Tre ekspertët privatë të caktuar nga prokuroria e Tiranës, për nxjerjen e diferencës së parave që janë vjedhur në Thesarin e Shtetit,kanë dalë në konkluzjonin se në bankë janë vjedhur plot 713 miliard lekë të vjetra. Kjo shifër është e njëjtë me atë që nxori dhe ish-guvernatori Ardian Fullani. Ekspertët që realizuan raportin 73 faqe janë Ledia Bregu, Dhimitër Pllaha dhe Njazi Nazifi.