorim detyre, ndikim të paligjshëm, pastrim të produkteve të veprave penale etj. Për të tre kallëzimet, prokuroria ka kërkuar mbylljen e çështjeve, me pretendimin se nuk provohet kryerja e veprave penale dhe se privativi i OSSH është bërë në përputhje me ligjet. 

Në vendimin e gjyqtarit Lazër Sallaku thuhet se vendimi i prokurorisë për mbylljen e kallëzimit të bërë nga e Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë është ankimuar në Gjykatën e Lartë. Kjo e fundit, me anë të vendimit të saj të datës 21.11.2016, ka legjitimuar mbylljen e dosjes nga prokuroria. Në këtë kushte, gjyqtari Lazër Sallaku thekon se një pjesë e kallëzimeve nga Kuvendi dhe Romeo Kara janë gjykuar një herë, pasi kanë të njëjtin objekt, procedurat e privatizimit të OSSH. “Në këto kushte, sipas vendimit të Gjykatës së Lartë, rezulton se e gjithë procedura e ndërmarrë për privatizimin e OSSH-së është konsideruar si e bazuar tërësisht në kushtetutë dhe bazën ligjore dhe për pjesën e kallëzimeve penale të kryera nga shtetasi Romeo Kara dhe Kuvendi i Shqipërisë, që kanë si objekt procedurën e privatizimit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes...jemi në kushtet e parimit të  “gjësë së gjykuar” prandaj për këtë pjesë nuk mund të diskutohet më”, arsyeton Lazër Sallaku. 

Sa i takon pjesës tjetër të kallëzimit, për Shkëlzen Berishën dhe Nuel Kalaj, gjyqtari thotë se sekseri Nuel Kalaj nuk rezulton të ketë ushtruar ndikim të paligjshëm tek Berisha apo i biri. Këtu gjyqtari i referohet një e-maili të janarit 2010, të ish-drejtorit të CEZ në Shqipëri, Josef Hejsek, i cili i dërgon një e-mail nëndrejtorit të CEZ-it në Pragë, Tomas Pleskac, rreth një takimi të planifikuar me ish-kryeministrin Berisha dhe djalin e tij, Shkëlzen Berisha, me ndërmjetësimin e Nuel Kalajt. Më konkretisht, gjyqtari Lazër Sallaku thotë se “Në kallëzimet penal, është pretenduar se ndikimi është kryer nga ana e shtetasit Nue Kalaj, i cili rezulton të kishte njohje me shtetasin Shkëlzen Berisha dhe ka përmendur në një e-mail dhe kryeministrin e asaj kohe, z. Sali Berisha. Në përmbajtjet e e-maile-ve pavarësisht, se shihet interesimi i shtetasit Nue Kalaj në lidhje me procedurën e privatizimit dhe hidhet dritë mbi faktin se ai kishte kohë që punonte pranë kompanisë CEZ, me fokus të punës së tij kishte përhapjen e saj në tregun shqiptar, nuk përmend në asnjë rast dhe nuk rezulton të ketë ushtruar ndikim në asnjë lloj forme, qoftë edhe të nënkuptuar dhe as rezulton të ketë kërkuar përfitime të paligjshme për të premtuar kryerjen këtij ndikimi”. 

Po çfarë mendon gjyqtari për tërheqjen nga sekseri Nuel Kalaj të 6.8 milionë euro nga një bankë e nivelit të dytë në Tiranë dhe ia mbath nga Shqipëria, pasi kishte bërë ndërmjetësimin mes qeverisë Berisha dhe CEZ. Për këtë fakt, gjyqtari arsyeton se “shuma e mësipërme, nuk mund të konsiderohet si përfitim në kuadër të arsyetimit të mësipërm, pasi nuk rezulton që nga kjo shumë të jetë kryer ndonjë transaksion i mëtejshëm në favor të ndonjë përfituesi i cili mund të kryejë ndikim”. Si përfundim, gjyqtari thotë se nuk provohet fakti penal. “Në këto kushte, përderisa nuk provohet se ekziston fakti penal për të cilin akuzohen të pandehurit, atëherë nuk provohet as faj...”, thuhet në vendim. 

( Kliko këtu ) Vendimi i plotë i gjykatës për pushim e çështjes CEZ

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Likja: 07/02/2020 12:02

    O te paguaj per cfar i ka ber ketij populli krimineli sali bashk me soisorollopin e tij dhe bythlepiresit e tij ish ministra e ku di un e gjith ajo esht parti e krimineleve e dhunes o ky vend nuk ka qetesi posht super krimineli vellai i sllobodanit sali drakula

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)