VLORE - Gjendja e alarmit nga përmbytjet në jug të vendit, ende nuk ka kaluar pasi sipas metereologëve dita e sotme do të ketë stuhi të fuqishme shiu me intensitet të lartë, ndërsa në veri do të ketë reshje dëbore. Ndërkohë Kreu i Komunës së Novoselës, në një lidhje telefonike për A1 Report jep alarmin për pasojat që do të sillte çarja e kaskadës së Selevecit në Vlorë e cila është 6 km e gjatë. Sipas tij nëse kjo kaskadë do të çahej uji do të vërshonte deri në Vlorë.
I kontaktuar nga Shqiptarja.com, Petrit Zorba nga Shërbimi Meteorologjik Kombëtar, tha se situata nga sot në mbrëmje do të jetë akoma dhe më e vështirë dhe për këtë arsye duhet gatishmëri e plotë e të gjitha forcave të emergjencës që janë aktualisht në terren.
Ndërsa përmbytjet kanë lënë pasoja të konsiderueshme, e sotmja mund të jetë edhe më kërcënuese. Kjo pasi, sipas metereologut Zorba, ka gjasa që lumenjtë të dalin sërish nga shtrati, pasi tashmë e kanë krijuar terrenin nga vërshimet intensive të dy ditëve më parë.
Po ashtu Shërbimi Meteorologjik përmes kontaktit me Shqiptarja.com i ka bërë thirrje banorëve të cilët janë evakuuar nga shtëpitë e tyre të përmbytura që pavarësisht rënies së nivelit të ujit në banesat e tyre të mos rikthehen pasi gjendja kritike nuk ka kaluar ende dhe gjasat janë për përkeqësim të situatës.
Zorba tha se situata meteorologjike në të cilën ndodhet vendi ynë ka përfshirë gjithë rajonin duke shkaktuar dëme jo vetëm në Shqipëri por edhe në vendet fqinje.
Në të njëjtën linjë, edhe kryeministri Edi Rama ndërsa udhëtoi këtë të martë drejt Urës Vajgurore, ngriti alarmin për kërcënimin që mund t’i vijë vendit si pasojë e reshjeve të dendura në mbrëmje dhe sot.
“Sot është dita për të përsëritur një shfrim të dytë të tërbuar të motit prandaj i bëj thirrje të gjithëve të bashkëpunojnë ngushtë me emergjencat civile dhe të përfshirët në këtë proces në mënyrë që të mos kemi asnjë ngurrim për të evakuuar dhe të përballojmë këtë situate dramatike kështu siç kemi ecur deri tani”, tha Rama.
Prej katër ditësh jugu i Shqipërisë po përballet me një situatë të vështirë përmbytjesh si pasojë e shirave të dendur dhe daljes së lumenjve nga shtrati, ku deri më tani janë evakuuar 420 familje, kryesisht në fshatrat e komunës Novoselë dhe në fshatra të Fierit, ndërsa rreth 5 mijë hektarë tokë janë nën ujë.

(Zonat ka ka përmbytje, zonat ku ka rreshje bore dhe zonat me situatë normale)

Ne foto: Situata metereologjike gjate se merkures

(Foto: Imazhe dixhitale satelitore të lëvizjeve të reve ditën e sotme, momentalisht (ora 17:15 mbi Shqipëri ka pak re) ndërsa pritet që nesër të shtohen retë duke krijuar kushtet e një stuhie të mundshme. | Shigjeta e zezë tregon drejtimin e reve në orët në vijim.)
Ora 20:32 Vjosa rrezikon Kaskadën e Selevecit, nëse çahet përmbytjet deri në Vlorë
Kreu i Komunës së Novoselës, Kanan Shaka, jep alarmin për pasojat që do të sillte çarja e kaskadës së Selevecit në Panaja të Vlorës. Sipas tij nëse kjo kaskadë do të çahej uji do të vërshonte deri në Vlorë.
“Vjosa rrezikon kaskadën e Selevecit. Nëse do ketë çarje të kaskadës, përmbytjet deri në qytetin e Vlorës. Rrezikohet që të dëmtohet argjinatura mbrojtëse që është rreth 6 kilometra e gjatë”-tha Shakaj në një lidhje telefonike për A1 Report.
Vjosa rrezikon të çajë Kaskadën
(VIDEO: Lidhja telefonike me kreun e komunës, Novoselë)
Novosela dhe Levani, ende nën pushtetin e ujit, rreziku nuk ka kaluar
Rënia e nivelit të ujit në lumin Vjosë që përmbyti jugun, veçanërisht fshatrat e komunës Novoselë në Vlorë dhe në Fier, ende nuk e largon rrezikun për banorët që jetojnë buzë lumenjve, por situata këtë të martë paraqitet më e qetë pasi reshjet e shiut kanë pushuar. Rreth 200 shtëpi dhe qindra hektarë tokë bujqësore në Novoselë vijojnë të jenë ende nën pushtetin e ujit, në ditën e tretë të përmbytjeve që u shkaktuan si pasojë e motit të keq dhe daljes nga shtrati të lumenjve. Mbi 400 familje janë evakuuar nga shtëpitë e tyre gjatë këtyre ditëve, ndërsa një pjesë e madhe janë larguar para “trokitjes” së fatkeqësisë natyrore, duke u strehuar tek të afërmit e tyre.
Në disa nga fshatrat e komunës Novoselë mungon energjia elektrike si pasojë e dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet. Shtabi i Emergjencave, forca të policisë e ushtrisë si dhe drejtues të pushtetit vendor ndodhen sërish në terren në ndihmë të banorëve të përmbytur, edhe me ushqime. Pavarësisht rënies së konsiderueshme të nivelit të ujit në Vjosë, Ura e Mifolit në Vlorë vijon të jetë ende e bllokuar.
Pjesa me kritike e kësaj situatë, janë dëmet materiale, kryesisht ato në blegtori dhe kulturat bujqësore. Ende nuk ka një bilanc zyrtar, por të dhënat paraprake flasin për dëme të konsiderueshme në këtë sektor, ku mijëra hektarë tokë u vunë nën pushtetin e ujit.
Sipas qarqeve situata paraqitet si më poshtë:
/Shqiptarja.com

Vjosa rrezikon të çajë Kaskadën(VIDEO: Lidhja telefonike me kreun e komunës, Novoselë)