Laçi lëviz në merkato dhe bën hyrjen e parë. Bëhet fjalë për sulmuesin Ronald Sobowale, 25-vjeçarin që ka spikatur me Malishevën në Superligën e Kosovës. Anglo-nigeriani ia ka dalë të shënojë 13 gola në sezonin e fundit, duke bërë që drejtuesit e bardhezinjve të bëjnë një afrim cilësor. Më herët, veç Malishevës sulmuesi ka luajtur edhe me Whitehawk në Angli.
"KF Laçi njofton se ka nënshkruar me sulmuesin Ronaldo Sobowale për dy sezone. Anglezi ka spikatur në Kosovë te Malisheva, ku shënoi 13 gola sezonin e fundit dhe do të veshë fanellën tonë në vazhdim. I urojmë suksese Sobowale me fanellën bardhezi", njofton Laçi.
Kurbinasit sezonin që lamë pas patën vështirësi në sulm, teksa nuk ia dolën dot të siguronin zonën evropiane. Ky është afrimi i parë te Laçi, teksa këto ditë nga kurbinasit janë larguar Shkurtaj, Mazrekaj, Turkaj dhe Selmani.