Eksodi i 'yjeve' nga Europa, Verrati dhe Mane të rradhës që nuk u rezistojnë milionave të Arabisë Saudite! Mbappe dhe Martinez nuk thyhen

Marco Verrati është ‘ylli’ i rradhës i futbollit botëror që shumë shpejt do të kalojë në Arabinë Saudite. Negocitat e Al Hilal dhe Paris SG janë drejt mbylljes, ndërsa më herët vetë 30-vjeçari ka gjetur një akord për 3 vite me klubin e ri, por pa bërë të ditur shifrat që do fitojë. Për Verrati-n Paris SG ka kërkuar diçka më shumë se 30 milionë euro. Teksa pritet tymi i bardhë për këtë marrëveshje, Al Hilal ka zyrtarizuar blerjen e Malcom, anësorit brazilian të Zenit për të cilin ka paguar 60 milionë euro.

Ndërkohë kapiteni i Liverpool Jordan Henderson është zyrtarisht një lojtar i Al Effitaq, duke lënë klubin anglez pas 12 vitesh. ‘The Reds’ nga shitja e mesfushorit kanë përfituar rreth 15 milionë paund. Sakaq drejt Arabisë Saudite po shkojnë edhe dy futbollistë të tjerë të rëndësishëm në Europë si Sedio Mane nga Bayern Munchen dhe Riyad Mahrez nga Manchester City. Të dy futbollistët janë në bisedime me Al Nassr të Cristiano Ronaldo-s, që këtë verë ka blerë Marcelo Brozovic dhe Alex Telles.

Megjithatë ka edhe lojtarë që kanë refuzuar Arabinë Saudite pavarësisht shifrave stratosferike. Edhe pse Al Hilal ka akord me Paris SG, Mbappe ka refuzuar transferimin ndonëse për 1 vit ai mund të fitonte deri në 700 milionë euro pagë përfshirë edhe të drejtat e imazhit. ‘Ylli’ francez mbetet në pritje të Real Madrid, ndërsa sëfundmi edhe kapiteni i Interit Lautaro Martinez ka folur hapur rreth kësaj teme.

25-vjeçari argjentinas ka pohuar se këtë verë ka patur oferta të çmendura, por ka vendosur të vijojë zikaltër. Mediat italiane raportuan më herët se për Martinez kishte një ofertë 4-vjeçare me 60 milionë euro në sezon, 8 fishi më shumë sesa merr te Interi.

Ne.k./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?