Gjyqi në Catania, Moisi Habilaj kërkon gjykim të shkurtuar

U zhvillua sot në Gjykatën e Catanias seanca parapërgatitore në ngarkim të grupit italo-shqiptarë drejtuar nga Moisi HabilajReport TV ka mësuar të gjitha detajet e asaj çfarë ka ndodhur në këtë seancë e cila u zhvillua nën masa të rrepta policore.  

Në sallë ishin prezentë Moisi Habilaj i transferuar nga burgu me mjete të blinduara dhe një eskortë policore e përforcuar. Ai është futur në sallën e Gjykatës përmes garazhit të saj. Për arsye sigurie, policia ndaloi mediat të filmojnë gjatë seancës gjyqësore.


Moisi Habilaj në Gjykatën e Katanias

Vendimi për gjykimin e shkurtuar do jepet në 25 shtator
Në sallën e gjyqit ishin të pranishëm shumë familjarë të të arrestuarve disa prej tyre ardhur enkas nga Shqipëria. Pas një debati mes avokatit të njërit prej të arrestuarve italianë, Gjykata e shtyu seancën për në 25 shtator 2018, ku do të vendoset nëse do të pranohet kërkesa e këtij të pandehuri për një gjykim të shkurtuar.

Sipas procedurës gjykimi shkurtuar parashikon mos shtimin e provave të reja përveç atyre që janë aktualisht në dosje. Kjo i mundëson të pandehurit dënim më të ulët. I dërguari i Report Tv në Gjykatën e Catanias thotë se, "Moisi Habilaj gjatë të gjithë seancës, e cila ka zgjaur më shumë se 2 orë, u shfaq i qetë madje duke qeshur bashkë me të arrestuarit e tjerë".

Në një moment ai ka përshëndetur të gjithë të pranishmit në sallë. Edhe avokati Moisi Habilajt ka kërkuar gjykim të shkurtuar për klientin e tij. E njëjta kërkesë u përsërit edhe nga avokatët e tjerë. 

Besim Hajdarmataj dhe Vladimir Mara morën në pyetje Habilajn
Një ditë më parë dy prokurorë të krimeve të rënda për llogari të hetimeve në Shqipëri kanë marrë në pyëtje Moisi Habilajn.
Sakaq Report TV ka mësuar po ashtu se të martën prokurorët Besim Hajdarmataj dhe Vladimir Mara morën në një burg në Katania morën në pyetje edhe Meridian Sulajn. Nuk ka mbetur jashtë marrjes në pyetje edhe Naser Seiti i cili ndohet në burgun e 'Rrebias' të Romës.

I pranishëm gjatë marrjes në pyetje nga prokurorët shqiptarë ishte edhe kolegu i tyre italian,  prokurori Bonomo, i cili ka hetuar organizatën kriminale të Habilajve. Prezent në këtë proces kanë qënë edhe avokatët e Habilajt, Sulajt dhe Seitit dhe përkthyesit. Një burim nga Catania i tha Report TV se procesverbali i asaj çfarë kanë deklaruar Habilaj, Sulajt dhe Seititi janë vulosur e protokolluar me siglën sekret.

Po ashtu mësohet se këto deklarime i janë bashkuar dosjes së Prokurorisë së Katanias ndërkohë prokurorët shqiptarë do t'i marrin ato përmes Ministrisë së Drejtësisë Italiane.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Limi: 01/06/2018 00:35

    Po avukat Haxhiaj kush e pagon Tahiri I pa pune apo PS apo Grupi strukturuar

    Përgjigju
  • Ah SIKUR recusal AVOKATI HAXHIA.: 31/05/2018 21:42

    PAGOI TAHIRAMETA PER TA ?? SIGURISHT ! DO DALIN TE PAFAJSHEM SE FAJIN E KA OPOZITA?? SIGURISHT!! QEVERIA SHQIPTARE ERDHI NE PUSHTET ME PARATE E DROGAXHINJEVE .KESHTU KA DETYRIME PER TI PAFAJESUAR .PO VAJTI DHE HAXHIA SI AVOKAT CDO GJE DO PERMBYSET .MBANI MEND PER KRISHTLINDJE ATA DO FESTOJNE HAPJEN E NEGOCIATAVE TE ATDHEUT NE BE- NE E DROGES DHE KORRUPSIONIT .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Max Verstappen shpallet kampion bote në Formula 1, titulli i katërt në karrierë

Max Verstappen shpallet kampion bote në Formula 1, titulli i katërt në karrierë