Ekskluzive/ Flet nëna e 15-vjeçares së abuzuar nga roja e shkollës në Tiranë: U arratis nga Shqipëria, nuk gjeti mbrojtje! Përplasen avokatët e palëve

Ndërsa flet ekskluzivisht për emisionin ’Pa Gjurmë’, në Report TV nëna e të miturës kërkon që vendimi të apelohet duke kërkuar dënimin maksimal, për abuzuesin 64-vjeçar. Pas skandalit seksual, që u bë publik 8 muaj më parë, nëna zbulon se e bija tashmë ndodhet jashtë territorit shqiptar, ku është marrë në mbrojtje nga një prej vendeve te BE-së. Pas presioneve të vazhdueshme nga familjarët e 4 personave të dënuar, bashkë me të vëllanë e mitura u detyrua të largohehej nga Shqipëria. Për gazetarin Ermal Qori, nëna u shpreh se makthi i përndjek ende, ndërsa e kanë të pamundur të kthehen në banesën e tyre në Babrru.

Nëna e 15-vjecares: Edhe në ëndërr e kam parë shtëpinë, sikur kisha shku aty dhe thoja, mos dil në ballkon, mos dil në ballkon se na shohin. Kam qarë, në atë shtëpi nuk kthehemi më në Babrru, kurrë. Nuk shkoj dot as tek goca, se kam dhe gocën e madhe atje. Ia kemi lënë asaj, ta shohi, se i kemi marr nga atje gjërat që na duheshin. Ne nuk jetojmë më në Shqipëri, s’ka kuptim për ne, nuk kthehemi dot as në Babrru. S’kemi as lekë, kemi mbetur rrugëve. Në qershor na mbaron edhe kontrata e qirasë dhe dy herë na kanë thënë që do ju çojmë prap atje. S’kemi c’të bëjmë, kam mbyll gojën nga halli. Të dy na kanë thënë edhe ata të bashkisë dhe ata të shoqatës, ata të CRCA-së. Na dhanë dorën, na thanë mirupafshim, mbaruam punë na thanë. Për vajzën është më mirë jashtë vendit. Këtu nuk po e merrte dot veten. Nuk shkonte dot në shkollë. As mësimet nuk i bënte. Cfarë të bënim. Po shyqyr Zotit na doli kjo që të paktën u larguam. Dilte vetëm për kafe me vëllain, por me shoqe nuk shoqërohej më. E kam vuajtur problemin e vajzës dhe do ta vuaj akoma. Nuk do të më hiqet asnjëherë gjithë jetës. Njerëzit flasin sipërfaqësisht se nuk e mendojnë se cfarë kam unë në shpirt, është shumë e rëndë, se është vajzë. Edhe djalë me qenë është fëmijë.Nuk krahasohet me asgjë kjo gjendje që kaloi vajza. Për vajzën është shumë e rëndë ndaj u larguan edhe djali edhe vajza. Kishin presione të vazhdueshme nga familjarët e atyre që janë dënuar. Atje është më ndryshe se është në mbrojtje atje. Ikën në mënyrë të jashtëligjshme atje.

Gazetari Ermal Qori: Ju atje nuk ktheheni më?

Nëna e 15-vjecares: Joooo, jo nuk kthehem në atë shtëpi. Iki natën vonë tek vajza tjetër që jeton ende në Babrru, të mos më shohi njeri. E kupton cfarë ndiej unë? Jo se ne jemi fajtor, por c’të bëjmë. 

Gazetari Ermal Qori: Kur keni folur për herë të fundit me vajzën?

Nëna e 15-vjecares: Dje fola, shumë pak me vajzën, se nuk i shoh dot as në telefon, se e kam një aparat të thjeshtë. Shteti atje i ka dhënë shtëpi dhe e ka regjistruar në shkollë. Ata i dhanë mbështetjen atje sa shkuan.

Gazetari Ermal Qori: Cili është mesazhi juaj?

Nëna e 15-vjecares: Dua që këta persona të dënohen më rëndë. Falenderojmë Ledi Vokshin, që na dha ndihmën e parë. Ajo na është gjendur atje e para.

Biseda në studio u shoqërua me debat, mes dy avokatëve përfaqësues të palëve. Perlat Koçillari avokati i 20-vjecarit Klajdi Poçi, i dënuar me 7 vite e 4 muaj burg, e konsideron të ashpër  vendimin e Gjykatës për klientin e tij. Duke zbuluar detaje nga dosja hetimore avokati Koçillaritha se, Klajdi ka abuzuar mbi të miturën vetëm një herë. Gjë e cila u kundërvua nga avokatja e viktimës, e cila kërkoi të mos nxirreshin detaje nga seanca që u zhvillua me dyer të mbyllura. Avokatja Eriselda Zeka,u shpreh se vajza nuk gjeti mbrojtje ne Shqipëri, arsye kjo që e bëri të largohej. Zeka tha se akoma nuk e kanë vendosur, por është në diskutim për ankimim të vendimin, ndërsa shtoi se Abaz Doga duhej të merrte dënimin maksimal.

