Ekspedita shqiptaro-polake zbulon një qytet të shekullit të 6-të në Vaun e Dejës

Bushat të Bashkisë Vau i Dejës ekspedita arkeologjike Shqiptaro-Polake deklaron se ka zbuluara një qytet, i cili daton nga shekulli 6 p.e.s. Sipas të dhënave, ky qytet shtrihet në një territor prej 20 hektarësh. Aktualisht është zbuluar porta hyrëse e qytetit dhe muri rrethues i fortifikimin, i cili është i një trashësie prej 3 metrash, si dhe disa amfora. Ende nuk ka një të dhëne të saktë se si është quajtur ky qytet, pasi të dhënat historike nuk janë të mjaftueshme.

Duke folur për mediat drejtuesi i kësaj ekspedite, profesor Saimir Shpuza  “Bëhet fjalë për një vendbanim që besohet se daton në shekujt III e II para Erës Sonë”. Sipas profesorit polak, pjesë të ekipit duket se kemi të bëjmë me një qytet të panjohur të cilin shpresojnë ta identifikojnë së shpejti.

Interesante është se ndodhet në një distancë të afërt nga Shkodra dhe Lezha. Muri i fortifikimit është shumë madhështor, 3 metra e gjysme i gjerë . nuk e dimë ende emrin antik të këtij qyteti por jemi të sigurt se është një qytet i panjohur më parë.

Profesori i Universitetit të Varshavës Piotr Dyczek

Shpuza thotë se  në këtë zonë nuk është bërë asnjë gërmim arkeologjik që në vitet ’80.

Materiali që kemi gjetur kryesisht na ndihmon për të identifikuar kuadrin kohor. Për momentin flasim për një periudhë të lulëzuar helenistike, nga shekulli i tretë deri në shekullin e parë Para Erës Sonë.

Profesor Saimir Shpuza

Zbulimi në fjalë, përveç rëndësisë arkeologjike dhe mundësisë për zhvillimin e turizmit, pritet të sjellë informacione mjaft të vlefshme për qytetërimin e hershem të zonës.

I ndodhur në hyrje të rrugës së Bushatit në metrat e parë të një kodre qyteti mendohet të ketë qënë i banuar deri në shekullin e parë para erës sonë. Bëhet fjalë për një sit që shtrihet rreth 15 hektarë për nga llogaritjet që kemi bërë për në stadin e sotëm.

Bëhet fjalë për një sit shumë pak të njohur i pa përmendur nga burimet historike dhe që tregon për një dendësi jete qytetare në këtë zonë të Shkodrës.

Profesor Saimir Shpuza

Është një vend shumë interesant. Gjendet pranë dy qyteteve shumë të rëndësishme si Shkodra e Lezha.Vitin e kaluar ne realizuam një studim ndërdisiplinor të sitit, studime gjeofizike dhe rilevime topografike dhe këtë vit vendosëm të kryenim gërmimet. Rezultatet në këtë stad flasin se ne kemi zbuluar një qytet madhështor.

Siç e shihni muri i fortifikimit është 3 metra e gjysëm i gjërë dhe shtrihet në një sipërfaqe shumë të gjërë. Ende nuk ia dimë emrin qytetit, por shpresojmë t’i japim përgjigje kësaj pyetjeje vitet e ardhshme.

Profesori i Universitetit të Varshavës Piotr Dyczek

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër