Ekspertët: Kriza kërcënon
Shqipërinë në 2012

Ekspertët: Kriza kërcënon <br />Shqipërinë në 2012
Shqipëria në tabelën e klasifikimit ekonomik të bërë publike në fund të dhjetorit 2011, nga “COFACE”, e cila njihet për kërkimet ekonomike dhe parashikimin e risqeve në shumicën e vendeve të botës, Shqipëeia vazhdon të radhitet në grupin e fundit D, që përfshin vendet me një risk të lartë politik dhe ekonomik, dhe ku ka shumë mundësi që klima e biznesit të jetë e ndikuar nga impakti dhe sjellja politike. Nga ana tjetër klima e biznesit për vendin tonë radhitet në kategorinë C, klimë e vështirë për sipërmarrjen dhe marrëdhëniet e saj me institucionet. Gjithashtu edhe përqindja që biznesi i madh ka në vendin tonë është mjaft e ulët - citohet në faqen zyrtare të kësaj agjencie.



RRITJA EKONOMIKE NËN NIVELET PARA KRIZËS
Rimëkëmbja pritet të vazhdojë edhe në 2011, por do të mbetet nën nivelet para krizës, e cila arriti mesatarisht 6%, në 2003-2008. Aktiviteti në sektorët e ndërtimit dhe telekomunikacionit ka të ngjarë të vazhdojë të jetë në kontrast, por do të kompensohen nga ecuria e mirë në segmente si energjia dhe shërbime (industria hoteliere, furnizim, ushqimi, transporti). Në vitin 2012, eksportet do të jenë dinamike, kuhstëzuar me mosfurnizimin adekuat të energjisë elektrike dhe si rrjedhin investimet e huaja direkte do të mbështeten direkt nga zona e euros. Eksportet e tekstilit do të mbeten relativisht të forta për shkak të dobësisë relative të lekut shqiptar. Eksportet e ushqimit, megjithatë, mund të vuajnë nga pasojat e përmbytjeve në fund të vitit të kaluar. Ndërkohë rimëkëmbja e transfertave private nga jashtë, pritet të nxisë konsumin familjar.


RREGULLIME FISKALE NË HORIZONT

Bilanci tregtar është në deficit. Pas një zhvlerësim të mprehtë në 2010, leku pritet megjithatë të mbetet në sajë të qëndrueshme për rimëkëmbjen e transfertave private nga emigrantët dhe për normat e larta të interesit të pagueshëm në monedhën vendase, e cila tërheq depozitat në monedhë të huaj nga jo-rezidentët. Dhe nevojat e jashtme financiare do të mbulohen nga investimet e huaja direkte dhe ndihma ndërkombëtare. Qarkullimi me sukes i Eurobondit deri në 2010 ka mundësuar Shqipërinë që të vazhdojë financimin e deficitit të saj publik, me kosto relativisht të ulët. Nëse nuk vihet nën kontroll, rritja e borxhit në sektorin publik mund të dëmtojë normën e investimeve në një periudhë afatmesme.



BOTA, ULJE EKONOMIKE NË 2012
Sipas agjencisë “COFACE”, e cila njihet për kërkimet ekonomike dhe parashikimin e risqeve në shumicën e vendeve të botës, viti 2012 pritet që të mbyllet me një ulje të mëtejshme të rritjes ekonomike për të gjitha vendet e globit.Prodhimi i brendshëm bruto nga 3.1% që rezulton të jetë për 201-ën do të shkojë në 2.7%. Ndërkaq rritja ekonomike globale parashikohet të jete 4% nga 5.7% që ishte për vitin e kaluar. Vendi që do të shënojë uljen më të madhe ekonomike do të jetë Italia e cila do ta ketë -0.8% nga 7.1 që i rezulton për 2011ën. Gjithë eurozona pritet të ketë ngadalësim të ekonomisë ndërkohë që edhe parashikimet janë që ky vit, ta mbyllë zonën e euros me bilanc negativ. SHBA nuk do të ketë lëvizje negative, por përsëri rritja ekonomike mendohet të jetë po aq sa ishte edhe vitin që shkoi. Ngadalësimi i rritjes nuk do të falë këtë vit as Kinën, Rusinë apo Amerikën Latine të cilat për 2011ën rezultuan me rritjen më të madhe në botë. Grupi ku bën pjesë Shqipëria është ai i vendeve në zhvillim të Evropës. Për këtë vit rritja ekonomike që do të ketë ky grup llogaritet ne vetëm 2%, nga 4.1% që ka qënë në 2011-ën.

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

E konfirmojnë në Kosovë, Ilir Daja largohet nga FC Ballkani! Gati rikthimi te Dinamo në Superligë

E konfirmojnë në Kosovë, Ilir Daja largohet nga FC Ballkani! Gati rikthimi te Dinamo në Superligë