Eksperimenti, një dietë me lëngje
mund të shërojë diabetin e tipit 2

Eksperimenti, një dietë me lëngje<br />mund të shërojë diabetin e tipit 2<br>
Diabeti i tipit 2 mund të mposhtet nga një dietë me bazë lëngje, e përbërë nga supë me kalori të ulët dhe smoothies.

Pothuajse gjysma e 298 vullnetarëve që e provuan këtë dietë për 5 muaj, në fakt, arritën të humbasin së paku 15 kg dhe diabeti i tipit 2 nga i cili vuanin u zhduk.

Eksperimentimi u krye në Newcastle dhe Glasgow, ndërsa  rezultatet u botuan në revistën mjekësore Lancet.

Çdo ditë pjesëmarrësit në eksperimet duhej të konsumonin katër vakte të lëngshme.

Pas humbjes së peshës, dietologët më pas ndihmuan pacientët të rifillonin ushqime të shëndetshme.

Sipas të dhënave të publikuara rezulton se 46% e pacientëve që u bënë pjesë e eksperimentit u shëruan pas një viti, ndërsa në 86% të atyre që humbën 15 kilogramë peshë apo më shumë, u pa se diabeti i tipit 2 u zhduk dhe vetëm 4% u shëruan me terapitë që janë në përdorim.

Yndyra e trupit që grumbullohet rreth pankreasit shkakton stres në qelizat e tij, të cilat kontrollojnë nivelet e sheqerit në gjak dhe ndalojnë prodhimin e insulinës, duke e bërë spastrimin e sheqerit jashtë kontrollit. Me humbjen e yndyrës, pankreasi rifillon funksionimin e duhur në vend.

 

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Pashka Ortodokse në Korçë/ Mitropolia e Shenjtë organizon ritin e kalimit nën epitaf, pjesë qindra qytetarë të Korçës dhe vizitorë nga qytete të tjera

Pashka Ortodokse në Korçë/ Mitropolia e Shenjtë organizon ritin e kalimit nën epitaf, pjesë qindra qytetarë të Korçës dhe vizitorë nga qytete të tjera