TIRANE - Eksperimenti i udhëtimit me automjet nga Tirana drejt Kapshticës i kërkuar për të vërtetuar pretendimet e Arben Frrokut i dyshuar për vrasjen e ish shefit të policisë në kombinat Dritan Lamaj do të kryhet më 25 shkurt të këtij viti.
Ky eksperiment u kërkua nga mbrojta e Frrokut e cila pretendon se biznesmeni ishte duke udhëtuar për në Greqi dhe s’ka lidhje me vrasjen, ndërsa gjykata vendosi që eksperimenti të bëhet me automjet ML Fuoristrad si ajo që ka udhëtuar biznesmeni Frroku, ndërsa në timon do të qëndroj një shofer i zgjedhur me vendim gjykate.
Ky eksperiment u kundërshtua nga Prokuroria e cila tha në seancë se nuk do të jetë pjesë e tij, pasi sipas akuzës është e provuar që Arben Frroku ka qenë në rrugën Ibrahim Dervishi pasditen e 24 shkurtit 2013 ku ndodhi vrasja e Lamajt.
Ja kush janë dy shoferët që do bëjnë eksperimentin
Zbardhen emrat e shofereve te Gjykatës se Krimeve të Rënda që do marrin pjesë në eksperimentit e 25 shkurtit 2015 per dosjen e Arben Frrokut.
Me automjetin e pare tip Foristrade me targa SU 315 AB do udhëtojë nga Tiranë në Kapshticë shoferi Florian Damzi. Damzi do shoqërohet gjatë udhëtimit nga sekretari i gjykatës së Krimeve të Rënda Besian Hysi.
Me automjetin e dytë do jetë sërish i Gjykatës së Krimeve të Rënda, me targa AA 958KU,ku shofer do jetë shoferi i gjykatës Ilia Koçollari. Sipas gjykatës Koçollari do shoqërohet gjatë udhëtimit Tiranë-Kapshticë nga një gjyqtar një prokuror dhe një nga avokatët e të pandehurit Frroku.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com