Ekskluzive/Zgjidhet ngërçi për
KLP-në, zbllokohet procesi

Ekskluzive/Zgjidhet ngërçi për<br />KLP-në, zbllokohet procesi<br /><br>
Report Tv ka mësuar se më në fund është zgjidhur ngërçi për ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP). Report Tv mësoi se janë zgjidhur anëtarët e shoqërisë civile për KLP, duke i dhënë fund ngërçit që kishte përfshirë këtë institucion të rëndësishëm të sistemit të drejtësisë.

Përzgjedhja e këtyre anëtarëve është bërë nga Avokati i Popullit, ndërsa emrat pritet t’i kalojnë ONM. Grupi i punës pas verifikimit të dokumentacionit që secili kandidat ka paraqitur, konstatoi se kandidatët që plotësojnë kriteret janë Andi Muratej, Entela Hoxhaj dhe Alfred Balla.

Moszgjedhja e anëtarit të shoqërisë civile kishte marrë peng deri më tani ngritjen e KLP, një institucion shumë i rëndësishëm i Prokurorisë dhe për rrjedhojë futi në ngërc procesin e zgjedhjes së Kryeprokurorit të ri, pasi Adriatik Llallës i ka përfunduar mandati javën e kaluar. Maxhoranca nga ana tjetër vijon procedurën e zgjedhjes së Kryeprokurorit përmes Kuvendit, ndërsa të hënën është paralajmëruar seanca për votimin e pasardhësit të Llallës mes tre kandidaturave që plotësojnë kushtet Arta Marku, Ferdinand Elezi dhe Ermira Tafani, të cilët u propozuan një ditë më parë nga komisioni i ligjeve, ndërsa u përjashtuan Besnik Muçi, Artur Selmani, Arqile Koça dhe Granit Shahu.

Kandidatët që plotësojnë kriteret për në KLP:
Andi Muratej

Entela Hoxhaj

Alfred Balla

d.c./shqiptarja.com

 

 

 

 

 

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?