Ekskluzive/Berat, flet 17-vjeçari: Babai s'më mori peng dhe s'më la pa ngrënë, kishim debate

Një ditë pas ngjarjes në Berat ku u raportua se babai 43 vjeçar mbante të mbyllur djalin 17 vjeçar dhe e linte pa ushqim Report TV arrin të marrë dëshminë e djalit. Adoleshenti tregon për Report TV 2 orët e tmerrit të përplasjes me policinë, teksa sot i është rikthyer jetës normale. Ai mohon se babai e ka mbajtur peng për tre ditë dhe e ka lënë pa ushqim, por vetëm se me babanë ka pasur sherr në shtëpi dhe për ta trembur ka telefonuar policinë.

Nuk është e vërtetë që babai më ka mbajtur të kyçur tre ditë dhe më ka lënë pa ushqim. Unë jetoj me babanë, dje kemi pasur një sherr dhe unë për ta trembur mora në telefon policinë. Kur erdhi policia i ra derës me forcë, por babai u tremb dhe nuk pranoi t’ja hapte.

Në këtë moment tensioni unë hipa në çati dhe i kërkoja policisë që të tërhiqej e të mos e shqyente derën pasi babi u tremb dhe humbi kontrollin. Por edhe pse unë kërkova që policia të mos hynte me forcë ata nuk më dëgjuan. Kam rreth 16 vjet që jetojë me babanë. Që një vjeç më ka rritur ai, nëna është larguar. Unë e di që babai nxehet shpesh herë dhe humbet kontrollin, sepse është i sëmurë, por unë nuk mund ta lë në burg sepse e kam baba.

 Deklaron ekskluzivisht për Report TV 17-vjeçari me iniciale A. D

Në banesën e familjes Duro, nese do të mund të quhej banesë, sot gjithçka është e shkatërruar. Dera kryesore e shtëpisë, siç duket edhe në këto pamje është e shqyer pas ndërhyrjes së policisë. Edhe orenditë e tjera shtëpiake janë dëmtuar gjatë dy orëve, pasi 43-vjeçari qëllonte policinë me orenditë e kuzhinës. Por ajo çka duket në këto pamje, dëshmon problemet e 43 vjeçarit. Në çdo mur të shtëpisë ai ka shkruar emra aktorësh hollivudi apo edhe data kujtimesh nga jeta e tij.

Banesa e kësaj familje është e rrënuar dhe pa dritare. Mobilimi thuajse nuk ekziston ndërsa nga hyrja e shtëpisë e në çdo dhomë muret janë të ccara e të zhgaravitura nga 43-vjeçari. Veçse të rrënuara, muret e kësaj banese janë të ngjashme me skenat e filmave horror.

Ndërkaq, policia zyrtarisht ka arrestuar Admir Duron dhe e ka vënë nën akuzë për mbajtjen peng të djalit, dhunë në familje dhe kundërshtim me dhunë të efektivëve të Policisë. Në një njoftim për shtyp, Policia deklaron se Admir Duro, gjatë ndërhyrjes Duro kundërshtoi me forcë punonjësit e policisë për tju shmangur shoqërimit, duke i goditur me sëpatë e sende të forta, për pasojë u dëmtuan lehtë dy efektivë policie.

Gjithashtu për 17-vjeçari është lëshuar urdhër i menjëhershëm mbrojtjeje.

Fqinjët e familjes Duro pohojnë për Report TV se 43-vjeçari është i sëmurë dhe duhet kuruar.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Policia plan masash kundër kultivimit të kanabisit, kontrolle në gjithë territorin! Nga maji, Guardia di Finanza me monitorim nga ajri

Policia plan masash kundër kultivimit të kanabisit, kontrolle në gjithë territorin! Nga maji, Guardia di Finanza me monitorim nga ajri