TIRANE - Teksa kanë kaluar 2 muaj nga vdekja e Ilia Karelit, shqiptarit të dënuar në burgun e Nigritas në Greqi, ende hetimet për vdekjen e tij në Shqipëri mbeten të hapura.
Hetuesit pas faktit tronditës se shqiptarit i mungonte zemra kërkuan nga autoritetet greke rikthimin e saj në Shqipëri, ndërsa nga Instituti i Mjekësisë Ligjore shqiptare ende nuk është arritur në një përfundim zyrtar nëse zemra është e Karelit apo Jo.
Paçka ekzaminimeve të bëra deri më tani, nuk është arritur të faktohet se zemra i përket Ilia Karelit, teksa ka përfunduar dhe ekzaminimi i zemrës me indet e mbajtura nga trupi i Karelit.
Burime nga Mjekësia ligjore thanë për A1Report se së shpejti priten analizat e ADN-së për të vërtetuar përfundimisht nëse zemra është e Karelit apo jo, e më pas për të përpiluar raportin e shkaqeve të vdekjes për grupin hetimor.
Ilia Kareli humbi jetën më 28 Mars të këtij viti si pasojë e dhunës nga një grup gardianësh grek, në shenjë “hakmarrjeje” për kolegun e tyre të vrarë me thikë nga Kareli ekzekutoi, ndërsa në një letër të lënë i dënuari nga Fieri deklaronte se mbahej në burg patëdrejtësisht. Trupi i Karelit është varrosur në Zhupan të Fierit, pa zemrën!
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com