"Jemi duke diskutuar për pjesën ankimore, akoma nuk kemi vendosur këtë. Teknikisht është bërë një punë e mirë nga gjykata. Dosja është shumë e rëndë. Kallëzimet në polici tregojnë se ka edhe një abuzim tjetër me një vajzë. Në vendin ku kanë jetuar vështirë se mund të kthehen më. Këto kushte e kanë zhvendosur nga aty vajzën, edhe për shkak të bullizimit. Vajza nuk ndodhet në Shqipëri sepse nuk gjeti strehen e rehabilitimit. Ajoështë larguar për të kërkuar azil diku tjetër. Kam folur me prindërit, vetëm para tre ditësh kam marr vesh që vajza ishte larguar nga Shqipëria.Ne operuam me familjen për t’i ndihmuar, që vajza të mos linte shkollën. Kur morëm vesht që braktisi shkollën kemi ndjerë zhgënjim, që nuk u arrit të qëndronim pranë. Familjarët kanë qenë gjithë kohës të shqetësuar, madje refuzonin kontaktet edhe me mua. Ata kanë vuajtur dhe vuajne presionin psikologjik dhe bullizimin.  I thashë trupës gjykuese, nëse nuk do ishte Abaz Doga nuk do kishim një të mitur të abuzuar. Duhej dënuar me 20 vite, i ka borxhë shoqërisë dy vite burg.Nuk ia ka borxh vetëm vajzës, por edhe shoqërisë shqiptare’-theksoi avokatja e të miturës."

Duke zbuluar detaje nga dosja hetimore Perlat Koçillariavokati i 20-vjecarit, një nga 4 të dënuarit, tha se para hetuesve e mitura është shprehur se Klajdi Poçi ka abuzuar mbi të vetëm një herë.Për Koçillarin ky vendim nga Gjykata e Tiranës është shumë i ashpër.

"Përsa i përket masës së dënimit është shumë i ashpër, sidomos për tre të rinjtë. E dënoj veprimin dhe drejtësia ka folur shumë ashpër. Personi që unë mbroj shkon në shkollë dhe është 20 vjec.Dënimi për Klajdin është i ashpër. Edhe ai që dënohet duhet të integrohet, nuk e zgjidh vetëm dënimi. Në dosje thuhej që Abazi e nxirrte nga shkolla. Vajza shkonte në orën 6 në shtëpi. E dëmtuara ka deklaruar para hetuesve se Klajdi ka abuzuar mbi të vetëm një herë. Është familja së pari, që duhet të dijë ku është fëmija dhe pastaj vjen edhe shkolla."

Organizata ’Big Open Hearts’ mori përispërrastin e 15- vjecares. Gjatë një lidhje me skype nga Amerika themeluesja Ledi Vokshi u shpreh se me dhjetra raste abuzimi seksual nga Shqipëria denoncohen në organizatën që ajo drejton me seli në New York.

"Janë shumë raste të abuzimeve seksuale, që kërkojnë ndihmë nga të gjithë anët e Shqipërisë, se nuk kanë mbështetje, kanë frikë nga shoqëria. Shumica thonë kemi shkuar në polici, por nuk kanë gjetur zgjidhje. Ne i ndihmojmë nga ana psikologjike, jemi të kujdesshëm për çdo fëmijë, që hyn në platformën tonë. Kam reaguar menjëherë për rastin e 15-vjecares dhe kam kontakte me familjen e saj. E mora përsipër, për ta ndihmuar. Është turpi nami frika dhe prandaj ajo ka marrë vendimin për tu larguar. Momentalisht vajza është shumë mirë dhe shumë e sigurtë, e lumtur. Shumë vajza  marrin shantazhime, ndodh që të dërgonë foto në momente të lumtura kur janë në nje lidhje, por pastaj shantazhohen."

Vendimi nga Gjykata e Tiranës u dha të mërkurën, ndërsa fillimisht Abaz Doga u dënua me 18 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar iu konvertua në 12. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta ka mundur të sigurojë dhe vendimin e gjykatës mbi dënimin e tyre.Ky skandal u zbulua disa muaj më parë ku roja e shkollës 9-vjeçare Abaz Doga ka abuzuar seksualisht me të miturën 15-vjeçare. Edhe 3 të rinj të tjerë kanë marrë pjesë në abuzimin e të miturës teksa Doga e shantazhonte nxënësen se do t'i publikonte video në rrjetet sociale  dhe se do të zhgarraviste emrin e saj në muret e lagjes nëse nuk pranonte të kryente marrëdhënie seksuale me ta.
Roja i shkollës e ka filmuar të gjithë marrëdhënien e më pas  e ka  shpërndarë videon në kafenenë e lagjes tek tre të rinjtë K.P 20 vjeç, R.O 16 vjeç, F.B 15 vjeç. Të rinjtë duke shantazhuar 15 vjeçaren i kanë kërkuar po ashtu asaj marrëdhënie seksuale dhe për disa ditë rresht kanë abuzuar me të. Marrëdhënia seksuale me 15-vjeçaren, daton në vitin 2018 dhe për afro dy vite që kur vajza ishte 13 vjeçe ka qenë abuzuar seksualisht nga roja e më pas djemtë që ai përzgjidhte duke i treguar videon. Ndërkohë ambienti ku kryhej marrëdhënia me të miturën rezultoi një banesë pranë shkollës, ndërsa tre djemtë e arrestuar janë fqinjë të të miturës.
Pasi u mësua nga prindërit e vajzës, ata kanë denoncuar në polici rastin e përdhunimit, 2 muaj përpara se të bëhej arrestimi i 65-vjeçarit. 65 vjeçari rezulton se është edhe prind dhe ka familje si edhe një vajzë. 

O.D./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Student: 14/01/2021 21:41

    Moj e shkreta mama e vajzes. Ti dhe vajza sduhet te keni asnje frike ose turp ne kete shoqeri llumi si e jona. Ju jeni pala e demtuar dhe pala qe po kaloni me shume stres nga te gjithe. Pse? Sepse shoqeria dje shteti social prmitiv te cilit te bejm pjese nuk eshte per asgje me shume sesa per pak zhurme e asgje me shume

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen