Një ekspeditë super teknologjike do të niset për të zbuluar thesarin legjendar në Limë. Për herë të parë pas 25 vitesh, një grup eksploruesish ndërkombëtarë, të udhëhequr nga inxhinieri britanik Shaun Whitehead, do të zbarkojë nëntorin e ardhshëm në ishullin e Cocos, territor i cili i përket Kosta Rikës, që nga 1997 trazhëgimi e Unescos.

Eksploruesit do të bihen në kërkim të një thesari të mistershëm, i cili është fshehur në ishull nga kapiteni anglez William Thomson në vitin 1820, në të cilin janë plot 200 milionë euro.

Vitet e fundit ky ishull ka qenë tundim për shumë personazhe të njohura si presidenti Roosevelt, Malcolm Campbell dhe aktorin Errol Flynn.

Përveç vënies në kërkim të thesarit, sipas të cilit mendohet të jetë frymëzuar edhe libri i famshëm "Ishulli i Thesarit" i Robert Louis Stevenson, eksploruesit do të bëjnë studime edhe mbi biodiversitetin e pranishëm në ishullin e pabanuar tashmë, cilësuar nga shkenctarët si "Galapagosi i Kosta Rikës".
(ed.ka/Shqiptarja.com)