Gjinkalla të skuqura, oriz me larva dhe ninfa të tymosura janë menuja kryesore që e gjeni në çdo sezon në këtë restorant të Tokyos. Njerëzit e mbledhur për të provuar këtë banket me insekte në restorantin Konchu Ryori Kenkyukai i cili hapi dyert për këdo që pëlqen të konsumojë apo provojë insekte – nga klientët kuriozë deri tek ata të përhershmit.

Që nga viti 1999, ky klub ka promovuar kulinarinë që përdor insekte jo vetëm për vlerat ushqimore, por dhe për natyrën eko-miqësore e qëndrueshmërinë. Duke u mbledhur në mënyrë periodike apo për festa, ngrënësit e insekteve eksperimentojnë receta të shumta që variojnë nga pjatat e para deri tek ëmbëlsirat.

Kjo vajzë po e provon për herë të parë të shijojë një karkalec të skuqur dhe tregon se gjithnjë kishte patur një perceptim se insektet janë të shpifur por pasi kish lexuar librin e Shoichi Uchiyama kishte ardhur me mendimin se ata janë shumë të shijshëm. Pasi ajo i provon nuk mund t’a përmbajë ngazëllimin dhe thotë se janë shumë të shijshëm, duke shtuar se krahët shijojnë si kikirikë ndërsa pjesa e trupit si peshk ose karkalec deti.

Ushqyerja me insekte mendohet se është shumë e shëndetshme, me proteina e kalori si mishi dhe yndyrnat e nevojshme të rekomanduara nga mjekët për një dietë të ekuilibruar. Për më tepër shumë femra zgjedhin konsumimin e tyre si ushqimi më i kontrolluar dhe cilësor pas problemeve nukleare nga Hiroshima, apo dhe tërmetet dhe tsunami i disa viteve më parë.

Madje edhe kultivimi i tyre mendohet si i lehtë dhe fitimprurës për njerëzit e varfër në vendet në zhvillim. Në japoni 63 vjeçari që di recetat më speciale për të gatuar karkalecat, Shoichi Uchiyama, tregon se vitet e fundit ushqimi ka qenë një nga problemet më shqetësuese për njërëzit në vend, e sidomos për nënat e reja që janë më të kujdesshme për cfarë hanë.

Ndërsa po përgatitet që librin e tij të recetave poër gatimin e karkalecave ta përkthejë dhe në anglisht, ai vazhdon të jetojë mes kacabujnve që i mban si kafshë shtëpiake, duke eksperimentuar shije të ndryshme ushqimi, si këto gjinkalla cokollate me kokrriza ylbërësh. 

Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)