Eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli thotë në Report Tv se pr.buxheti 2026 është ambicioz dhe optimist. Çoçoli thotë se ky buxhet guxon, pasi do të rrisë pagat minimale sërish, nga 40 mijë lekë në 50 mijë lekë.

“Është ambicioz, mirë do ishte të ishte edhe optimist. Realist është, sepse vijmë nga një moment pozitive. Ky buxhet guxon, buxhet guxon të rrisë prapë pagat e administratës, ndërkohë që i ka rritur para 2 vitesh”, thotë Çoçoli.

Për herë të parë, Çoçoli thotë se pagat e administratës do indeksohen me 2.5%. Kjo sipas ekspertit do të prekë gati 150 mijë familje shqiptare.

“Çdo rritje page, kur shoqërohet me rritje prodhimi është e drejtë. Për më tepër që për një periudhë të gjatë pagat në shtet nuk kanë qenë të rritura, madje as të indeksuara. Viti i parë që po indeksohen pagat në shtet, është pikërisht ky vit. Të paktën mbron ata që janë në shtet, janë gati 150 mijë familje. Në Shqipërinë e vogël për nga popullsia është e ndjeshme. Duke u rritur nga 40 mijë lekë të reja në 50 mijë lekë të reja, është një kapërcim i mirë”, thekson Çoçoli.  


Lajmi kryesor:

Rritja e pagave ‘mjet’ për të frenuar emigrimin, por nëndeklarimi dominon në sipërmarrjet shqiptare! Çfarë parashikon pr.buxheti 2026?