Ekspertët: Karantina totale nuk e frenon përhapjen e koronavirusit! T'i kushtojmë vëmendje sistemit shëndetësor

Ekspertët: Karantina totale nuk e frenon përhapjen e koronavirusit! T'i kushtojmë vëmendje sistemit shëndetësor

Foto ilustruese

Një zyrtar i lartë shëndetësor në Afrikë ka thënë se karantina totale nuk është mënyra më e mirë për të kufizuar përhapjen e koronavirusit. Nengasong shtoi se ai kishte frikë se koronavirusi mund të bëhej endemik në kontinent për shkak të ritmit të ngadaltë të vaksinimeve, një perspektivë që shumë shkencëtarë globalë e përmendin si të dhënë.

“Jemi shumë të inkurajuar nga ajo që kemi parë gjatë kësaj periudhe në Afrikën e Jugut. Ata parashikojnë të dhëna për ashpërsinë e infeksioneve. Periudha në të cilën masat u përdorën si mjet kundër COVID ka përfunduar. Ajo që duhet të shikojmë tani është si të përdorim sistemin shëndetësor publik dhe masat sociale me më shumë kujdes dhe mënyrë të ekuilibruar teksa vaksinimi sa vjen e përmirësohet”, - tha John Nengasong, drejtor i Qendrave Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Afrika e Jugut u përball me rritje të papritur të rasteve të reja me COVID prej fundit të nëntorit në kohën kur njerëzit u paralajmëruan për variantin Omicron.

Megjithatë që prej asaj periudhe rastet kanë pësuar rënie dhe qeveria nuk ka përdorur masa aq të rrepta sa në shpërthimin e parë të pandemisë për shkak të indikacioneve se shumica e rasteve të infektuara me COVID kishin shenja klinike të lehta.

Ekspertët besojnë se COVID-19 nuk mund të çrrënjoset dhe ndoshta do të bëhet endemik, që do të thotë se do të jetë gjithmonë i pranishëm në popullatë deri në një farë mase, si gripi apo lija e dhenve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë