TIRANË – Taksa progresive, si projekt i Partisë Socialiste për qeverisjen e saj, është bërë shkak që të dalë në një bashkëbisedim publik, ekperti bullgar i ekonomisë, prof. Krastyo Petkov, me gazetarët e sektorit të ekonomisë. Bashkëbisedimin e drejton Ilir Beqja, anëtari i grupit të punës së PS-së, për programin e qeverisjes.
Prof.Petkov i konsideroi të rëndësishme taksat, pasi Shqipëria, nëse do t’i hiqte ato, me të vërtetë mund të krijonte një parajsë për biznesin, por do të ishte në dëm të saj.
Lidhur me aplikimin e taksës së sheshtë, kemi rastin e Bullgarisë, tha ai, ku pas 5 vjetësh zbatim, të ardhurat u ulën dhe ekonomia informale, u rrit. Vendet që po e heqin taksën e sheshtë janë Rumania, Ukraina dhe vendet baltike.
"Edhe në SHBA", tha Petkov, "kur Obamën e pyetën për vendosjen e saj, ai u përgjigj me fjalët: mos më bëni pyetje jo serioze. Pra, vendet që e kanë atë, po mundohen ta ndryshojnë. Mendoj se edhe PS, me ndryshimin e taksimit, do të ketë rezultate pas një farë kohe".
Petkov sugjeroi ndër të tjera, si mënyrën më të mirë për të mbështetur SME-të, fillimin e kreditimit, që bankat e kanë ndërprerë.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com